Njeriu ka vuajtur nga kanceri edhe 3200 vjet me pare

LeVoyageur

Once upon a time...
Londër - Arkeologët britanikë kanë zbuluar në Sudan, skelet 3,200 vjeçar të një njeriu i cili vuante nga kanceri në fazën e metastazës.

Studimi vë në dukje se ky është deri tani rasti më i vjetër i kancerit që është i lidhur zakonisht me stilin e jetës moderne. Eshtrat e njeriut, i cili ishte midis 25 dhe 35 vjeç në kohën e vdekjes, u gjetë vitin e kaluar në një varr pranë Nilit në Sudan.

Analiza e eshtrave ka zbuluar se i riu, një anëtar i një familje të pasur, vuante nga kanceri me metastaza. Megjithatë nuk mund të përcaktohet nëse sëmundja ishte arsyeja e vdekjes.
Ky është skeleti më i vjetër dhe më i plotë i një njeriu që vuan nga ky lloj i kancerit, thonë hulumtuesit nga Universiteti i Durhamit dhe Muzeut Britanik.

Edhe pse kanceri është ende një nga shkaqet kryesore të vdekjes, shkencëtarët kanë hasur rrallë në gjurmët e tij gjatë gërmimeve arkeologjike, duke sugjeruar se sëmundja "është e lidhur kryesisht me mënyrën moderne të jetës dhe rritjes së jetëgjatësisë", thonë ekspertët./10minuta/
 
Back
Top