Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nju Jorku bashkë me shqiptarët për pavarësinë

Ekskluzive nga Nju Jork për INA, i poshter SINA

Këshilli Bashkiak i Nju Jorkut përmes një proklamate nderoi festën e pavarësisë së shtetit shqiptar – Festën e Flamurit Kombëtar.

Jehona festive e Ditës se Pavarësisë ka filluar të ndjehet kudo në bashkësinë shqiptare në Amerikë.
Përgatitjet për t'a festuar me madhështi vërehen kudo në ambientet e banuara me shqiptarë në shumicën e qyteteve dhe shteteve të ndryshme të Amerikës, ku edhe ka më shumë organizata e shoqata.

proklamate2011tj5.jpg


Ashtu si dhe vitin e kaluar, 28 Nëntori filloi të festohet në komunitetin shqiptar të Nju Jorkut, me 19 nëntor, por, kësaj radhe festimi i Ditës së Pavarësisë do të kishte të veçantën e saj, sepse për herë të parë në historinë e shqiptarëve të Amerikës ajo po festohet së bashku me shpalljen e pavarësisë së Kosovës - 17 shkurt 2008 .


Edhe këtë vit për nder të 28 Nëntorit 1912, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë po merrë karakter institucional. Në godinën e Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut u zhvillua një solemnitet festiv dhe nderues me rastin e festës kombëtare shqiptare.

Në emër të bashkësisë Këshilli Bashkiak i qytetit të Nju Jorkut, kryetarja e këshillit të Bashkisë, Christine Quinne dhe James Vacca nderuan veprimtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan me një Proklamatë.

Proklamata është një akt zyrtar, i njohur në SHBA-të, i cili dhurohet në shenjë mirënjohje dhe respekti, kontributi për personalitete, institucione, organizata dhe komunitete, në këtë rast për komunitetin shqiptar me rastin e Ditës së Flamurit dhe 96- vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

proklamata200081zq8.jpg


Në këtë proklamatë përmendet edhe pavarësia e Kosovës si dhe historia e Shqipërisë deri tek shpallja e pavarësisë, por është vlerësuar shumë edhe roli e kontributi i vyer i komunitetit tonë në SHBA-të.

Proklamata është e miratuar me vendim të posaçëm të Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut dhe i është dorëzuar Esad A. Rizait, presidentit të Fondacionit "Shoqëria Shqiptaro - Amerikane" në Nju Jork, Prof. Haxhi Berisha, kandidat për PhD, profesor në "Monroe College", Nju Jork.

Ceremonia u shoqërua në sheshin para Bashkisë së Nju Jorkut me intonimin e këndimit të dy hymneve kombetare, atë shqiptar dhe amerikan, nën interpretimin e këngëtares së mirënjohur Merita Halili dhe luajtur në firzamonikë, nga muzikani i njohur Raif Hyseni.

Në emër të Qeverisë shqiptare, të pranishmit i përshëndeti përfaqësuesi i shtetit shqiptar Konsulli i Përgjithshëm në Nju Jork, dr Albert Jerasi. Ndërsa në emër të grupit të shqiptarëve Esad Rizai.

proklamata200241sr5.jpg


Ceremonia në Bashkinë e Nju Jorkut zhvillohet me nismën e Esad A. Rizait, presidentit të Fondacionit "Shoqeria Shqiptaro - Amerikane" në Nju Jork, Prof. Haxhi Berisha dhe mikut të shqiptarëve, anëtarit të këshillit bashkiak të Nju Jorkut, James Vacca dhe personalitete të tjera të komunitetit shqiptaro-amerikan. (INA)

proklamata200301hp5.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back