Njihuni me rregullat e fesë më të çuditshme në botë

AnGeLiC

VIP
V.I.P
auto_Sth_Ter_nuns-Arjun-650x3581486918625.jpg

Xhainizmi është një nga fetë e shumta në Indi, e cila ka rregulla strikte thuajse të pamundshme t’i përmbahen ata që e besojnë këtë fe. Xhainizmin sot e ndjekin 6 milion njerëz, thuajse të gjithë banorë të Indisë. Kjo fe është tradicionale dhe ka 5 betime kryesore.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Njerëzit e kësaj feje kanë një praktikë të veçantë dhe interesante, ata ecin me fshesa në dorë dhe me maskë në gojë gjatë tërë jetës, nën arsyetimin se nuk duhet të marrin shpirtrat e insekteve. Nga pakujdesia mund të futen insekte në gojën e tyre dhe t’i mbysin ata gjithashtu edhe gjatë ecjes së tyre mund të shkelin insekte e të mos i shohin , prandaj mbajnë fshesa.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Asketizmi është një ndër nivelet më të larta të besimit të kësaj feje. Pas shumë përpjekjesh ata fillojnë të jetojnë jetë askete, duke hequr dorë nga gjithçka e vlefshme në këtë botë. Ata që jetojnë jetë askete fillojnë të mos ndjejnë asgjë e kjo është arsyeja që fillojnë të mos e ndjejnë edhe turpin, prandaj kur arrihet forma më e lartë e asketizmit ata zhvishen duke pretenduar se kjo është formë drejt afërsisë ndaj zotit dhe se kjo simbolizon devotshmërinë, duke u kthyer në natyralitet. Për të parë në praktikë jetën e tyre, shikoni videot më poshtë.

Syri net
 
Back
Top