Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Njerezit me shikim mbinjerezor

colors.jpg


Nje mister i ri i shtohet listes se mistereve qe duhen studiuar ne thellesi ne perpjekje per te gjetur nje shpjegim shkencor apo te pakten per te dhene nje shpjegim sadopak bindes.

Nje numer i panjohur njerezish, dhe cuditerisht mendohet vetem te gjinise femerore, mund te perceptojne miliona ngjyra qe jane te padukshme per pjesen tjeter te njerezve. Se ne cfare baze gjenetike apo se cfare kane te vecanta keto femra, nuk eshte ende e njohur por po punohet per te kuptuar kete fenomen.

Nje shkencetar Britanik eshte duke u munduar te gjurmoje disa prej ketyre femrave dhe te mundohet keshtu qe te stdioje dhe te kuptoje kete fuqi te tyren te jashtezakonshme te shikimit.

Nje njeri mesatar, pra nje njeri krejtesisht i zakonshem, mund te perceptje nje milion ngjyra te ndryshme. Ne kemi ne fakt mijera emra qe pershkruajne mijera ngjyra te ndryshme, por asnjehre nuk do te arrinim qe te pershkruanim dot te gjitha ngjyrat qe percepton syri yne. Gjuha e thjeshte nuk mund te pershkruaje ate shumellojshmeri ngjyrash te jashtezakonshme.

Fuqite tona per te pare me ngjyra vijne nga disa qeliza ne syte tane te quajtura kone, te cilat jane 3 lloje, dhe secila prej tyre ngacmohet nga gjatesi te ndyshme te valeve te drites.

Cdo moment qe syte tane jane te hapur, keto tre kone i dergojne mesazhe trurit tone. Me pas truri i kombinon keto sinjale per te prodhuar ato qe ne i quajme ngjyra.

Shikimi eshte nje proces shume kompleks por llogaria e ngjyrave eshte cuditerisht shume e thjeshte: Cdo kon ka aftesine qe te dalloje rreth 100 nuanca te ndryshme, keshtu qe totalja e kombinimeve eshte te pakten 1003, ose nje milion. Hiqni nje prej koneve, dhe behuni nga ajo qe shkencetaret e quajne trikromat, ne dikromat, dhe numri i kombinimeve te mundshme bie. Pothuajse te gjithe gjitaret, duke perfshire edhe qente dhe majmunet, jane dikromate.

Pasuria e botes qe ne shohim eshte e rivalizuar vetem nga ajo e zogjve dhe e disa insekteve, te cilet gjithashtu perceptojne pjesen ultravjollce te spektrit.

Megjithate nga kerkimet e fundit te bera nga shkecetaret, ata dyshojne qe disa njerez shohin edhe me shume. Duke jetur ne mes nesh jane edhe njerez qe kane kater kone, te cilet mund te provojne nje eksperience me nje game ngjyrash qe jane te padukshme per te tjeret.

Eshte e mundur qe te ashtuquajturit tetrakromate shohin nje qind milion ngjyra. Ata shohin cdo ngjyrim te njohur te copezuar ne njeqind ngjyrime te tjera delikate per te cilat nuk ka asnje emer, asnje ngjyre te tille te pikturuar.

Dhe pasi perceptimi i ngjyrave eshte nje eksperience krejtesisht personale, ata nuk kane asnje menyre per ta kuptuar qe ata shikojne shume me larg se ajo qe ne e konsiderojme te jete limiti i shikimit njerezor./info.al/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back