“Nte epara vasilopova gione Leksandra” (Për të parën principeshën tonë Leksandra)

Të këndonnë ndë arbërishte, ( Të këndojmë në shqip,)

ا’ ishtë gluhë trimmërishte, ( që është gjuhë trimërie,)

ا’ eflit nafarhu Miauli, (që e fliste admiral Miauli,)

Bocari, dhe gjithë Suli. (Boçari, dhe gjithë Suli.)


Duav diev ndë mal,( Doli dielli në mal,)

si të pa siprë ndë kal,( si të pa sipër në kalë,)

ufsheh bërdha ndë në re, (u fsheh brenda në re,)

të ndritonjësh ti ndë dhe. (të ndriçohesh ti në dhe.)


Kur ti vinje ka Tatojë, (Kur ti vije nga Tatoi,)

Hëna dil ka Jmitojë, (Hëna dilte nga Imitos,)

tuke shtif sit’ e te pa,( duke hedhur sytë e të pa,)

ndrito për mua ti të tha.( ndriço për mua ty të tha.)


Drita je çë sperëndon, (Drita je që s’perëndon,)

lulea e lulevet çë mblon (lulja e luleve që mbulon,)

vendetë ka merudhi, (vendet nga kundërmimi,)

kado vete e kado rri. (nga do vete e nga do rrish.)


Parnithi një krino nxuar, (Parnis një zambak nxori,)

e ka marudhia e hovë, (e nga aroma e hollë,)

erdh një Dhuk’ e na emuar, (erdhi një duk dhe na e mori,)

e ekev ndë Peterhovë. (dhe e çoi në Petërburg.)


Lulea e lulevet me fletë (Lule e luleve me fletë)

bërdha ndë pallat jë vetë,( brenda në pallat je vetë,)

kur hin bërdha ndë një gardh,( kur hyn brenda në një gardh,)

ka gjithë luletë ti sbardh. (nga gjithë lulet ti zbardh.)


Drita luan ndë diamant, (Drita luan në diamant,)

çel e shqep ndë një perlandë,( çel e shqep në një perlandë,)

bërdha ndë si tënd çë luan; (brenda në sy tënd që luan?)

edi vetëm’ aj çë ruan, (E di vetëm ai që ruan,)

të sglidh më të mirën’ vajzë (të zgjedhë më të mirën vajzë)

për ti shkon ndë glisht’ unazë.( për ty shkon në gisht unazë.)


Ketu e tri milë vjet, (Këtu e tremijë vjet,)

vasillopuv nëk’ uvjet,( princeshë nuk u gjet,)

të mos ngjitej ati lart,( të mos ngjitej atje lart,)

të shih Lenënë ndë Spart. (të shihnin Lenën në Spartë.)


Lenënë çë njer pastaij (Lenën që njeh pastaj)

ka të bukurit’ e saij, (nga të bukurit e saj,)

një çë dh’ asajë i pëlqev (një që asaj i pëlqeu)

vasillopuv e rrëmbev. (princi e rrëmbeu.)


Pastaij ka tri milë vjet, (Pas tremijë vjetësh,)

na uleshe ti ç’ i glet (na uleshe ti që i ngjan)

Lenesë, ndë kurm ndë si,( Lenës, në trup, në sy,)

ndë t’ ecurë ndë bukuri. (në të ecur në bukuri.)


Ndai menate del një ifth, (Ndaj me natë del një yll,)

çë strros natën’ e embif, (që shtron natën e mbyll,)

për posh dheft’ e sjell ditë,( për poshtë dheut e sjell ditë,)

pra ja thonë ‘Afrëditë. (pra ja thonë Afërditë.)


Ti je aij ifthi çë na sjell (Ti je ai yll që na sjell)

ditënë kur del si diell, (ditën kur del si diell,)

ka pallati, e na rruse (nga pallati, e na zbret)

ndë në horë, si një nuse, (në qytet si një nuse,)

me të tëmë me të tatë, (me të tëmë me të tatë,)

e të mblonmë me uratë. (e të mbulojmë me uratë.)

Shiko fotografinë 20058

A. E. Chalon - Arvanite women 1832/ London/ Privat colection
Vëllimi dhe numri i revistës në të cilin është botuar poema i dedikohet D. Mesallës me shënimin:“Mbrojtësin tepër fisnik të letrave dhe muzëdashës me respekt të thellë dhe mirënjohje i kushtojmë vëllimin e pestë të Apolonit. Drejtori”.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%
Personalization

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Alternative header

    You can easily choose an alternative header structure for a different look.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back