Nuk ia rregulluan automjetin, e shkatërroi në shenjë proteste (Video)

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0917221443101_m.jpg


Pourmohseni Hadi e ka shkatërruar automjetin e tij BMW M6, sepse nuk ia kishin rregulluar shërbimet mekanike të kësaj kompanie.

Ai ka thënë për Bild se e kishte dërguar disa herë që t’ia rregullonin veturën në vlerë prej 120.000 eurosh, mirëpo asnjëherë nuk ia rregulluan.

Hadi që jeton në Itali madje u ka shkruar edhe BMW Italia edhe atyre në Munih, por nuk kishte marrë përgjigje. Ashtu që vendosi të reagonte në këtë mënyrë.

Automjetin e kishte blerë në vitin 2008, ndërsa vazhdimisht ka pasur probleme, prandaj Hadi së bashku me një mik të tijin e shkatërruan atë para panairit të automjeteve në Frankfurt. /Telegrafi/

[video]http://www.youtube.com/embed/1c7FzXygCG0 [/video]
 
Back
Top