Njëzet martesa më të shtrenjta në botën e spektaklit

ymer

Antar Aktiv
اdo gjë që ndodhë në botën e njerëzve të famshëm sillet rreth parasë, prandaj edhe kur bëhet fjalë për martesat e tyre, shumat janë marramendëse. Revista Forbes sjellë 20 martesa më të shtrenjta


Lista përfshinë kurorëzimet e yjeve të spektaklit, që kanë ngjarë në 20 vitet e fundit, ndërsa aty janë përfshirë të gjitha detajet, prej atyre organizative deri të “çikërrimat” më të vogla si lulet, hapësira, torta, etj.
Në vendin e parë në këtë listë gjendet martesa në mes të aktores, Liza Minnelli dhe producentit, David Gest, që është mbajtur në Nju York, në vitin 2002. Shpenzimet janë vlerësuar 3.5 milionë dollarë – ndërsa kumbarë të çiftit kanë qenë, Michael Jackson dhe Elizabeth Taylor. Në mesin e 500 të ftuarve ishin edhe shumë yje të famshëm si Diana Ross, Lauren Bacall dhe Mia Farrow. Mirëpo as torta 12 kate e dasmës, nuk kishte arritur të ëmbëlsonte bashkëshortësinë e tyre, pasi që u ndanë një vit më vonë.
Në vendin e dytë, me gjysmë milioni më pak shpenzime, gjendet martesa në mes të legjendës së muzikës, Paul McCartney, dhe të dashurës së tij, Heather Mills. Edhe ky çift është martuar në vitin 2002, mirëpo edhe ai tashmë është ndarë, ndërsa Paul dhe Heather, gjenden në një proces gjyqësor rreth ndarjes së pasurisë.
Gjysmë milioni më pak se dasma e Paulit, ka kushtuar ajo në mes të Elizabeth Hurleyt dhe Arun Nayaros, që është mbajtur këtë vit.
Nga dy milionë dollarë për dasmën e tyre kanë shpenzuar yjet që gjenden në pozitën e katërt deri të ajo e gjashtë: Tom Cruise dhe Katie Holmes; Elizabeth Taylor dhe Larry Fortensky, Christina Aguilera dhe Jordan Bratman. Sida siç e dini janë ende bashkë, ndërsa për disa bashkëshortësia nuk ka zgjatur shumë.
Nga vendi i shtatë deri të ai i 12-ti, gjenden çiftet, dasmat e të cilëve kanë kushtuar 1.5 milionë dollarë: Elton John dhe David Furnish; Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones; Tiger Woods dhe Elin Nordegren, Eddie Murphy dhe Nicole Mitchell; Pierce Brosnan dhe Keely Shaye Smith dhe Madonna dhe Guy Ritchie.
Nga një milionë dollarë kanë kushtuar dasmat e çifteve (13-15): Donald Trump dhe Melania Knauss, Tori Spelling dhe Charlie Shanian dhe Brad Pitt dhe Jennifer Aniston.
Në mesin e 20 dasmave më të shtrenjta të yjeve të njohur të shoubiznesit ndodhet edhe ato që kanë kushtuar prej 800 mijë dollarësh (vendi i 16) deri të ato 250 mijë (vendi i 20) - Victoria Beckham dhe David Beckham, Ashley Judd dhe Dario Franchitti, Mariah Carey dhe Tommy Mottola, Marc Anthony dhe Dayanara Torres dhe Nicole Kidman dhe Keith Urban.
 
Donald Trump dhe Melania Knauss :X....duam dhe ne dasem si ne pralla
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top