• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Numri Zero - Një numër prej hiç-i

Provat e para historike të calculus-it i përkasin Egjiptit të 5 mijë viteve më parë. E megjithatë, edhe duke përshtatur definicionin më bujar, koncepti matematik i zeros ekziston prej vetëm 2500 vitesh.
zero10.jpg

Edhe atëherë, qytetërimet që e zbuluan nuk ishin aspak në gjendje ta kuptonin. Në Europë, zhvillimi i tij u bllokua për shekuj prej indiferencës, miopisë apo frikës. اfarë e ka penguar të imponohet?

Kjo është historia e gërshetuar e dy zerove: zeros si simbol i asgjësë dhe zeros si numër me cilësi matematike të dalluara që mund të përdoret në llogaritje. Ne na vjen natyrshëm t'i konsiderojmë si e njëjta gjë. Historia thotë të kundërtën.

Simboli i zeros ka qenë i pari që është shfaqur. Flasim për germën që jemi mësuar të lexojmë në brendësi të një numri, për shembull, si në rastin e vitit ku jemi, 2012.

Në këtë rast zero ka funksionin e shenjës në brendësi të një numeracioni të dhënë: karakteristika e saj themelore është që t'i japë vlerë një shifre sipas pozicionit që zë. Marrim 2012: "2" shfaqet dy herë, një herë nënkupton 2 dhe herën tjetër nënkupton "2000".

Kjo sepse ne përdorim sistemin numerik dhjetor: spostimi i një pozicioni në të majtë të një numri nënkupton që vlera e atij numri shumëzohet me 10.

Pikërisht nëpërmjet këtij mekanizmi vija numerike "2012" merr cilësitë e një numri me vlerë të barabartë me 2 x 10 në fuqi të tretë + 0 x 10 në katror +1 x 10 + 2.

Roli i zeros është shumë i rëndësishëm: po të mos ishte prania e saj e pangatërrueshme, mund të ngatërronim fare mirë 2012 me 212, apo me 20012 dhe llogaritë tona do të gabonin me qindra apo mijëra.

Sistemi i parë i numërimit pozicional u përdor për të llogaritur kalimin e stinëve dhe të viteve në Babiloni, në Irakun e sotëm, nga 1800 para Krishtit e më vonë. Baza nuk ishte 10, por 60.

Nuk ekzistonte një simbol për çdo numër të plotë deri në bazë, ndryshe nga modeli "dinamik" i shifrave nga 1 në 9 që është buka e përditshme e sistemit tonë dhjetor. Ekzistonin vetëm dy simbole, 1 dhe 10, që vendoseshin në kombinime të ndryshme për të numëruar maksimumi deri në 60.

Për shembull, 2012 ishte 33 x 60 + 32, domethënë paraqitej përmes dy grupesh simbolesh të afërt: një grup i përbërë nga 3 10-a dhe 3 1-sha; dhe një grup i dytë i përbërë nga tre 10-a dhe dy 1-sha.

Por përgjithësisht, gjatë 15 shekujve të parë të numërimit pozicional babilonian, mungesa e çdo shumëfishi të 60 të çfarëdolloj numri nuk shenjohej me një simbol, por vetëm nga një hapësirë boshe.

Nuk dimë çfarë ndryshoi në vitin 300 para Krishtit, ndoshta konfuzioni i madh në pozicionin e numrave...
explorerunivers
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Numri Zero - Një numër prej hiç-i

Egjypti i lashtë përfshin periudhën nga 3100 - 1786 BC.
Egjyptianët kishin një sistem shifrash me të cilin mund ta kalonin milionin. Për 9 numrat e parë përdornin vijat; për dhjetëshet një U të përmbysur dhe për qindëshet një spirale. Sasitë më të mëdha paraqiteshin me heroglife, si për shembull një kafshë (bretkosa ose foka) tregojnë njëqindmijë, ose një njeri i ulur me duar drejtë qiellit tregon një million



Figurat bazë të Heroglifeve të përdorura për numërim (të njësive, 10, 100, 1000, 10 000, 100 000, 1 000 000) në Egjyptin e lashtë

 

Lauri

Anunnak
Titulli: Numri Zero - Një numër prej hiç-i

Megjithatë nga shekulli i 27 BC përdorimi i heroglifeve numerike u bë më i detajuar, për të shmang gjatësinë në varg të Heroglifeve për numrat e mëdhenj u modifikua sistemi me mbivendosje të tyre deri në tre linja. Kjo ishte më e lehtë për syrin në lexim të numrave
Pas disa shekujve sistemi u modernizua me përcaktimin e pozicionit të Heroglifeve dhe dhënjes së vlerave nga 10, 100, 1000, 10000 dhe 100 000 sipa Heroglifeve
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Numri Zero - Një numër prej hiç-i

Horus, ose Horo, hyjni e Egjyptianëve, ai që qëndron lart paraqitet me Fajkuan. Sipas gojëdhënave Horus (i biri i Osiride dhe Iside) luftoi kundër vëllait Seth dhe në luftë humbin njërin sy.
Horus bashkoi dy mbretëritë (Egjyptin e Sipërm dhe Egjyptin e Poshtëm) dhe Faraoni konsiderohej personifikim i Perëndisë Horus, prandaj pranë emrit të tij gjendet shenja që do të thotë = emri i Horus. Syri i Horus konsiderohej me fuqi të jashtëzakonshme magjike, me kuptime të ndryshme në shumë fusha.


 
Redaktimi i fundit:

Lauri

Anunnak
Titulli: Numri Zero - Një numër prej hiç-i

Në matematikë prej tij merren 6 pjesë të dallueshme. Me pjesët e syrit të Horus formohen 6 thyesat më të shpeshta të njësisë, ato të ngritjes 6 herë në fuqi të numrit 2

Rezultati del njëlloj pavarësisht nga kahu i leximit: nga e majta–djathtas ose nga e djathta–majtas



Nga/Historiku i origjinës së numrave
 

ricky_ch

******
Titulli: Numri Zero - Një numër prej hiç-i

Provat e para historike të calculus-it i përkasin Egjiptit të 5 mijë viteve më parë. E megjithatë, edhe duke përshtatur definicionin më bujar, koncepti matematik i zeros ekziston prej vetëm 2500 vitesh.



Pikërisht nëpërmjet këtij mekanizmi vija numerike "2012" merr cilësitë e një numri me vlerë të barabartë me 2 x 10 në fuqi të tretë + 0 x 10 në katror +1 x 10 + 2.



2 x 10 në fuqi të tretë + 0 x 10 në katror +1 x 10 + 2.

Sinqerisht o Laur, na sjell fakte, e jo pallavra!

Zero here 10 në katror: tash po bindem se s'ke haber çfarë flet.
Krejt e ke nga magjepsja, e jo nga dija...
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Numri Zero - Një numër prej hiç-i

Tema nuk eshte hapur nga une. Te ka kap fobia ndaj Laurit lol
Gjithsesi tema ka nje burim dhe nuk ka faj nismetari (ida angel), edhe pse nuk mund ta modifikoje per motive te te drejtave te autorit.
/ciao
 

ricky_ch

******
Titulli: Numri Zero - Një numër prej hiç-i

Tema nuk eshte hapur nga une. Te ka kap fobia ndaj Laurit lol
Gjithsesi tema ka nje burim dhe nuk ka faj nismetari (ida angel), edhe pse nuk mund ta modifikoje per motive te te drejtave te autorit.
/ciao
HAHA, te na thonë mut Mut Mutishi, Mut Mutllova..., pra preciziteti nuk do të ishte ai japonez...
 
Top