Nudo kolektive mbi biçikleta, protestë kundër automobilave

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

nudo_bicikleta.jpg

Qindra çiklistë të zhveshur, disa të tjerë të pikturuar me ngjyra e motive të ndryshme, e disa të tjerë vetëm me nga një veshje mbi trup, mbushën rrugët e Meksiko City të shtunën për të protestuar për kulturën e automjeteve ne qytetin e madh që gëlon nga zhurma e makinave, si dhe për të kërkuar të drejtat e çiklistëve.
“Ne pedalojmë zhveshur për të drejtat e çiklistëve. Kur ne pedalojmë, kemi vetëm trupin tonë dhe nuk mund të garojmë me makinat- thotë një nga protestuesit, Eunice Martinez. Trafiku u ndalua për pak kohë, ndërsa kureshtarët dhe fotografët mbushën trotuaret për të patur në objektivë detaje nga kjo protestë jo fort e zakontë.
اiklistët e zhveshur përshkuan rrugët e sheshet më të famshme të Meksiko City, duke kënduar e duke përcjellë edhe sllogane. Një ndër më të rëndësishmit, ishte “ të drejta për biçikletat” në rrugët kaotike të Meksiko City.
Rreth 8 milion automjete qarkullojnë në qytet dhe një situatë e tillë sigurisht që vështirëson së tepërmi qarkullimin apo udhëtimin me biçikleta.
Protestuesit thonë se drejtuesit e automjeteve nuk respektojnë çiklistët, dhe se ata nuk duan t`ia dijnë për këtë lloj transporti. Megjithatë, kishte dhe nga ata që morën pjesë në këtë protestë thjesht për kënaqësi, duke përfituar nga kushtet e favorshme të motit.
lajmifundit

 
Pe: Nudo kolektive mbi biçikleta, protestë kundër automobilave

iiii.... kshu ishin e ktu ne londer para ca ditesh :p
fresk,fresk dynjaja :kercim:
 
Pe: Nudo kolektive mbi biçikleta, protestë kundër automobilave

I ka kapur vapa e modhe dynjone :gallate:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top