Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Njesia 11, ndërpritet numërimi

Procesi numërimit të kutive të votimit në njësinë 11 në Laprakë është ndërprerë pasi në disa kuti janë gjetur fletë votimi që i përkasin kandidatëve për kryetar bashkie. Numrimi vijon të jetë i bllokuar që prej orës 14:30 pasi 3 antarët e KZAZ-s 55 nga Partia Socialiste, kundërshtojnë administrimin e këtyre votave si të kontestuara dhe jo të pavlefshme, sic e parashikon kodi.

Ndërsa numëruesit socialist kundërshtojnë firmosjen e procesverbalit në ato kuti ku janë gjetur të tilla fletë votimi që sipas tyre i përkasin kandidatit, Lulzim Basha.
Ramë Uruci, kryetar i kësaj KZAZ-je tha se këto fletë janë vendosur në zarfin e votave të kontestuara, e më pas mbyllur në kutitë që do t’i dërgohen KQZ-së, për t’ia vënë në dispozicion subjekteve politike nëse ato do të ndjekin procedurat ligjore për rishikimin e këtyre fletëve.

Përfaqësues lokalë të Partisë Socialistë janë shprehur të habitur përse vetëm sot është nisur aplikimi këtij standarti.

Ndërkohë po sipas tyre gjatë ditëve të mëparshme kur janë përballuar me këtë problem fletët automatikisht janë vendosur në zarfin e fletëve të pavlefshme.

Një problem i ngjashëm u vu re mbrëmë në njësinë bashkiake numër 7, por pas disa debatesh u vendos të zbatohej Kodi Zgjedhor duke i vendosur këto fletë votimi në zarfin e votave të pavlefshme.



Top-Channel
 

Attachments

  • numerimi5.jpg
    numerimi5.jpg
    13.2 KB · Shikime: 29

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back