Nqs më do, unë këtu jam.

Nga të gjitha kryeveprat e Kapelës Sistine, një nga më të famshmet është padyshim "Krijimi i Adamit" nga Michelangelo.
IMG_20221009_113956.jpg
Kur, në vitin 1512, Michelangelo më në fund përfundoi afreskun në tavanin e Kapelës Sistine, e cila konsiderohet si një nga veprat më të famshme në historinë e artit, kardinalët përgjegjës për kujdesin e veprave mbetën për orë të tëra duke parë dhe admiruar mrekullinë.
la-creazione-di-adamo-cappella-sistina.jpg
Pas analizave, ata u bashkuan me mjeshtrin Mikelanxhelo dhe pa turp i thanë: bëje sërish! Pakënaqësia, natyrisht, nuk ishte me gjithë punën, por me një detaj në dukje të parëndësishëm. Michelangelo kishte vizatuar panelin e krijimit të njeriut me gishtat e Zotit dhe Adamit duke prekur njëri-tjetrin.
download (4).jpeg
Kardinalët kërkuan që të mos kishte prekje dhe që gishtat e të dyve të mbaheshin të ndarë. Gishti i Zotit duhej të shtrihej në maksimum dhe gishti i Adamit duhej të kontraktonte falangën e fundit. Një detaj i thjeshtë, por me një kuptim befasues.
Zoti është aty, por vendimi për ta kërkuar Atë varet nga njeriu. Nëse do, shtrije dorën për ta prekur, por nëse nuk do, mund të kalojë një jetë pa e prekur. Falanga e fundit e gishtit të kontraktuar të Adamit, përfaqëson vullnetin e lirë.

By Lauri anunnak 👍
 
Çke me zotin e të tjerëve mor 😁
Jemi tek arti jo tek besimet 🙃
Jo jo asgje nuk kam! Vetem po krahasoj Zotin tim me skulpturat e juaja se si e besoni Zotin. Sa pak mendoni rreth asaj qe besoni!! Dhe madheshtine e Zotit sa shume e zvogeloni.
 
Jo jo asgje nuk kam! Vetem po krahasoj Zotin tim me skulpturat e juaja se si e besoni Zotin. Sa pak mendoni rreth asaj qe besoni!! Dhe madheshtine e Zotit sa shume e zvogeloni.
Në tavan e kanë vendosur. Më lart vetëm t'a nxjerrin mbi tjegulla 🤷
Pastaj do thaush; ja si e lëni zotin jashtë mbi çati 🙈
 
Në tavan e kanë vendosur. Më lart vetëm t'a nxjerrin mbi tjegulla 🤷
Pastaj do thaush; ja si e lëni zotin jashtë mbi çati 🙈
Nese pyetet nje femije musliman se ku eshte Zoti? Ai do te thote atje larte mbi Qiell!
E logjika e nje te krishteri Zotin e vendos ne tavan, dhe i jep forme njeriu!!
A Zotin keshtu e besoni edhe pse pretendoni se Zotin e besoni ne baze te shpalljes?

Zoti eshte i lartesuar, madheria dhe fuqia e Tij eshte absolute. Larg qofte te ket pamje dhe forme njeriu dhe te pikturohet neper tavane.
 
Ne kete pike dakortesohem dhe une me Cenin. Eshte e paimagjinueshme te imagjinohet Zoti ne formen e njeriut, apo t'i jepen tipare/forme/trup. Gjthss, tashme filozofia e Krishterimit ne kete forme e ka perkthyer idene e besimit ne art. :)
 
Filozofia e krishterë është pikërisht besimi i zotit në njeri. Jezu Krishti😇 🤷
Kjo filozofi është shumë e thellë për çdo mendje të pa pregaditur edhe mbrenda besimit të krishterë.
Për të tjerët nuk bëhet fjalë fare 🤷
 
Po ti e kupton dot?
 
Po ti e kupton dot?
Absolutisht jo. Vë në dukje injorancën time para këtij argumenti. Por. Të paktën e kërkoj t'a di.
Edhe se nuk jam besimtar. E kërkoj t'a di,si qënka Zoti njeri, dhe njeriu pjesë e Tij.!!
Nuk e injoroj këtë fakt. Pikërisht sepse janë argumente të thella 🤔

" Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi.

Ai (fjala) ishte në fillim me Perëndinë.

Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë."
 
Filozofia e krishterë është pikërisht besimi i zotit në njeri. Jezu Krishti😇 🤷
Kjo filozofi është shumë e thellë për çdo mendje të pa pregaditur edhe mbrenda besimit të krishterë.
Për të tjerët nuk bëhet fjalë fare 🤷
A eshte e logjikeshme kjo filozofi besimi? A e keni shtjelluar mire kete pyetje?!
 
Ç'më gjeti me kyt 🙂🙃
Ti përzien logjikën me besimin lol 🙈
Ku ka logjikë në besim.!!🙃
Logjika ka qartësi, lot një rol centrale në shkëncë, matematikë, informatikë, filozofi....por jo në besim.
Besimi është dogmë, dogma nuk është kurr qartësi. Dogma i le vend vetëm spekulimit. Ku kleri përfiton mbi këto spekulime duke e shitur dogmën si një të vertetë absolute 🙈
Ti fusësh logjikë besimit e shkatërron atë 🔥🙃
 
Ne fene tone o Laur besimi me logjiken shkojne paralel. Neve na bene krenar ky fakt se asnje rregulle qe na meson feja nuk eshte ne kundershtim me logjiken e njeriut.
 
Ne fene tone o Laur besimi me logjiken shkojne paralel. Neve na bene krenar ky fakt se asnje rregulle qe na meson feja nuk eshte ne kundershtim me logjiken e njeriut.
Ti futi në një kuadër po deshe.🤷
Unë nuk i bashkoj dot: logjikën si një disiplinë ekzakte.
Me religjionin si një disiplinë spekulative.

Vazhdo me logjikën tënde Cen 🙂👍
 
Top