Njihuni me misteret dhe legjendat e Venecias.

Lauri

Anunnak
Njihuni me misteret dhe legjendat e Venecias, qyteti që ka lindur mesditës e 25 marsit të vitit 421

Venecia-qyteti-i-118-ishujve-1-750x375.jpg

Anipse krejtçka e lindjes së këtij qyteti zanafillon prej legjendës, ai edhe tash të ngas ta përjetosh si një realitet i thurur me ëndjen e një imagjinate të shpenguar. Venecia është ndër të vetmit qytete, i cili për nga veçanti e karakteristikave, mbetet si i tillë sepse ai ka një datë të lindjes. Qyteti pluskues është i jashtëzkontë dhe magjepsës. Në themelet dhe në çdo fragment të hireve të saj, ajo është si paktjetër nga qytetet italiane i mbushur me mistere dhe legjenda, me histori dashurie magjike dhe tragjike, me rrëfenja që tejkalojnë çdo imagjinatë dhe me trille që shokojnë çdo kërshëri. Lufta dhe intriga, përplasje qytetërimësh dhe përgjakje, inkuizicione dhe sfida tregtare, marrëveshje dhe tradhti… E ç'nuk e përfaqëson tjetër të atëhershmen dhe të sotmen e këtij qyteti ngasës.

venice-restaurants-by-canal-xlarge.jpgAs më shumë e as më pak, ai sot feston ardhjes në jetë nga të ngjizunit të një vullnese hyjnore të 118 ishujve që pluskojnë. Himni i kësaj krijese nuk ishte e qara e një fëmije, por kambanat e një kishe, flatrimi i përmadhshëm i shpendëve të metaltë të San Giacomos, e cila mishëron atributet atërore të këtij kurmi që kridhet mbi Adriatik e ngas përgjatë gjithë jetës së vet pasione artistësh dhe kurtizanesh, dukësh dhe tregtarësh, ëndrrimtarësh dhe aventurierësh, sundimtarësh dhe gjakatarësh.
Venecia është ngaherë, një qytet që të magjeps, me themele në ujë dhe në legjendë. Ai lindi në orën 12:00 të mësditës e 25 marsit të vitit 421.
“Madhështor, i bukur, i qetë, i zhurmshëm, i ftohtë, i nxehtë, i pastër, aty është çdo gjë tokësore dhe jashtëtokësore, shtrihet mbi valëdallgët e detit Adriatik, si një këmbanë e madhe qiellore ku uji dhe qielli nuk njohin dhe nuk ndajnë kufinj”
Venecia dhe Laguna e saj
venice-italy.jpgVenecia kënaq të gjithë kriteret për hyrjen në sitet e Pasurisë së mbarë Njerëzimit:
Venecia është një vepër arti e pashoqe. Qyteti është i ndërtuar mbi 118 ishuj të vegjel e duket sikur noton mbi ujrat e lagunës duke i dhënë formën e një peizazhit të paharruar, bukuria e të cilit ka frymëzuar Kanaleto, Guardi, Turner dhe piktorë të tjerë: Qyteti tregon vetveten që nga shikimi i parë. Gjithashtu, Laguna e Venecias përmbledh një ndër përqëndrimet më të mëdha të kryeveprave botërore; Nga katedralja e Torcelos deri te Bazilika e Sh. Marisë të Shëndetit, të gjithë shekujt e një Ere të Artë janë të përfaqësuar nga monumente të një bukurie të rrallë: Shën Marku, Pallati Dukal, Shën Zanipolo dhe Shkolla e Shën Markut, Shkolla e Shën Rrokut, Shën Gjergji i Madh e kështu me rradhë.
