Njeriu sa më në veri që jeton ka sy dhe tru më të mëdhenj

Love

βeℓℓe â๓e
bigolbrain.jpg

Londër,korrik 2011 (MIA) - Njerëzit që jetojnë më në veri, në gjerësi të mëdha gjeografike kanë sy dhe tru më të mëdhenj për t'u përballur me dritën e zbehtë gjatë sezoneve të gjata të dimrit dhe ditëve me mjegull.

Kështu thonë disa shkencëtarë britanikë të Universitetit të Oksfordit, të cilët megjithatë nënvizojnë se truri më i madh nuk e bën njeriun më të zgjuar.

"Vëzhgimi më i gjerë i zonave plotëson kapacitetet shtesë", shkruajnë shkencëtarët në gazetën "Biology Letters".

Shkencëtarët kanë matur zgavërat e syrit dhe volumin e trurit në 55 kafka nga 12 popullësi të ndryshme në të gjithë botën dhe përballën rezultatet e nxjerra me gjerësinë gjeografike.

"Ne zbuluam një marrëdhënie pozitive mes gjerësisë dhe përmasave të zgavrave të dy syve, si dhe kapacitetet kafkore", ka deklaruar studiuesi Eiluned Pearce.

Shkencëtarët përdorën kafka që datonin nga vitet 1800, të ruajtura në muzeun të Oksfordit dhe Kembrixhit, të cilat u përkisnin popullsive indigjene nga Skandinavia në Australi, Mikronesi dhe Amerikë e Veriut.
Burimi: Individi
 
Pe: Njeriu sa më në veri që jeton ka sy dhe tru më të mëdhenj

Se ku kam lexuar se njerezit qe jetojne ne veri gjithashtu jane edhe me te pergaditur ne perballje me veshtiresite dhe gjithashtu jane te afte te analizojne me shume si dhe te ambientohen me lehte. E tera kjo ngase jetojne ne vende me kushte te renda klimatike dhe duhet te angazhojne trurin me shume per ti krijuar vetes te mira materiale per egzistence.
 
Back
Top