Njeriu më i pasur në Histori: Mbreti musliman nga Afrika, para 700 viteve

Kresha

A pretty face can never trick me
Sipas vlerësimit të periudhave historike.. vlera e pasurisë së tij arrin në 400 miljard dollar

Ky lajm mund të duket içuditshëm dhe i pabesueshëm deri diku, saqë ndoshta edhe serial filmik, por njeriu më i pasur në histori të njerëzimit ka qenë një mbret musliman i cili ka jetuar në shekullin e 14 miladi, nga vendi që tash njihet me emrin Mali, po nga Mali! Shtet i varfër afrikan i cili është në mes të kufirit të dy shteteve arabe, Algjeris në jug (me sipërfaqe 800 km!) dhe me Mauritaninë në lindje.

Tash ky vend është i ndarë, dhe i cili po pregatitet të pret ushtarë ndërkombëtar për shkak të situates civile politike, dhe të hyj nën mbrojtjen ndërkombëtare për ta rikthyer pjesën veriore të vendit, të cilen e kontrollojnë që gjashtë muaj lëvizjet e armatosura islame.

Sipas gazetes "Lindja e mesme" në numrin e saj të sotëm e premte, sipas rrjetit ``Celebrate net Wurth``, duke llogaritur periudhat kohore del se mbreti`` Mensa Musa i parë`` Mbreti Perandorisë të Malit , ku atë kohë përfshinte edhe Ganën, është njeriu më i pasur në historinë e njerëzimit, me një pasuri që sot vlerësohet me 400 miljard dollar më shumë, se pasuria të cilen e posedon familja historike Roshchild që arriti pasurinë në shekullim e 18.

Vlera e pasurisë së kësaj familje kur grumbullohet nga të gjitha vendet e botës që është e shpërndarë arrin në 350 miljard dollar.

Ky rrjetë elektronik e ka vlerësuar Xhon Rokfelerin (1839-1937) si njeriun e tretë më të pasur në historinë e njerëzimit me 340 miljard dollar. Ndërsa amerikani tjetër më i pasur me origjinë Skoceze Endru Karnigi (1835-1919) është radhitur i katërti me vlerën e pasurisë prej 310 miljard dollar.

Siq duket veqanarisht ari është ai që e ka ngritur në këtë pozitë mbretin Mensa Musa i parë, i cili posedonte ari me tonelata marramendëse sipas të dhënave historike. Në anën tjetër ai mbizotëronte tregtinë me kryp në atë kohë, ku vendi i tij ka qenë burimi kryesor i krypës në botë.

Burime historike japin të dhëna, se në kohën e qeverisjes së mbretëris së Mensa Musa i parë, arrinte të prodhonte për gjysmën e botës krypë dhe ari.

Nëse rrjeti elektronik "Celebrate net Wurth", i ka befasur shumicën me përmendjen e mbretit "Mensa Musa i parë", megjithatë ky person nuk është i panjohur, ngase shumica e historianëve dhe udhëtarëve arab e përmendin atë në librat e tyre, ndër ta është edhe Ibn Halduni, Ibn Batuta dhe Amiri.

Udhëtimi i tij për në Haxh

Burime histroike që kanë të bëjnë me mbretin Mensa Musa i lindur me 1280 dhe ka vdekur me 1337 sipas disa burimeve, përcjellin të dhëna për famën e tij, posaqërisht edhe pas udhëtimit të tij për në Haxh në vitin 1324 ekspeditë që kishte me vete 60 mijë persona. 12 mijë nga ata bartnin tonelata me ari dhe në të gjitha vendet që kalonte u lente ari e ndër ato vende që u dhuroi ari ishin edhe Kairo dhe Medinetu Munevere.

Të dhëna historike tregojnë për një lulëzim të madh të civilizimit, zhvillimit dhe Kultures në qytetin Tembakto dhe në qytetin Gau të cilat tash gjenden nën kontrollin e lëvizjeve islame. //mesazhi

Ne anglisht:
Code:
http://articles.nydailynews.com/2012-10-18/news/34532385_1_richest-person-mexican-telecom-tycoon-billionaires
 
Back
Top