***
venice-birdseye-view-xlarge.jpgNdikimi i venecias mbi zhvillimin e akitekturës dhe të arteve monumentale ka qënë shumë i madh. Në fillim ushtroi një ndikim mbi të gjithë tregjet dhe portet tregtare të Republikës (La Serenissima) të vendosura gjatë brigjeve të Dalmacisë, në Azinë e vogël dhe në Egjypt, në ishujt e detit Jon, në Eubea, në Peloponez, në Kretë dhe në Qipro, ku monumentet u ndërtuan duke u frymëzuar nga monumentet veneciane. Në të njëjtën epokë, në të cilën perandori i saj njohu humbjen e parë, Venecia themeloi një shkollë të ndryshme falë piktorëve të saj. Belini dhe Xhorxhione, dhe në vazhdim Ticiano, Tintoreto, Tiepolo e Veroneze ndryshuan shumë thellë kuptimin e hapësirës, të dritës dhe të ngjyrave duke i dhënë një ndryshim të madh historisë së pikturës dhe të artit dekorativ në Evropë.
***
Me veçantinë e një siti arkeologjik ende të gjallë, Venecia dëshmon vetë të kaluarën e saj. Qyteti, zotëri i deteve, është një urë në mes Lindjes dhe Perëndimit, në mes Islamizmit dhe Krishtërimit. Ai vazhdon të jetojë në qindra monumente dhe gjurmë të një epoke të kaluar.
***
Venecia ka një sëri të pa krahasueshme kompleksesh artiktektonike që përfaqësojnë epokën e lulëzimit të tij. Nga monumentet Solemn si ato të Piacës së Shën Markut dhe të Piacës së Bazilikës, Pallatin Dukal, Librerine Marciana, Museun Korrer, Prokuratiet e Vjetra deri në ato më me pak vlerë; vëndbanimet në rrugicat dhe në fushat e gjashtë lagjeve të tij (i sestieri), duke kaluar nga spitalet dhe insititucionet bamirëse dhe sigurimet shëndetsore që në shekullin e XIII-të kishin emrin e Shkollave. Arkitektura veneciane e mesjetës prezanton një tipologji të tërë ndërtesash, vlera e madhe e të cilave ecën me të njëjtin hap sikurse karakteri i jashtëzakonshëm i një ambjenti urban që i është përshtatur kërkesave të vendit.
***
bell-tower-view-Church-of-San-Giorgio-Maggiore-venice-italy-conde-nast-traveller-10sept15-alamy.jpg
Në detin Mesdhe laguna e Venecias përbën një shembull të një nguljeje gjysmë-liqenore e dobësuar gjatë ndryshimeve të pësuara. Në këtë ekosistem në të cilin cektinat – stome terrenesh deltinore që janë të zhytura periodikisht në ujë dhe që pastaj dalin në sipërfaqe- kanë rëndësi të njëjtë me ishujt, shtëpitë e bëra mbi trarë dhe fshatrat e peshkatarëve kërkojnë të jenë të mbrojtura në të njëjtën mënyrë sikurse pallatet dhe kishat.
***
Venecia simbolizon fitoren e njerëzimit kundër elementeve dhe epërsisë së njerëzve mbi natyrën armike. Qyteti është i lidhur në mënyrë direkte dhe konkrete me historinë botërore. “Mretëresha e Deteve”, heroikisht e vendosur në ishujt e vegjël, nuk limitoi horizontin e saj vetëm në lagunë ose në detin Adriatik, por në atë të Mesdheut. Ishte në fakt nga Venecia që Marko Polo (1254-1324) u nis për të zbuluar Kinën, Anam, Tonkino, Sumatra, Indinë dhe Persinë. Varri i tij në Shën Lorenco kujton rolin që kanë pasur tregëtaret venecianë në zbulimin e botës, mbas arabëve, por shumë përpara Portugezëve.
