Nuk luhet me femijet!

Arfenilla

Themelues i Forumit
Makina e larjes së teshave ishte e një lloji që fillonte punën me të mbyllur derën çka bëri që nëna dhe babi të futeshin në panik. Rrotullimi i fëmijës disa herë në lavatriçe u regjistru
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
a minutë pas minute në kamerat e sigurisë së lavanterisë.

Sipas Start, ngjarja ka ndodhur më 11 maj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është shpërndarë vetëm së fundmi në uebsajtet në internet. Në video shfaqet një nënë e re së bashku me bashkëshortin dhe fëmijën e tyre të vogël në një lavanteri. Babai i pakujdesshëm, i cili dëshiron të bëjë shaka, e vendos fëmijën në lavatriçe dhe i mbyll kapakun. Mirëpo, makina kishte një sistem që me të mbyllur derën hyn në punë e në këtë mënyrë filloi të rrotullonte edhe fëmijën bashkë me rrobat. Sado që u munduan të hapin derën e lavatriçes nëna dhe babai i shastisur, nuk ia dolën.

Në këtë mënyrë ata vrapuan për te personeli i lavanterisë. Ndërkohë që fëmija vazhdonte të rrotullohej, një punonjëse erdhi me shpejtësi dhe e fiku makinën e larjes. Pas hapjes së kapakut u pa që fëmija ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Babai duket se ka nxjerrë mësim se jo me gjithçka mund të bëhet shaka.ikb
 
Back
Top