“Nuk te dua me”, shkaku kryesor i divorcit

Love

βeℓℓe â๓e
Images.jpg

“Perjete bashke ne te mire e te keq” qe te tere e pohojne para zyres se gjendjes civile, vjen nje moment kur del se nuk paska qene thene seriozisht. Perndryshe, cfare kuptimi ka qe ne shtate muaj ne Gjykaten e Tiranes ka pasur 700 cifte te ndare. Duket sikur te divorcohesh tashme eshte kthyer ne mode. Madje me keq se mode, eshte kthyer ne nje proces te ngjashem me, “po iki te blej buken”.

Cdo vit e me shume rritet numri i personave te cilet drejtohen ne dyert e gjykates per t’i dhene fund ligjerisht kurores se tyre martesore. Padite civile me objekt: “zgjidhje martese”, qe vijne e regjistrohen prane sekretarise se organit gjykues jane gjithmone me te shumta. Ata qe ngrene padine ne me te shumten e rasteve jane meshkuj, por vitet e fundit eshte shtuar ndjeshem edhe numri i femrave te cilat marrin guximin per ti dhene “duart” bashkeshortit e kjo per nje sere arsyesh.

Po ti hedhesh nje sy ketyre ceshtjeve te gjitha fillojne me; “Jane lidhur me njohjen dhe pelqimin e tyre reciprok pasi kane kaluar x vite martese ne cift kane filluar grindjen dhe mosmarreveshjet…”.

Ne statistikat e marre nga ky organ vihet re se eshte rritur shume mosha e personave qe ndahen, qe do te thote, nuk divorcohen vetem ata qe kane pak vite martese, por edhe ata qe kane mbi 20 vjet dhe habia ne te tilla raste eshte arsyeja qe i ka cuar keta cifte ne dyert e gjykates; Mos perputhje karakteri. Pas me shume se 20 vjetesh jete bashke kuptojne se kane mosperputhje…

Gazeta ka siguruar disa nga vendimet e divorceve dhe fabulat e tyre te ndarjes jane nga me te ndryshmet… duke filluar qe nga besnikeria e deri kushtet ekonomike, emigrimi. Ne njeren prej tyre lexohet se:

“Martesa e midis burrit dhe gruas eshte lidhur pas nje periudhe njohjeje rreth nje vjecare. Fruti i marteses midis tyre eshte vajza, A. Sipas shpjegimeve te te vete bashkeshortit i cili ka paraqitur edhe kerkesen per divorc, marredheniet bashkeshortore kane qene relativisht te mira, kurse grindjet dhe acarimi i tyre kane filluar ne vitin 2008. Shkaqet e kesaj gjendjeje, sipas tij, ishin grindje te filluara pa ndonje arsye thelbesore, apo pakenaqesia qe ajo shfaqte per kushtet dhe menyren e jeteses.

Gjithashtu sipas bashkeshortit, gruaja e tij ishte shume impulsive dhe nevrike, cka ndikonte ne humbjen e qetesise se deshiruar familjare. Si pasoje e kesaj gjendje debatet ndermjet tyre u bene edhe me te shpeshta dhe ne kete menyre ajo u largua nga banesa, duke braktisur bashkeshortin dhe vajzen e tyre. Ne keto kushte kur bashkejetesa eshte nderprere, per shkak te grindjeve dhe mosmarreveshjeve te shumta, martesa e ka humbur funksionin dhe qellimin e saj dhe ajo duhet te zgjidhet edhe nga ana ligjore”. Keto jane shkaqet e njeres prej 700 padive ne gjykate. Ajo qe te bie ne sy eshte se gjykata para se ta kaloje ceshtjen per shqyrtim ka nje seance pajtimi, ku i kerkon cifteve te reflektojne dhe te shohin mundesin e ribashkimit. Me gjithe keto perpjekje numri i cifteve qe ka ndryshuar mendjen ne seancat e pajtimit eshte zero.

