Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Njihuni me një shtet të ri: Maqedonia Veriore”

Njëra nga mediat më prestigjioze britanike ‘The Economist’ në botimin e saj të fundit publikon analizë për marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë me titull “Njihuni me një shtet të ri: Maqedonia Veriore”, ku theksohet se pas thuajse 30 vitesh konflikt dy shtetet janë dakorduar që emri i ri i Maqedonisë të jetë ‘Maqedonia Veriore’.

“Aleksandrit të Madh ju nevojit shumë më pak kohë për të pushtuar botën në kohën antike se Maqedonisë dhe Greqisë për të zgjidhur kontestin e emrit”, duke bërë ironi për kohëzgjatjen e mosmarrëveshjes mes dy shteteve për emrin kushtetues të Maqedonisë.
Në këtë analizë thuhet se më 12 qershor është shpallur arritja e marrëveshjes mes dy shteteve fqinje, duke vendosur që emri i ri i IRJM-së të jetë “Maqedonia Veriore”, një formulë që siguron se asnjëri prej dy shteteve nuk ka monopol mbi trashëgiminë historike të rajonit.

Më tej përmenden lëvdatat që kanë pranuar kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras nga SHBA-të dhe mbarë bashkësia ndërkombëtare për “vizion, kurajo dhe këmbëngulje” në përpjekjet e tyre.


Analiza vazhdon duke theksuar vështirësitë që priten në të dyja anët për të arritur mbështetje të gjerë në mesin e popullit, duke përmendur rezistencën e shfaqur nga partia opozitare greke Nea Dimokratia në krye me Kyriakos Mitsotakis, i cili refuzon të përkrahë formulën e re që lejon fqinjët verior të Greqisë të mbrojnë ekzistencën e kombit dhe gjuhës maqedonase.

“Për protestuesit në Greqi, çdo përdorim i fjalës Maqedoni, konsiderohet tradhti. Ndërsa në Maqedoni, propozimi për emrin e ri duhet të vendoset për votim në referndum. Duhet të kryhen edhe ndryshime të Kushtetutës, veprim për të cilin nevojiten dy të tretat e votave në Kuvend, gjë që shumica e udhëhequr nga Zoran Zaev nuk e ka.”, shkruan “The Economist”.

Shkrimi i gazetës angleze përfundon me një thënie të Aleksandrit të Madh: “Sa të mëdha janë rreziqet me të cilat ballafaqohem për të fituar një emër të mirë”.auto_mk1529093693.jpghttp://www.botasot.info
 

Attachments

  • auto_mk1529093693.jpg
    auto_mk1529093693.jpg
    69.7 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back