Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Njeriu ujk/ Krimet çnjerëzore të policit që vrau, përdhunoi dhe masakroi 82 persona

1-24-634x381.jpg

“Njeriu ujk”, i cili përshkruhej si një bashkëshort dhe baba i përsosur me profesion polici, rezulton të jetë vrasësi më i keq në botë ku ka marrë 82 jetë. Ish* oficer i policisë Mikhail Popkov nga Rusia, kur është pyetur në gjykatë se sa gra kishte përdhunuar dhe vrarë, ai thjesht ka ngritur supet, shkruan Mirror.

“Unë nuk mund të them saktësisht dhe nuk mbaj një rekord”, tha ai. Por përgjigjja e tij është zbuluar këtë javë dhe rezulton të ketë vrarë ndoshta 82 persona ose shumë më tepër. Në vitin 2015 lidhur ma këto akuza 53 *vjeçarit iu dha dënimi për jetë, pasi u shpall fajtor për vrasjen 22 grave në Angarsk, një qytet i qetë në Rusi. Por e gjitha kjo histori nuk mbaron këtu. Nga hetimet e kryera rezulton se ai ka kryer edhe 60 vrasje të tjera ndërsa Popkov jetoi jetë në dukje si një baba i dedikuar dhe burrë i dashuruar.

Nëse shpallet fajtor edhe për vrasjen e 60 personave të tjerë, ai do të jetë një ndër vrasësit më të këqij në histori. Megjithatë numrat nuk tregojnë vetëm tmerrin por edhe egërsinë e mbretërimit të terrorit të tij për 18 vite. Disa viktimave u ka prerë kokat, të tjerëve u ka nxjerrë zemrën jashtë, ndërsa të gjitha viktimat i ka përdhunuar si para ashtu dhe pas vdekjes.

Pas gjithë kësaj mizorie Popkov iu vendos nofka ‘ujk’. Një rast që flet bër mizorinë e tij është kur ai ka vrarë një mësuese dhe vajzën e saj në shkollë. Të gjitha viktimat ishin të moshës nga 17 deri në 40 vjeç. “Në jetë unë kam qenë një person i zakonshëm”, ka thanë Popkov në policisë kur u pyet në lidhje me identitetin e tij të dyfishtë. Ndërkohë që miqtë dhe shokët e tij e përshkruajnë kështu vrasësin serial: “Ai e bënte shumë shaka”, tha një ish*mik. Kur Popkov pranoi fillimisht 22 vrasje, vajza e tij Ekaterina refuzoi të besojnë fajësinë e tij. Nga ana tjetër gjatë gjithë karrierës së tij si polic ai ka marrë lëvdata.

Por si e kryente misionin killeri?

Ai krijoi një rutinë. Si fillim vishte uniformën e policisë dhe parkonte makinën e tij jashtë klubeve dhe restoranteve dhe priste derisa të shikonte që kishte gra dhe vajza të pa shoqëruara që dilnin nga atje. Më pas ai i joshte duke u thënë që do tu ofronte ndihmë me mjetin e tij. Por pasi i merrte në makinë ai i dërgonte ato në zona të izoluara ku i përdhunonte dhe vriste. Zgjedhja e armëve për të kryer vrasjet ishte e rastësishme. Më pas i hidhte trupat lakuriq në pyje, varreza apo dhe në rrugë. Shumica e viktimave ishin të gjymtuara barbarisht. Tradita ruse kërkon që ti lënë të hapur arkivolet gjatë funeralave, por kjo gjë nuk ishte e mundur me viktimat pasi i kishte masakruar në mënyrë çnjerëzore./Panorama
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back