Arsyet

Varferia, tradhtia, emigrimi, jane disa nga arsyet qe i cojne njerezit drejt divorcit pa e mbajtur deri ne fundit premtimin qe i kane dhene njeri-tjetrit per te ndare jeten bashke. Por ajo qe eshte vene re nga avokatet dhe gjyqtaret, kohet e fundit eshte shtuar nje tjeter arsye qe i cojne ciftet ne divorc… Ai ose Ajo nuk e duan me njeri-tjetrin. Mes tradhtise, krizes ekonomike, dhunes fizike e psikologjike dhe emigracionit ne zyrat e gjykates degjohet gjithmone e me shpesh fjalia: ‘nuk te dua me, kaq ishte…!’ Kur vejne puna te emigrimi, ka sjelle pasoja te renda sociale ne familjet shqiptare.

Tashme, gjysma e kerkesave per divorc kryhet nga grate qe jetojne vetem per nje periudhe te gjate kohe. Rastet kane qene nga me te ndryshmet, duke filluar nga ata pa femije, e deri tek ata bashkeshorte qe kane me teper se pese femije. Ceshtjet e tradhtise bashkeshortore, te cilat dikur ishin te vetmet qe conin ciftet shqiptare ne divorc, tashme zene nje perqindje te vogel. Sipas te dhenave statistikore te Gjykates se Tiranes, shifrat rriten, kjo dhe per shkak te rritjes se popullsise se kryeqytetit. Megjithate, shifrat jane dyfishuar po t’i krahasohen me tri ose kater vite me pare.
Burimi: Femra.al
 
Pe: “Nuk te dua me”, shkaku kryesor i divorcit

7 muaj-700 cifte...I bie cdo muaj 100 cifte...Shifer e larte,ne fakt...
 
Pe: “Nuk te dua me”, shkaku kryesor i divorcit

Sa mire qe ka dal kjo pune ste du ma e shnet jo me shum fjal si dikur qe te asht ba gjyqi ne brigat :D
 
Pe: “Nuk te dua me”, shkaku kryesor i divorcit

Tregues i nje shoqerie relativisht te dobet si nga ana sociale dhe ajo shoqerore ,..
Gjdo individ perpara nje vendimi serioz siq eshte martesa dhe familja ,.duhet te dije pergjegjsin qe permban kjo fjale,.dhe cfare parametrashe duhen plotesuar (nga te dy partneret)qe nje lidhje martesore te kete jetegjatesi.
Mendoj qe shumica e divorceve vijne si rrjedhoj e moshes se re,nuk munde ta konceptoj nje djal 23 -25 vjecar te martuar as nje femer 18-22 vjecare,,,akoma kjo moshe nuk eshte pjek nga enderrat e pubertit plotesishte,imagjino ti futesh nje vallje siq eshte familja,martesa dhe pergjegjsit e saj.
E dyta besoj qe nje individ qe nuk eshte i pergjegjshem ndaj vetevetes nuk munde tejete as ndaj partnerit/es apo familjes,..
Ne kohet tona shpesh divorcet vijne dhe si ceshtje banale..pelqime momenti,..acarime nga gjera te vogela qe shenderrohen ne te medha,..

"FAMILJA ESHTE LUMTURIA E GJDO NJERIU,POR JO GJITHKUSH KA AFTESIN,BRUMIN,DURIMIN,DHE BEN SAKRIFICEN E DUHUR PER TI GEZUAR FYTTET E SAJ ."

PS:katastrofa me madhe e nje divorci per mendimin tim eshte kur ne mes ka femij,kjo eshte me e dhimbshmja,.
 
Pe: “Nuk te dua me”, shkaku kryesor i divorcit

Qe divorci eshte i rende, i dhimbshem e i papelqyeshem nga te gjithe, kjo gje dihet dhe jam e sigurte qe te gjithe pajtohemi me kete mendim.

Me kujtohet nje teme ketu ne FV ku eshte diskutuar çeshtja e divorcit dhe nqse forumistet ishin pro apo kunder. Deri diku pajtohem me mendimin e NeVerteti siper por dua te shtoj se ne disa raste eshte me mire nje divorc se sa te rriten femijet mes grindjeve, sepse shpesh here dy njerez qe dikur e kane dashuruar njeri tjetrin marrezisht edhe ndoshta pse jo akoma ruajne dicka te vecante per njeri tjetrin, keta dy njerez ne shume raste do te ishin prinder me te mire po te ishin te ndare sesa te martuar.

