Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nuk shkohet në gjah me langua të lidhur

Nuk shkohet në gjah me langua të lidhur


Bejtush Isufi



Ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës kishte filluar në shekullin e kaluar dhe pikat kulminante të tij ishin Konferenca e Rambujes, ndërhyrja ushtarake perëndimore dhe Rezoluta e 1244 e Këshillit të sigurimit te OKB-ës. Në periudhën e pasluftës duhej të ndërtohej edhe legjitimiteti i brendshëm dhe demokratik i Kosovës, i cili duhej të paraçiste binarin e dytë mbi të cilin duhej të ecej drejt statusit përfundimtarë të Kosovës, përkatësisht njohjes ndërkombëtare dhe konsolidimit të pavarësisë së Kosovës.


Procesi i ndërtimit të legjitimitetit ndërkombëtarë arriti në pikat e tij më të larta me miratimin e Planit të Ahtisarit, shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe njohjet nga mbi 100 shtete dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe regjionale dhe sidomos me vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë lidhur me legjitimitetin e pavarësisë.
Deri me fillimin e negociatave të Vjenës Kosova kishte ecur përpara me koncenzusin e vendeve perëndimore, ndërsa Vjena ishte paraparë që Kosovës ti jepte rolin e sajë të pa zëvendësueshëm në përfundimin e projektit të shtetit dhe njohjes së tij ndërkombëtare.


Bisedat e Vjenës lëkundën konceptin e Ahtisarit dhe me këtë filloi të zbehet dhe dobësohet koncenzusi perëndimor rreth Kosovës, atëherë kur udhëheqja e Kosovës duhej të marr rol gjithnjë e më të madh në drejtimin e komunikimit ndërkombëtar dhe në zgjidhjen e çështjeve të hapura.


Fillimi i bisedimeve të Brukselit solli edhe një relativizim të angazhimit të aleateve të Kosovës dhe një faktorizim të Serbisë në këto negociata, për arsye të shumta, por përpos tjerash edhe për shkak të pa pjekurisë dhe ngecjes në ngritjen e diplomacisë, mos përgatitjes serioze të këtyre bisedimeve, rivalitetit të brendshëm politik dhe sidomos të mos pasjes së kurrfarë strategjie në negociata. Edhe pas marrëveshjeve për kufijtë me Maqedoninë dhe Malin e Zi, identiteti i kufijve të Kosovës si element rëndësishëm i sovranitet ishte arritur të ruhet, pra ata nuk ishin cenuar. Tani vetëm pas disa ditëve nga takimi i fundit në Austri në mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë ky identitet i kufijve ka filluar të zbehet dhe relativizohet.

Duke përfshirë kufijtë në menynë e bisedimeve me Serbinë para njohjes dhe pranimit të Kosovës nga Serbia, Kosova, qoftë edhe me përkrahjen e ndonjërit aleat të Kosovës, hynë në një rrugë të pa sigurt dhe me shumë rreziqe për Kosovën dhe me shumë avantazhe për Serbinë.

Duke e zhvendosur Kosovën nga një koncenzusi i fuqishëm ndërkombëtar në një « fushë të hapur » të negociatave dhe duke hapur e relativizuar ekzistimin e kufijve ndërkombëtar të Kosovës, Serbia ka bërë një hap gjigant përpara, ndërsa Kosova u ka hyrë ujërave të rrëmbyeshëm kur duhet sërish të thërras për ndihmë aleatët e saj të cilët tash në këtë kohë dhe me këto lëvizje të kursit mund të mos e kenë as vullnetin e as koncenzusin në mes tyre që të flasin me një gjuhë.


Shënimi i kufirit me Serbinë sigurisht është një pengesë e madhe por të gjitha bisedat me Serbinë do të duhej të kishin një qëllim, që ajo të njoh Kosovën në identitetin e sajë të tanishëm ndërkombëtar, e ku përfshihet edhe njohja e kufijve të tanishëm. اfarëdo bisede për korrigjim kufijsh do të mund të fillonte vetëm pas njohjes së Kosovës si shtet i pa varur dhe anëtarë i OKB-së.


Përderisa Kosova nuk e ka pranimin dhe njohjen nga Serbia, negociatat me të janë të pa barabarta, andaj si mund të pritet nga një duel i të pa barabartëve një rezultat i mirë për palën e hendikepuar? Siç thuhet » nuk shkohet në gjah me langua të lidhur ».
 
Po pra, langoin duhet me zgjihe e me i dhene liri qe te nuhas lirshem :uri:
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back