Mes Historisë dhe Natyrës
Venice-IT.jpgPak larg nga qyteti historik hapet laguna e Venecias, një hapësirë e madhe dhe e qetë ujore, e rrethuar nga vende gjysmë të zhytura, ku zhurmat e qytetit i lënë vendin qetësisë. Janë qindra ishujt që ndodhen në lagunë: disa janë të mëdhenj të tjerë të vegjël, disa të banuar e disa më pak të banuar, disa të pabanuar; disa duken stabël, disa të tjerë janë në formim, disa të tjerë rrezikojnë të zhduken. Këtu gjejnë mikpritje zogj të ndryshëm si pulëbardhat, martin peshkatarë, skifterat, zhyterrat etj.. Këtu mbretërojnë barkat e peshkatarëve. Është pjesa e Venecias ku dominon natyra, por edhe vendi ku shenjat e historisë tregojne sa të largëta dhe antike janë origjinat e qytetit.
Lidi i Venecias është sot një lagje rezidenciale qytetare dhe stacion detar, një ndër më të famshmit dhe elegantet e Italisë. Shtrihet mbi një ishull në formë të gjatë, rreth 1.5 km larg Venecias. 500 m nga Lido gjindet ishulli i Shën Lazrit të Armenëve, e zënë nga një komunitet fetar armen që ka një tipografi poliglote, një biblotekë të pasur, një muze historik dhe një pinakotekë.
Murano ësht nga kohë të largëta ishulli industrial i prodhimit të xhamit. Një qendër e rëndësishme e lagunës, e shtrirë mbi 5 ishuj të vegjël, 1.2 km larg Venecias. Kanali i Xhamllareve është plot me barka trasporti të mbushura me materiale të para dhe kasa me sende me vlerë në xham, si dhe me barka plot me turistë.
he_pier_by_the_Palazzo_Ducale_-_Google_Art_Project.jpgPallati Justinian, i vendosur mbi baza të panjohura, mban Muzeun e Arteve në Xhama. Këtu ruhet një koleksion me vlerë xhamash arkeologjik (egjyptian, aleksandrin, romak), venecian (XV-XVII shek.) dhe modern që i përket shek. XII të kishës së Shejtëve Maria e Donato, me vlerë për anajatën dhe mazaikët bizantin. Të kujtohen edhe Pallati da Mula e kisha e Shën Pietrit Martir, që ruan pikturat e Gjovani Belinit, Tintoretos e Veronezes.
Gjatë rrugës Venecia-Murano, takohet ishulli i Shën Mikelit që pret varrezat e Venecias. Elegante është kisha e Shën Mikelit, vepër e arkitektit (Mauro Codusi 1478). E pa ngatërrueshme për kambanaren e saj të shtrembër, Burano ndodhet në qendër të lagunës së veriut, 9 km nga Venecia. Është sot një qendër karakteristike e peshkimit, ndërtuar mbi 4 ishuj të vegjël të lagunës, e njohur për artin e merletos që nga shek.XVI. Struktura urbane e përbërë nga rrugë të ngushta, orjentohet drejt Piaca Galupit, ku duken kisha, bashkia, dhe shkolla e merletos.
Torcello, dikur qendra kryesore e estuarit, noton në lagunën me peshën e historisë dhe të mitit të saj, duke fshehur në arkitekturat madhështore gjurmët e origjinave antike. Sot është një fshat i vetëm sipër një ishulli në pjesën veriore të lagunës,10km nga Venecia.
Katedralja e Shën Marisë dëshmon mrekullinë antike: u rindërtua, bashkë me këmbanaren e madhe, në shek.XI mbi një ndërtesë të mëparshme të shek.VII. Brenda është me tre anajate; mund të admirohen kollona ma kapitele klasike e bizantine, dysheme në sharm dhe mozaikë me vlerë, piktura të katërqindës. Përballë Katedrales ndodhen Pallati i Arkivit dhe Pallati i Këshillit, ku ka qendrën Muzeu i Estuarios. E veçantë është shënjtja Foska, një kishë e vogël romake me bazë qëndrore, e rrethuar nga jashtë nga një portik.