Per femijen eshte me keq te jetoje ne nje shtepi te cilen e ka pushtuar grindja, sherri, shtirja, do jete me e dhimbshme kjo ne afatgjate sesa merzitja momentale kur ndahen dy prinderit. Patjeter qe dy partneret duhet te jene ata qe duhet te kuptojne se per hir te atyre femijeve duhet te ulen si njerez e te bien dakort ne nje ndarje ne paqe duke i lene menjeane te gjitha problemet e tjera (çfaredo te jene) dhe t'u sigurojne femijeve stabilitet, ngrohtesi dhe dashuri. Duhet t'ju sigurojne femijeve qe edhe se te ndare, babi/mami do jene gjithmone prane dhe do i duan gjithmone.
 
Pe: “Nuk te dua me”, shkaku kryesor i divorcit

e cuditshme........ato qe ndahen mendojne se mund te gjejne dike tjeter me te mire???
 
Pe: “Nuk te dua me”, shkaku kryesor i divorcit

e cuditshme........ato qe ndahen mendojne se mund te gjejne dike tjeter me te mire???
nese ndahen do te thot qe do kerkojne dike tjeter me te mire..qe i pershtatet me mir dhe me te cilin te ken nje raport me te fort

jam kunder divorcit por jam dhe kundra martesave qe behen si hobby dhe jo nga deshira per te krijuar familje... per te qene te lidhur pergjithmon.
 
Pe: “Nuk te dua me”, shkaku kryesor i divorcit

Esht me e ndershme dhe menyra me e mir kur ja thua te verteten ne sy se cili esht shkaku kryesor ... pergjer sa nuk ndjen per nje njeri nuk e do smund te vazhdosh gjithmon me shpresen se do ta duash me von .... ndoshta edhe mund te ndodh dicka e till por e vrteta esht e vertet sa do qe ajo vret.......

Fatkeqsi ne nje divorec esht kur ka dhe fmij ne meset atere bhet me i dhimbshem divorci.....
 
Pe: “Nuk te dua me”, shkaku kryesor i divorcit

e cuditshme........ato qe ndahen mendojne se mund te gjejne dike tjeter me te mire???

Ndoshta me te mir jo,por dike qe do ndihen me mire se sa jane me ate te pranishmin...Njeriu nuk rri me dike sepse sdo gjeje me mire,por rri se ndihet mir...Smund te nisesh te krijosh nje marredhenie duke thene he se ska me mir se ky,por as te thuash ka me mir se ky...Thjesht pranon tjetrin sic eshte,e pelqen per ate qe eshte dhe nuk sheh cte pret me pas,por shijon ate qe ke...Emira dhe e keqja skane fund,njeriu si egoist qe eshte kerkon gjithmone max,por ne ndjenja dhe ne keta gjera sic eshte martesa besoj se duhet te kete nje stabilizim emocional(jo shume ambicie per te kerkuar me lart,te pakten deri ne momentin qe ke zgjedhur nje person)...Nga menyra si e the ti Sensuu del sikur cdokush duhet te pranoje partnerin/ren me gabimet apo gjerat qe ben me idene he se nuk gjej me mir...Me te mir ka,me te keq ka,si ai/ajo ndoshta jo...Secili unik ne menyren e tij/saj...
 
po une u nisa nga kjo perderisa tema flet per cifte qe nuk ndjejme me per njeri-tjetrin dhe jo se kane probleme te medhaja thjesht nuk e duan me njeri-tjetrin.dhe mua me duket vendim i papjekur te ndahesh vetem se nuk e do me.
dashuria nuk zgjat perjete,por martesa eshte vendim qe ti e merr,e respekton ate qe ke ne krah ,mban pergjegjesi.nuk eshte nje lidhje dosido,kur martohesh ta mendosh mire hapin.
ndjenja mund te jete konstante,te rritet apo te zvogelohet....gjera qe ndodhin.
martesa nuk prishet vetem se nuk ke me ndjenja....ske ndjenja ,por ke pergjegjesi.
mu personalisht te me ndaje dikush vetem se nuk ndjen me ja bej namin. :D
per aq kohe sa nuk ka nje arsye te forte.
 
