Njerëzit më pak të përqëndruar sesa peshku i artë!

Malsi

Anëtar i Nderuar
njer-euml-zit-m-euml-pak-t-euml-p-euml-rq-euml-ndruar-sesa-peshku-i-art-euml_hd.jpg

Rezultatet e një studimi të fundit kanë treguar se përqendrimi i njerëzve është aq i shkurtë sa ata nuk kanë mundësi të përcjelljes së kësaj fjalie pa ndërprerë.
Sipas studimit thuhet se koha e përqendrimit ka rënë prej 12 sekondave në vitin 2000, në 8 sekonda në 2015.

Për të qenë më të qartë me këtë, peshku i artë (goldfish) ka ka kohë përqendrimi prej 9 sekondave, që i bie më të madhe sesa njerëzit sot.

Kështu që, një peshk i artë mund të lexoj këtë artikull pa u mërzitur dhe hapur Facebook, më gjatë se secili prej nesh. Ose të paktën, më shumë sesa shumë prej nesh.

Rezultatet vijnë nga studimi i bërë nga kompania Microsoft, e cila ka anketuar 2000 persona, ndërsa 112 tjerë kanë marrë pjesë në studim ku është përdorur metoda EEG e cila ka monitoruar aktivitetet e trurit.

Sipas The Independent, nga ky rezultat vërehet që ‘fajin’ e kanë pajisjet teknologjike, për rënien e shkallës së përqendrimit gjatë këtyre viteve.

Megjithatë, ekziston edhe ana e ndritur e medaljes: sipas hulumtimit rezulton se aftësia jonë për të bërë shumë punë në një të njëjtën kohë (multi-tasking) është përmirësuar në epokën e teknologjisë.
 
Titulli: Njerëzit më pak të përqëndruar sesa peshku i artë!

Ne kete shkrim me vjen te them kete:
Disa sekonda humbu dhe adhuro,nje gjethe,nje lule,nje petale.
Ose thjesht ndjeje ajrin e frymarrjes tende,ndjeje se sa qenie me fat je qe ke nje oragnizem te tille qe shijon boten per-rreth duke u ushqyer me ajrin e saj.
 
Titulli: Njerëzit më pak të përqëndruar sesa peshku i artë!

Te flase per vete Microsoft, pse svjen e me studion mua ee, se del bllof direkt :P
 
Titulli: Njerëzit më pak të përqëndruar sesa peshku i artë!

Mundet aftesia te kryej shum pune ne te njejten kohe, porse sbesoj qe i ben si duhet.
Mvaret dhe cka pershtat, cilen punë me tjetren?
 
Back
Top