Nuk e ka stërvitur skuadrën që pas Superkupës, Guardiola thirrje tifozëve: Siti është i lodhur! Njukasëlli ekip i madh

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
guardila.jpg
Pep Guardiola ndien rrezik serioz për para përballjes me Njukasëllin dhe u bëri thirrje mbështetësve të Mançester Sitit të shtojnë mbështetjen në përpjekje për të zgjuar skuadrën e tij të lodhur
Siti nuk është stërvitur në prag të sfidës së sotme në “qymyrxhinjtë”, përkundrazi kaloi kohë në pishinë dhe në sallën e fizioterapisë, me Guardiolën që ankohej për kalendarin e ngjeshur pas fitores së Superkupës së Europës në mesjavë. Xhon Stons, Bernardo Silva dhe Kevin de Bryjne do të mungojnë të gjithë këtë fundjavë (belgu po shkon drejt një operacioni që rrezikon ta mbajë për 4 muaj larg fushave) dhe “qytetarët” po kërkojnë për ta zëvendësuar në merkato me një mesfushor të ri qendror, pasi një marrëveshje për Lukas Paketanë po shkon drejt dështimit.

“Ne nuk jemi në maksimumin tonë, në formën më të mirë”, tha Guardiola në konferencën e djeshme. “Është normale dhe kemi sistemuar disa gjëra, por shpirti është aty. Kevin do të jetë jashtë për katër ose pesë muaj, Ilkai(Gyndoan) nuk është këtu. Na duhet kohë për të rregulluar disa gjëra.
Lojtarët e rëndësishëm nuk janë këtu. Xhon është jashtë, Bernardo është jashtë. Ruben (Diaz) nuk e di. Joshko (Gvardiol)ka pak ditë që ka ardhur dhe duhet të mësojë parimet. Kemi nevojë për kohë. Duhet të fitojmë më shumë pikë. Ne jemi vërtetë të kënaqur me trofetë që fituam, na duhet vetëm një për të përfunduar ciklin, pastaj Kupa e Botës për Klube për të fituar të gjithë titujt.


Ky është një gëzim, një kënaqësi. Nesër (sot) na duhet stadiumi ‘Etihad’ plot, qëndroni me ne ju lutem! Nuk jemi në momentin tonë më të mirë. Qëndroni aty në momentet e këqija! Ne kemi nevojë për mbështetjen e tyre”. 52- vjeçari iu referua tifozëve në tri raste të veçanta gjatë konferencës së tij për shtyp dhe e përdori atë për të sfiduar lojtarët e tij për të kaluar problemet.

lg.php

“Të gjithë duan të na mundin dhe ne kemi vështirësi për shumë arsye, shumë lëndime të rëndësishme, kalendari. Është sërish një sfidë, për të parë nëse mund të bëjmë një hap përpara. Nëse doni të fitoni, keni nevojë për këtë. Është një hap për të parë ekipin të përpiqet ta bëjë përsëri. Në futboll ka gjithmonë probleme, është mënyra se si i kapërcen ato ajo që përcakton nëse je një ekip i mirë apo jo. Ne kemi nevojë për njerëzit tanë më shumë se kurrë këtë sezon.

Ne nuk mund të jemi në ‘Etihad’ vetëm duke parë se sa të mirë jemi, apo për shkak të asaj që kemi bërë. Na duhen mbështetësit që në minutën e parë kundër një ekipi të jashtëzakonshëm. Edi Hau krijoi një ekip fantastik, në tranzicione dhe në zotërim topi, në gjithçka. Do të jetë një test i madh për ne”.
– PANORAMASPORT.AL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top