Kryeministri Edi Rama ka zbuluar çfarë do të bëhet me çështjen “Beleri” në një intervistë për median greke “Kathimerini”, me gazetarin Pavlos Papadhopulos dhe titull “Qeveria jonë u dha tituj pronësie minoritarëve”.
Pas kontaktit të drejtpërdrejtë të Ramës me gazetarin grek, i cili pak ditë më parë kishte bërë një analizë se përse Edi Rama duhet të lejojë të betohet si kryebashkiak Fredi Beleri, sot publikohet e plotë intervista që kanë realizuar në platformën Zoom, me qëndrimet e Ramës të drejtuar auditorit grek për çështjet aktuale e tepër kritike për ecurinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ndër të tjera Rama shprehet se nuk e merr si personale mungesën e ftesës nga homologu Mitsotakis për darkën joformale të liderëve të Ballkanit para disa ditësh në Athinë, megjithëse shprehet se nuk do vepronte në të njëjtën mënyrë si kryeministri grek.
Sa i takon rastit “Beleri”, Rama shprehet se gjatë fushatës mund të ketë thënë disa gjëra për të cilat nuk ndihet krenar, duke iu referuar disa prej ofendimeve me të cilat i është drejtuar Belerit.
“Nëse kryebashkiaku i zgjedhur nuk shfaqet pas 90 ditësh të betohet, atëherë qeveria duhet ta çlirojë nga detyra dhe të vendosë një kryebashkiak teknik deri sa të realizohen zgjedhjet e reja, që do të shpallen nga presidenti. U kërkova avokatëve të mi të shqyrtojnë çështjen dhe nuk e di rezultatin. Por më duket se ky rast është i veçantë, nuk ka precedent”, shprehet Rama më tej sa i përket të ardhmes së bashkisë së Himarës.
BW

Rama për betimin e Belerin: Ligji nuk e lejon, nuk është kompetencë e qeverisë ta nxjerrë nga burgu
Per me shume video dhe lajme klikoni https://www.balkanweb.com , faqja me e klikuar shqiptare...
youtu.be
“Nëse kryebashkiaku i zgjedhur nuk shfaqet pas 90 ditësh të betohet, atëherë qeveria duhet ta çlirojë nga detyra dhe të vendosë një kryebashkiak teknik deri sa të realizohen zgjedhjet e reja, që do të shpallen nga presidenti. U kërkova avokatëve të mi të shqyrtojnë çështjen dhe nuk e di rezultatin. Por më duket se ky rast është i veçantë, nuk ka precedent”, shprehet Rama më tej sa i përket të ardhmes së bashkisë së Himarës.
“S’do veproja si Mitsotakis”,Rama për ‘Kathimerini’:Ja si do veprojmë me Belerin!Nëse nuk betohet...