Nuk eshte kurre vone te besh ndryshimin...

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Me erdhi ne mendje ta hap si teme,nga disa mendime qe me gurgullin ne koke.
Jemi njerez!?
besoj qe po,te gjithe!
U vete emeruam keshtu.
E drejta jone dhe kjo.
U ndam nga `kafshet` me kete emrim, ne emrin e nje llogjike.
Te lodhur me ngarkes gjate ditve te jetes,qe jeta na i numeron, ne shpesh i harrojme se na merr ritmi saj para.
RRitemi,formohemi,krijojme akseset e karakterit dhe personalitetit.
Por gjate keti rrugtimi,bejme dhe gabime.
Qe ne momentin qe i bejme ,i quajme te drejte,te duhur apo ndeshkues.
Ajo qe dua te diskutoj me ju eshte.
Si e vereni ndryshimin tek vetja me kalimin e viteve?
Nese pasi keni bere nje gjest,veprim dhe me vone kuptoni qe ishte gabim,e ndryshoni?
Perpiqi te beni me te miren nga ai moment e tutje!?
Apo mendoni : -tani cfare iku,iku,cte ndryshojme dicka qe kaloj!?
E po te duam nuk mundem.
Por kjo nuk qendron,duke qene qe e kaluara e jone ushqen,ne forme te terthort te ardhmen.
Nisur nga kjo e fundit;
A jeni dakort qe cdo kush ka te drejten e permirsimit dhe ndryshimit,dhe mos gjykimit nga pjesa tjeter njerzore,qofte dhe ne diten e fundit te jetes se ti,apo krevatin e vdekjes.
Atehere Te ndryshosh nuk eshte kurre vone,por ky ndryshim behet vetem duke analizuar te djeshmen tone.
Hap pas hapi,ndertojme muret e jetes sone,librin tone te jeteses.
Jo te gjitha tullat do jene te shendetshme, kjo eshte nejrzore,por me rendesi eshte qe muri jone te mos bie,te mos rrezohet. :))
ju si gjykoni, a ka momente qe i thoni vetes; Deri ketu,kete apo ate duhet ta ndryshojme!?
 
Ta merr mendja qe te gjithe ndryshojne. Do s'do. Eshte proces i jetes.
Thuaj inshallah ndryshojme per mire, se ka dhe raste kur merr te tatepjeten per keq :D
 
Vete jeta eshte si ajo dalta qe godet shkembin dhe i jep forme.
Vitet te ndryshojne.
 
Është e vërtetë që njeriu ndryshon.
Po e filloj unë e para.
Dikur isha një people pleasure.
Nuk thoja kurrë jo.
Isha tip që e mbaja mirë me të gjithë.
Kam qëndruar në lidhje toksike,siesi për të mos qenë vetëm.
Kam heshtur,edhe nëse dikush më ka cënuar.
Kam qenë e urtë.
Tani jo më.
Sinqerisht mos duroni.
Qoftë edhe nënën tuaj mos duroni.
Ndahuni.
Largoje shoqen/kushërirën toksike.
Qaj.
Bërtit,ulërit.
Bëhu histerike.
Kërko të drejtat e tua.
Veç kshu do jesh e lumtur.
Ma besoni ktë gjë.
Ndryshoni x mirë.
Ama e mira vjen nga dashuria për veten.
 
  • Përqafim
Reactions: Ivy
Është e vërtetë që njeriu ndryshon.
Po e filloj unë e para.
Dikur isha një people pleasure.
Nuk thoja kurrë jo.
Isha tip që e mbaja mirë me të gjithë.
Kam qëndruar në lidhje toksike,siesi për të mos qenë vetëm.
Kam heshtur,edhe nëse dikush më ka cënuar.
Kam qenë e urtë.
Tani jo më.
Sinqerisht mos duroni.
Qoftë edhe nënën tuaj mos duroni.
Ndahuni.
Largoje shoqen/kushërirën toksike.
Qaj.
Bërtit,ulërit.
Bëhu histerike.
Kërko të drejtat e tua.
Veç kshu do jesh e lumtur.
Ma besoni ktë gjë.
Ndryshoni x mirë.
Ama e mira vjen nga dashuria për veten.
Po histerike pse duhet te behesh?!
Shiko se ndonjehere keto thirrjet slogane tipike qe qarkullojne kudo neper net te kthejne ne nje egoiste.
Njeriu duhet te jete i forte perballe padrejtesive, por pa humbur butesine.
Askush nuk jeton i izoluar ne ishull. Ideja eshte te duash veten dhe te tjeret. Te mos i hysh ne hak as vetes e as tjetrit.

Te citova ty por me shume e kam me fenomenin e diteve te sotme.
 
Besoj qe te jesh dhe te qendrosh vetvetja … me gabime apo Pa gabime eshte shume me e rendesishme …se te ndryshosh per boten dhe te tjeret .
 
Te dalloj gabimin nga e drejta esht kollaj por te frenoj veten nga gabimi ose kur du te ndyshoj dicka ke vetja dicka qe shkon kundra vullnetit tim ajo esht me e veshtira
 
Absolut që jo..mjafton të jesh gati..per te ndryshuar veten dhe jetën tënde...
Duhet ta perqafojme ndryshimin..ne te kundert mbetemi si uji pellgut..
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
A nuk supozohet që do ndryshojmë? Që do e kuptojmë botën me ndryshe, disa gjëra do i pranojmë e disa të tjera jo. Nga "rrahjet" e jetës do nxisim një fuqi brenda vetës tonë, e më pas dobësi, më pas sërish fuqi. Unë e shoh jetën pak a shumë si një maje mali, ku duhet të kalosh shumë kodra për të arritur aty. A arrijmë? Se di.
 
A nuk supozohet që do ndryshojmë? Që do e kuptojmë botën me ndryshe, disa gjëra do i pranojmë e disa të tjera jo. Nga "rrahjet" e jetës do nxisim një fuqi brenda vetës tonë, e më pas dobësi, më pas sërish fuqi. Unë e shoh jetën pak a shumë si një maje mali, ku duhet të kalosh shumë kodra për të arritur aty. A arrijmë? Se di.
Po pse e sheh jeten si maj Mali? e dije qe jeta te sheh me te njejtet sy qe e sheh edhe ti?...
provoje njehere ta shohesh si diell...si drite...si bekim...ke per te pare se si do te te pergjigjet jeta....
 
Po pse e sheh jeten si maj Mali? e dije qe jeta te sheh me te njejtet sy qe e sheh edhe ti?...
provoje njehere ta shohesh si diell...si drite...si bekim...ke per te pare se si do te te pergjigjet jeta....
Shumë du që jeta me e pa Vetonin si maje mali. Qaty në mal e shoh dritën, bekimin, diellin, Mustafën, Azemin, Drenin, Gëzimin edhe do tjerë se nuk po më kujtohen...
 
Ndryshimi behet deshe apo s'deshe ne fakt.
Ka ndryshime e ndryshime, une perhere mundohem te ndryshoj ne ate qe une e konsideroj "te mire".
 
Nuk ka ndryshim, sepse bazat jan që ne vogeli, evolviamo, zhvillojm permirsojm aspekte te karakterit, por mund te ndodh dhe e kunderta, varet nga lloji i jetes qe bëjm.
 
Te kaluaren se ndryshoj dot.mundohem qe ta jetoj jeten me shume pozitivitet. Te jem e zonja vetes ne cdo gje
Rruga drejt lumturisë është në të tashmen; mundohem ta harroj të kaluarën dhe as mos humb kohë duke menduar si do të jetë e ardhmja. E ardhmja do vijë në kohën e saj
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top