Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Njësia 10, PS emëron komisionerë të rinj, pritet zbllokimi procesit

PS-ja ka emëruar komisionerët e rinj për numërimin e votave për KZAZ-në 54, ku po numërohen votat për njësinë Bashkiake numër 10. Pas këtij hapi pritet të që zhbllokohet procesi i numërimit të votave. Komisionerët e rinj sapo kanë hyrë në ambientet ku po bëhet numërimi i votave.


Dhuna e Policisë në njësinë 10
Partia Socialiste ka reaguar për situatën e krijuar në KZAZ-në 54, në njësinë 10, ku policia po ndërhyn për të nxjerr nga qendra e numërimit komisionerët e pushuar nga detyra nga KQZ. Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli u shpreh se dhuna mbi numëruesit e PS është e paligjshme dhe e cenon rëndë këtë proces si dhe denoncojë mos lejimin e pranisë së medias.


"Të dhanë tona flasin për një tentativë për të nisur procesin e numërimi pa pranin e përfaqësuesve të PS-së . KQZ vazhdon të hesht për këtë tentativa të papranueshme, i bëjmë thirrje të veprojë tani sepse standardet e këtyre zgjedhjeve në terren kanë rënë plotësisht. Berisha të largoi kthetrat nga votat", tha Kodheli.


* * *


KQZ ka vendosur që të shkarkojë 10 anëtarë të KZAZ-së numër 54 në njësinë bashkiake numër 10. Vendimi i KQZ-së është marrë me propozim të Partisë Socialiste. Anëtarët e komisionit të numërimit kanë refuzuar të dalin nga ambientet ku po numërohen votat. Për këtë gjë KQZ ka kërkuar ndihmën dhe ndërhyrjen e policisë. Komisionerët refuzojnë të braktisin ambientet e KZAZ me argumentimin se nuk ka se kush të mbrojë votat e kutive që janë të hapura. Kujtojmë se vendimi i KQZ-së i linte kohë PS-së për zëvendësimin e tyre vetëm një orë kohë.


Në mbledhje e orës së 11:00 të KQZ-së u kërkuar që të merren masa ndaj komisionerëve që braktisin procesin e numërimit të votave. KQZ vendosi për shkarkimin e anëtarëve të grupeve të numërimit të KZAZ-së 54 të cilët janë larguar nga procesi i numërimit. Kjo masë është propozuar nga Partia Socialiste. Deshire Subashi nënkryetare e KQZ-së u shpreh dakord me një masë të tillë dhe shtoi se duhen shkarkuar të gjithë grupet e numërimit pasi nuk ka vijuar procesi.


Në KZAZ-në 54 disa komisionerë të grupeve të numërimit kanë braktisur procesin duke lënë kuti votimi të hapur mbi tavolinë. KQZ përcaktojë se zëvendësimi i tyre duhet të bëhet deri në orën 12:30. Në ambientet e kësaj KZAZ-je gjendet edhe ambasadori i Holandës në Tiranës.
:27SHEKULLI:27
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back