Numri i fundit i NoW, shiti 4.5 milionë kopje

eGo0sTyle

System Engineer
News-of-the-World.jpg

Nga burime të pakonfirmuara, mediat britanike raportojnë se numri i fundit i “News of the World” mendohet të ketë shitur të gjitha kopjet e printuara, rreth 4.5 milionë të tilla.

The Guardian, raporton se ky ka qenë tirazhi më i madh i gazetës që nga viti 1998.

Në shkurtin e viti 1998 gazeta ka shitur ekzaktësisht 4,543,457 kopje, sipas të dhënave zyrtare.

Gazeta më e madhe e së dielës në Britani me një histori 168 vjeçare, doli për herë të fundit në treg, me titullin “Faleminderit dhe Lamtumirë”. Gazeta u mbyll pas përfshirjes në skandalin e përgjimeve telefonike.


Burimi : Panorama.
 
Back
Top