venicegondolas-timeshare.jpgPeizazhi Kulturor
Venecia, qytet i një aspekti karakteristik dhe të vetëm, lind në një arqipelag të përbërë nga 118 ishuj, të lidhur nga një rrjet prej 150 kanalesh dhe nga 500 ura. Kanalet përbëjnë arteriet kryesore të trafikut e përshkohen nga anije, barka, vaporre, motorrskafe dhe nga gondola, barka të gjata tipike të lagunës veneciane. Lëvisjes këmbësore i është rezervuar një labirint rrugësh të ngushta dhe të vështira, të quajtura me emra të ndryshëm (calle, ruga, fondamenta, salizzada, rio terrà, sottoportico, ramo..), që kapërcejnë mbi ura të lezetshme. Rrugët e ngushta hapen nga njëherë në të gjëra të quajtura campi o campitelli, që shpesh ruajnë në qendër parapetin e pusit. Pasuria e pafundme historike-artistike e kulturore e të kaluarës shprehet nëpërmjet pallateve, pallateve të vogla dhe kishave të arkitektures së mrekullueshme, përmes veprave me shumë vlerë të pikturës dhe skulpturës, përmes arkivave, muzeve, koleksioneve private, në biblotekat e rendësishme dhe në shumicën e instituteve, disa prej tyre të vlerës internacionale.
Duke patur parasysh figurimin e qytetit, nuk ka kënd në Venecia që nuk është plot karakter dhe me një identitet të fortë kulturor. E famshme dhe e vetmja në botë është e mahnitshmja Piaca e Shën Markut, një sallon i pafund mermeri, përgjithmonë qëndra e jetës veneciane. Me formë drejtëkëndëshi, është e rrethuar nga pallate dhe harqe të vazhdueshme. I bën si sfond e mrekullueshmja Bazilika e Shën Markut me këmbanaren e izoluar, prej nga ku mund të admirohet e gjelbërta e lagunës. Kulla e Sahatit, me dy statujat e Moreve, që i bien orëve, dhe Procuratie Vecchie, ndërtesa e gjatë që zë pjesën veriore. Në perëndim gjëndet Ala Napoleonica, e shtuar në vitin 1810; në jug Procuratie Nuove, e filluar në vitin 1584 nga Vincenco Scamozzi dhe e përfunduar në vitin 1640 nga Baldassarre Longhena.
hb_99.31.jpgPak larg, përballë pellgut të Shën Markut, gjëndet Pallati Dukal, Banesa e Dogës: është simboli i fuqisë dhe i lulëzimit të Republikës antike.
Edhe Libreria Marciana, kryevepër e rilindjes e filluar nga Jacopo Sansovino në vitin 1536 dhe përfunduar nga Scamozzi në 1588, shtrihet mbi molin e Shën Markut. Një ndërtesë e gjatë, me portë të artë e mbizotëruar nga një kolazh jonik me ballkone, koronuar nga një stoli dhe nga një parmak i zbukuruar me statuja.. Afër bregut ngrihen dy kollona të shek. XII, me statuja antike të luanëve të Shën Markut dhe Shën Teodorit. Në lagunë, përballë piacës të Shën Markut, gjëndet Ishulli i Shën Gjergjit të Madh.
Duke lundruar mbi Kanalin e Madh, rruga më e madhe ujore e brëndshme e qytetit, mund të admirohen shumë ndërtesa, pallate, kisha dhe ura, një pasuri arkitekturore që shkon nga shek.XII deri në shek.XVII, një koncert i paharrueshëm ngjyrash dhe dritash. Nga të cilat kujtojmë, Pallatin Corner i quajtur edhe Ca’ Grande, arkitekturë e madhe e Sansovinos nga klasikja, Ura e Galeria e Akademisë, më e madhja mbledhje e pikturave venete, Ca’ Rezzonico, ndërtesë e fuqishme baroke e Longhenes dhe qendër e Muzeut të Shtatëqindës Veneciane, gotikja Ca’ Foscari me tetë harqe, Pallati Corner-Spinelli, kryevepër e Candusit, e mrekullueshmja Ca’ d’Oro, me magjiken veshjen prej mermeri dhe akoma Ca’ Pesaro, Pallati Vendramini Calergi, Il Fondaco dei Turchi dhe il Fondaco dei Tedeschi,etj…
E famshme dhe madhështore është Ura e Rialtos, e ndërtuar në vitin 1592 nga Antonio da Ponte: një hark i vetëm i koronuar nga një seri harqesh. Nga Piaca Shën Marko në Rialto drejtohen, me emra të ndryshëm, Merceriet, me tipiket dhe të gjalla rrugë qytetare. Gati në fundin e tyre, kisha e Shën Salvatorit ruan vepra me vlerë artit, nga të cilat, La Trasfigurazione e Tizianos dhe la Cena in Emmaus e Givanni Bellinit.
