Numri luksoz i celularit, kushton 1.5 milionë euro

LeVoyageur

Once upon a time...
Zero, pesë, zero dhe shtatë shtata, ose thënë ndryshe 050 7777777. ثshtë ky numri i celularit më i kushtueshëm në botë dhe për të pasur këtë numër, është paguar 1.5 milionë euro.

Ky lajm vjen nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku në 8 mars u mbajt një ankand luksoz për të përvetësuar numrin e celularit më të lehtë për tu mbajtur mend.

Një ankand ekskluziv ku morën pjesë 700 njerëz të pasur, të cilët ishin të gatshëm të kishin numrin “0507777777” me çdo kusht.

Krahas numrit të telefonit në paketë përfshihej edhe oferta me 22500 minuta bisedë kombëtare falas në muaj, 2250 minuta për telefonatat ndërkombëtare, 100 GB internet, 22 500 sms, dhe një smartphone, gjithçka e vlefshme për dy vjet.

Por kompania telefonike “Etisalat”, deklaroi se shuma do të shkojë për bamirësi, por gjithsesi nuk u bë i ditur emri i personit që e fitoi ankandin.


noa.al
 
Titulli: Numri luksoz i celularit, kushton 1.5 milionë euro

hahaha si numer taxi duket :P............ca njerez skane ku ti cojne leket
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Numri luksoz i celularit, kushton 1.5 milionë euro

E vetmja gje qe me pelqej eshte qe keto lek po shkojkan per bamirsi...ku ti gjejme keta budallenje qe tjua marrim lekt e te jepen per bamiresi.
 
Back
Top