Norway 0-1 Albania

Titulli: Norway 0-1 Albania

Miqesore qenkena ne rregull pra :)
 
Titulli: Norway 0-1 Albania

T'marrsha t'keqen mar Salihi
Na nerove anemban
Kudo shkove me lujt top
Je tuj shku me ba hatan

Zani jot nihet gjithkun
Neron Shkodren, dhe Shqipnin
Tash qe mujte Norvegjin
Dojn me t'ba hero dhe n'Kine

T'puthsha , kamen mar Hamdi
Qe po m'ban mu ni krenar
Merri shokt, ecni perpara
Nuk asht larg veni i parë

Hala vedin se kam marr
Ma ba zani si i trishtilit
T'marrsha t'keqen mar Hamdi
Tash na ça edhe der n'maj t'Brazilit

Oda Bejtave Facebook
 
Titulli: Norway 0-1 Albania

Quku shpejt ja gjete kangen dhe ti :p
 
Titulli: Norway 0-1 Albania

215836_603214303040463_1278466571_n.jpg
 
Titulli: Norway 0-1 Albania

Tani kemi vertet shpresa me kalu :)
 
Pe: Norway 0-1 Albania



Spanja - Finlanda 1:1



p.s. nuk po dëshiroj t'ia prishë atmosferën e fitores, por e solla
për shkak të rezultatit të papritur për Spanjën!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Norway 0-1 Albania

Sipas disa burimeve te sigurta Kryeministri esht shprehur ne Whatsapp qe nese fiton me 23 Qershor zgjedhjet do na mbuloj shpenzimet kush deshiron te shkoj ne Brazil veren e 2014 te mbuluara te gjitha nga Qeveria.

Fitore e ngushte qe vlen 3 pike per te mos nderprer nje enderr... qe cdo ndeshje po behet me shum realitet,forca cuna! ( PERPARA )
 
Titulli: Pe: Norway 0-1 Albania

Norvegji - SHqiperi 0-1
....................

Bosnje - Greqi 3-1
Kroaci- Serbi 2-0


a0b98549c7b6e0e2df13e4e5ee174295-getty-511575701.jpg
Gjat Euro 2012 nje tifoz KROAT...

8841_10151549648212094_136357071_n.jpg



581798_631863260174190_1922780519_n.png
 

Attachments

  • a0b98549c7b6e0e2df13e4e5ee174295-getty-511575701.jpg
    a0b98549c7b6e0e2df13e4e5ee174295-getty-511575701.jpg
    125.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Pe: Norway 0-1 Albania

Salihi po i jep Shqiperise fitoren me te shkelqyer historike. Ky eshte nje bekim nga UEFA dhe FIFA per fitoren ne zgjedhjet e 23 Qershorit. :)

hahahaha i madh je hahaha
 
Titulli: Norway 0-1 Albania

Ka Fituar edhe Kroacia sot kunder Serbis me HDC:p
 
Titulli: Norway 0-1 Albania

Shyqyre qe fituam njehere.
 
Titulli: Norway 0-1 Albania

hahahhah dhe un desha te them ket ........

Urime per fitoren sikur te ishte rezL.. 2:0
 
Titulli: Norway 0-1 Albania


Atë që mbase as optimistët më të mëdhenj të futbollit shqiptar nuk e kanë pritur sonte ndodhi. Kombëtarja Kuqezi kthehet nga kryeqyteti norvegjez Oslo me tre pikë të arkëtuara pas fitore befasuese kundër kombëtares së Norvegjisë me rezultatin 1:0. Golashënues i vetëm në këtë takim ishte Hamdi Salihi, i cili realizoi gol për kuqezinjtë në minutën e 67-të të ndeshjes.

Me këto tre pikë të reja futbollistët e Shqipërisë tashti kanë 9 pikë të tubuara dhe gjasa relativisht të mira për tu gjetur në Brazil, me kusht që të përsërisë lojën dhe rezultatin e sotëm nga Osloja.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, kombëtarja e Islandës, e cila para fillimit të eliminatoreve nuk është vlerësuar për favorite, ka mposhtur në Lubjanë kombëtaren e Sllovenisë me rezultatin 2:1, me dy gola të realizuar nga Sigurdsson, derisa për Slloveninë realizoi Novakoviq.

E gjithë festa në stadiumin “Ulevall” ka qenë kuqezi, pasi një numër i madh i bashkatdhetarëve e kanë përkrahur fuqishëm skuadrën e De Biasit, e cila nuk e ka ndje vetën si mysafire thuajse për asnjë çast. Golin e fitores për kuqezinjtë e ka shënuar Hamdi Salihi, në minutën e 67-të, me një goditje kryevepër. Me këtë fitore kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 9 pikëve, duke vazhduar ëndrrën drejt kualifikimit në “Brazili 2014”.