Venice_Banner.jpgShumë e pasur dhe me vlerë është pasuria e ruajtur në të gjitha kishat. Kujtojmë, nga të cilat, Il Trittico con Madonna e Santi të Giovanni Bellinit dhe la Pala dell’Assunta të Tizianos të ruajtura në Shën Maria Gloriosa dei Frari. Të bukura, për të përmendur disa, janë arkitekturat fetare: Shën Zanipolo(SS Gjoni dhe Pali), kisha e madhe gotike; Santa Maria della Salute, kryevepër baroke; Shën Sebastiani e famshme për pikturat eVeronezes, Santa Maria dei Miracoli e rilindjes; Il Redentore, kryevepra e Palladios e ndërtuar në ishullin e Gjudekes.
Ca' Foscari
Ca' Foscari, me fasadën e saj të bukur dhe të ekuilibruar, është një ndër shëmbujt më domëthënës të informacionit arkitektonik të familjeve të mëdha të realizuara në shek.XV mbi bregun e Kanalit të Madh. Bëhet fjalë për një ndërtesë të mrekullueshme gotike të vonshme të ndërtuar rreth gjysmës së Katërqindës për Francesko Foskarin, doga i Venecias nga viti 1423 deri në vitin 1457. Fasada prezanton dy lozha me tetë harqe, më i thjeshti në katin e parë dhe më i përbëri në katin e dytë. Në pjesën e sipërme hapen një seri dritaresh në qendër një kuadrifore.Në mes të katit të dytë dhe të tretë rrjedh një stoli në mermer. Në katin tokësor gjashtë dritare të thjeshta me hark të mprehtë janë të vendosura në krahët e portës. Aktualisht në pallat ka qendër Universiteti.
Shën Zanipolo e Shënjtit Xhovani dhe Paolo
Kisha e Shën Zanipolit, e ndërtuar nga fretrit domenikanë nga vitet 1246 dhe 1430, është një shembull i madh i arkitekturës gotike veneciane. Mbi fasadën madhështore në të thatë, e papërfunduar, hapet porta madhështore dhe harkmprehti mbi kollonat në mermer, vepër e Bartolomeo Bonit (1459-1461). Madhështore është absidi poligonal i treqindës, me dy rradhë dritaresh. Brendësia është e hapur dhe solomne; tri anijata të ndara nga pilastra cilindrike me pesë kapela absidale të hapura mbi transet. I bukur është kori gotik, me urdhërat e tij binjak që lejojnë hyrjen në absid të një drite shumë të fortë. Struktura e kishës së Shën Zanipolos është e njëjtë me atë të Frareve. Si kjo e fundit, Shën Zanipolo përmbledh monumente të dogve dhe personazheve të njohur të Venecias nga shek.XIV deri në shek.XVII: Me vlerë të madhe artistike janë varrezat e shumta. Për të përmëndur disa: monumentat e rilindjes të dogeve Pietro Mocenigo, Pietro Lombardo dhe Andrea Vendraminit, kryevepër e artit mortor të Tullio dhe Pietro Lombardit, e ato gotike të doges Marko Kornerit, me statuja të Nino Pisanos, dhe e doges Antonio Venier. Nga shumica e veprave të artit të ruajtura kujtohen : politiku i Shën Vincencit Ferrer të Gjovani Bellinit; Elmosha e Shën Antonios, pala e Lorenco Lotos; katër pëlhurat e Paolo Veronezes; Lavdia e Shën Domenikos e G. Batista Piacetes në tavanin e Kapelës së Shën Domenikos.