Pe: “Nuk te dua me”, shkaku kryesor i divorcit

SKa gje se do gjej nje tjeter, mos u bej merak !!! LOL
 
Sensuu,ndjenjat mbarojne sdo isha shume e sigurte per kete,pasi dika mbet...Ndoshta jo ai zjarri i fillimit,por shnderrohet ne dicka me te forte si respekti aq me shume ne martese,besoj se lidhja ka arritur nje konsoludim dhe ska nevoje per prova te medha per zgjatjen e saj...Por nqs dikush sme do me,ska as pergjegjesi..Pasi pergjegjesia nuk eshte dicka qe imponohet apo injektohet,por eshte dicka me te ndjere...E ndjen se ke dicka mbi supe,nje martese,nje lidhje te forcuar por keta sjane arsye per te mbajtur nje njeri te lidhur pas vetes...Kur ste do sdo kujdeset per cfare te shqeteson,e te pelqen ty,sdo kete pergjegshmeri ne ate qe ben dhe si intereson as ti e asgje...Ne keta kushte do doje te mbaje nje martese ne kembe,nje njeri me idene ej ti ndalu pak jemi martuar ke pergjegjesi per mua dhe martesen tone??Une per vete nje njeri qe thot une ste ndjej me,e le te lire,pasi martesa eshte nderthurja e ndjenjave te shkrira ne nje mendim,ne nje ide...Nqs ndjenjat jane vec nje ane(ana ime),martesa ka deshtuar,sepse ai sja ndjen me hic per asgje...Ti mund te besh namin se te tha ste ndjej me e te ndan,por besoj me shume do beje namin sikur te mos te donte ta dinte per ty,je gjall apo vdek,te shqeteson gje apo jo...Per te mos permend qe nqs ska ndjenja per ty,do shkoje ti kerkoje diku tjeter e do ndihet i plotesuar diku tjeter...Tani ne keta rrethana se di kur do beje namin ti,kur te thot ste dua me apo kur sheh qe ndonje nate ste vjen ne shtepi fare....
 
ndjenjat nuk zgjasin gjithe jeten.
mos u marto me nje njeri me mendimin se do e duash perhere.
ka ulje dhe ngritje.
 
Pe: “Nuk te dua me”, shkaku kryesor i divorcit

ndjenjat nuk zgjasin gjithe jeten.
mos u marto me nje njeri me mendimin se do e duash perhere.
ka ulje dhe ngritje.

Sensuu spo flasim per zenka moj,spo flasim per tatepjeten e marteses apo krizat e jetes me probleme nga me te ndryshmet...Te thuash ste dua me dmth vec nje fund,divorci....Nje njeri qe sme do se dua ne jeten time...Une sdo martohem me mendimin qe do e dua perhere,por as sdo martohem me mendimin te prek ''ndergjegjen'' apo ''dhembshurine'' e tij,qe jemi te martuar....
 
Pe: “Nuk te dua me”, shkaku kryesor i divorcit

Po te kapesh statistikat jane katastrofike... Kam bere me qindra kerkesa per ne gjykate per ndarje, ne emer te individeve te ndryshem kuptohet... perjashtuar ketu ndodhite e ndryshme te nje cifti qe e cojne ate drejte ndarjes nese me lejohet ti quaj "ndodhi" them se keto gjera ndodhin nga papjekuria e cifteve qe lidhin martese, dhe termi kryesore qe do te bie ne sy drejt ketyre vendimeve qe shprehin ciftet per ndarje eshte "Mos perputhje karakteri" eshte e habitshme qe mosperputhjet e karaktereve ndodhin kur ke vendosur te keshe nje martese, apo valle te jete mospjekuri per menaxhimin e situatave te ndryshme qe ndodhin ne jeten cift... Un dyshoj shum tek kjo e fundit, sepse jeta nuk eshte gjithmon bace me lule..!!

Ps : Temen se kam lexuar, mora spunto vetem nga titulli dhe nga 2 postime te shkurtra qe lexova...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top