“Ky ishte njëri ndër golat më të mirë të karrierës sime, por ajo që më gëzon më shumë, ky, është ndër golat më të rëndësishëm në karrierën time. Për këtë arsye këtë gol ia dedikoj Shkodrës, pasi njerëzit e atij qyteti e ndjejnë golin sikur unë. E kam ditur dhe kam besuar që mund t’ia dalim. Nuk mund të them se nuk kemi bërë gabime, por me pak fat dhe në një ditë të mrekullueshme të portierit ia kemi arritur ta mbrojmë këtë rezultat. Gjithsesi duhet të korrigjohemi dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë, në mënyrë që ta përgatisim sa më mirë ndeshjen e ardhshme kundër Norvegjisë në Tiranë”, ka theksuar pas ndeshjes Hamdi Salihi.

Kuqezinjtë e nisën mirë ndeshjen dhe qysh në minutën e 3-të kërcënuan portën norvegjeze, por Hamdi Salihi me gjuajtje akrobatike çoi topin drejt në duart e portierit. Në minutën e 27-të, Lila harkon në zonë, aty Migjen Basha e ndal topin mirë me gjoks, por godet jashtë kuadratit të portës. Kërcënimi i parë serioz për portën kuqezi erdhi në minutën e 36-të, kur Elmansoi goditi fare pranë shtyllës së portës së Berishës. Ndërkohë, në pjesën e dytë pas supergolit të Salihit, norvegjezët u vërsulën në sulm, por nuk arritën të gjejnë golin, në disa raste falë pritjeve të shkëlqyeshme të Etrit Berishës.

“Kam pasur edhe momente tjera të bukura, pasi kur fiton gjithmonë je i lumtur, por ky trepikësh është vërtet i madh që e çon ëndrrën tonë përpara. Ekipi po rritet, bëmë një ndeshje të mirë dhe tani do të përpiqemi të qëndrojmë me këmbë në tokë, duke punuar sërish shumë. Goli skemë e përgatitur? Po. Këtë gol e kemi përgatitur në stërvitje, por jo vetëm atë por edhe skema të tjera. Mirëpo, jo të gjitha mund të realizohen. Në pjesën e parë ishim më të mirë, por pas golit hasëm në vështirësi, ngase kundërshtari u vërsul në sulm. Berisha? Ai ka bërë një paraqitje shumë të mirë. Nuk dua t’i veçoj futbollistët, por e pranoj se në minutat e fundit Berisha na ka shpëtuar pa pësuar gol”, ka thënë përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Xhani De Biasi.

Ndeshjen e ardhshme Shqipëria e zhvillon sërish kundër Norvegjisë, në Tiranë, më 7 qershor. Aktualisht kuqezinjtë renditen në pozitën e dytë me 9 pikë, aq sa ka edhe Islanda në pozitën e tretë.
409x32255212Boterori_2014,_Norvegji-_Shqiperi,_0-1.jpg
 
Titulli: Norway 0-1 Albania

Urime per fitoren ore .... Jam gezu shume a ............ Jemi ne vend te dyte , mundesit teorike i kemi per vend te dyte , se cfare loj bene Shqiperia ne te ardhmen ta shohim . Vec urime urime .....................
 
Titulli: Norway 0-1 Albania

Salihi po i jep Shqiperise fitoren me te shkelqyer historike. Ky eshte nje bekim nga UEFA dhe FIFA per fitoren ne zgjedhjet e 23 Qershorit. :)

hahahahaha po te ishin ne zgjedhje te 23 qershorit norvegji -shqiperi...do kishim fituar mire e ke :p

Lum ju qe gezoni e mjer ne qe na u dogj skedina :(

oiii keshtu eshte kur ske besim te skuadra shqipetare :p.
 
Titulli: Norway 0-1 Albania

Ndeshje e bukur e ekipit edhe fitore e merituar plotesisht.Skema e përdorur në rastin e golit është e gjitha meritë e trainierit edhe sigurisht realizimit të saj nga Salihi.U la në hije për shkak të fitores edhe debutimi i Bashës i cili për mendimin tim më shumë se sa fitorja është akoma më i vlefshëm,ka bërë një paraqitje të shkëlqyer edhe ka mbushur një boshllëk në kombëtaren tonë.Nëse arrihet edhe afrimi i Ramës them se këtë rradhë kanë me vërtet shanse për kualifikim.Po të luajnë kështu ,me disiplinë taktike edhe pa eufori, mund të arrijmë shumë.
 
Titulli: Norway 0-1 Albania



oiii keshtu eshte kur ske besim te skuadra shqipetare :p.

ne ndeshjen e kthimit i ka edhe 13 veta ne stol. me te kuq hahaha,,,skuadra jone ka nje imazh ne bote per shitje te vijes se frontit kunder interesave Kombetare,,kjo tregon se kokat e tyre jan te kapura dhe te manipuluara nga teknollogjia qe u afrohet,,prandaj smund te kesh besim ne kete skuader.
 
Titulli: Norway 0-1 Albania

Do fitojme se sben edhe me 7 qershor do ju tregojme te gjitheve se sa mire eshte me kon shqiptare e ata qe e kan mohu kombetaren ju deshiroj qe te qendrojne ne stolet e skuadrave te tyre tere jeten ..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top