Pallati Dukal
Rreth vitit 1340 u vendos ndërtimi i Pallatit Dukal, banesa e dogeve dhe qendër e gjykatës së Serenisimas, në zëvëndësim të një ndërtese me të vjetër të dëmtuar disa herë nga zjarre të ndryshme. Punët vazhduan në mënyrë të panderprerë deri në fund të 1463. Ndërtesë e parregullt, është e hapur në pjesën e poshtme të portikut. Harqet e sipërme janë në numër dopio në krahasim me ata të poshtëm, më të ngushta dhe vertikale, dhe të kapërcyera nga sy në formë rrethi. Pjesa e sipërme është e ndërtuar nga një sipërfaqe e madhe në të cilën gjënden dritare me forma harkut. I veçantë është parametri mermer që prezanton skica gjeometrike të bardha dhe rozë, gati duken se imitojnë një bazë orientale. Në fund të pallatit,bedenat përbëjnë një ornament tjetër kromatik. Ballkoni që shikon drejt Lagunës, ballkoni i vogël, është vepër e Pier Paolo delle Mesegnes (1404); tjetri drejt Piaces të Shën Markut vien nga porta e Letrës, vepër e Xhovani dhe Bartolomeo Bonit (1438), që të fut në oborrin e bukur. Vihet re edhe monumentalja Shkalla e Gjiganndëve të Antonio Rizos (1484-1501) dhe Shkalla e Artë, e filluar përpara vitit 1549 nga Sansovino dhe Scarpanino. Apartamenti dukal, me vlerë për tavanet e pasur dhe qymlekët e mëdhenj, ruan vepra të jashtëzakonshme që i përkasin artistëve si; Ticiano, Gjovani Belini, Karpaco, Tiepolo, Tintoreto dhe Veronese.
Kisha e Shën Domenikos
Qendra historike e Urbinos

Lind në pjesën e fundit të Piacës së Rilindjes, përballë obeliskut dhe qoshes së pallatit Dukal. Kisha, e porositur nga komuniteti domenikan, shugurohet në vitin 1365 por ndërtimi i saj, siç vihet re nga data e disa pikturave absidale, është e mëparshme. Balli është i ndërtuar me tulla dhe ka formën e një kesolleje dhe paraprihet nga një dopjo shkallë e realizuar mes viteve 1449 dhe 1454 nga fiorentini Maso di Bartolomeo. Dritarja e pasme në formë hene, është e Luka della Robbia (1451): grumbulli i deltinës në dritaren me xhama mbi sfondin bojëqielli, përfaqëson Zojën me Fëmijë dhe shenjtorët Domeniko, Tommaso D'Aquino, Alberto Magno dhe Pietro Martire. Bëhet fjalë për një kopje, origjinali është i ruajtur në pallatin Dukal. Kanë mbetur, stolia në dhe e pjekur dhe okuli i madh në qendër, i zbukuruar me stoli me motive nga bimësia. Pjesa e jashtme është ndryshuar nga hapja e dy dritareve. Interieri i tempullit, i cili është ripunuar në shekullin XVIII nga arkitekti Filippo Barigioni, ka humbur pjesën më të madhe të dekorimit. Mund të admirohen disa vepra të Vanni e të Concas.
A_vataj
 
Pak pak mendoj se nja 15 here e kam vizituar.
Nje nga qytetet e mia te preferuara.
Dhe me e forta eshte qe vetem nje here kam fjetur atje.
Me pelqen me shume qetesia e Mestres?
Bryzhi i Belgjikes i ngjan shume, gjithashtu qytet turistik i mahnitshem.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 1 20.0%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 1 20.0%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 2 40.0%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 1 20.0%
Back
Top