“Nuk e duroj dot më”! – 87-vjeçari divorcohet nga bashkëshortja e tij 70-vjeçare!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
151779117lajmetari151779117.jpg


اudi të madhe ka shkaktuar në gjykatën e Kretës por më pas edhe në opinionin vendas kërkesa që ka bërë një 87-vjeçar, për tu divorcuar nga bashkëshortja e tij 70-vjeçare.

Bashkëshortja e tij është emigrante dhe u martuan 8 vjet më parë. Sipas fqinjëve, çifti kalonte ditë harmonie. Mirëpo, problemet midis tyre u shtuan shumë gjatë muajve të fundit.

I moshuari u paraqit në gjykatë me bostun në dorë dhe tha se bashkëshortja e tij e ka neglizhuar dhe e ka braktisur.

Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij pretendon se kjo nuk është e vërtetë dhe se në këtë “lojë” kanë “gisht” fëmijët e 87-vjeçarit për ta ndarë nga gruaja e huaj, pasi dyshohet se fëmijët e 87-vjeçarit rrezikojnë të humbasin pensionin dhe pasurinë e babait të tyre.

Sipas cretalive.gr,70-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia pas shumë presioneve të ushtruara nga 87-vjeçari.

Kjo çështje, jo vetëm që është e padëgjuar më parë për vetë moshën e çiftit, por solli interes të madh për mediat, pasi gjatë ditës së djeshme, gjykata e Iraklios në ishullin e Kretës, e mbylli orarin e punës duke u marrë vetëm me çiftin e moshuar, ndërsa çështjet e tjera do të vazhdojnë.

B;gjuha shqipe
 
Pe: “Nuk e duroj dot më”! – 87-vjeçari divorcohet nga bashkëshortja e tij 70-vjeçare!

Po mire ia ka bere, edhe gjyshja ime kete vere donte te ndante gjyshin se kishte shume naze :lol:
 
Titulli: Pe: “Nuk e duroj dot më”! – 87-vjeçari divorcohet nga bashkëshortja e tij 70

Po mire ia ka bere, edhe gjyshja ime kete vere donte te ndante gjyshin se kishte shume naze :lol:
Mir se gjyshi im kerkon nje grua pa naze, do dergojm krushqe ne .
 
Back
Top