Njerezit e ndjeshem

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Njerëzit e ndjeshëm janë më të sinqertët dhe më të vërtetët që do të hasësh në jetë.
Të jesh në praninë e tyre është një bekim që pak kush di ta vlerësojë.
Nëse e ndiejnë mirësinë tënde, ata do të të lejojnë të hysh në hapësirat e tyre, por për shkak të asaj që kanë kaluar, do të jenë përherë të rezervuar. Kështu, me aq sa të lejojnë, ti mund të kujtosh se ke lundruar në oqeanin e tyre, por në fakt mund të kesh marrë vetëm një pikë të vetme prej tij.
Nëse i tradhëton, i hedh poshtë apo thur djallëzisht pas krahëve të tyre, ata do të largohen, por sigurisht që s'do ta harrojnë kurrë atë çka u ke bërë.
Të ndjeshmit jetojnë me një ndjenjë dhimbjeje të vazhdueshme për situata të pasqaruara a keqkuptime të ndodhura. Ata janë shpirtra të munduar, që as nuk urrejnë e as durojnë të urrehen. Njerëz të tillë mëtojnë sinqeritet, çka është edhe arsyeja se pse shpesh ata i gjen vetëm. I gjen vetëm sepse e kanë kuptuar se sinqeriteti është cilësia më e rrallëgjendur sot.
Sinqeriteti që emetojnë mund t'i bëjë të ngjajnë naivë, por ata nuk janë kurrsesi të tillë. Nuk mund të jetë naiv dikush që ka parë me dhjetëra maska t'i bien para syve.
Pavarësisht gjithçkaje që heqin në jetë, pavarësisht zhgënjimeve e thikave pas shpine, të ndjeshmit gjejnë gjithmonë kohë e mundësi për t'u dhënë mbështetje zemërthyerve, të harruarve e të keqkuptuarve.
Të ndjeshmit janë si engjëj krahëthyer. Ata mund të jenë shigjetuar vërtet pafund herë nga ligësia, por durimi e forca e tyre përballë atyre shigjetave, të bëjnë të besosh në triumfin e së mirës. (K. Smajlaj)
FB_IMG_1655757028723.jpg
 
Kisha 1 pyetje unë.
A mundet një njeri i ndjeshëm të kthehet në egoist dhe të mbjellë urretje në shpirtin e vet?
 
Kisha 1 pyetje unë.
A mundet një njeri i ndjeshëm të kthehet në egoist dhe të mbjellë urretje në shpirtin e vet?
 
Nëse i tradhëton, i hedh poshtë apo thur djallëzisht pas krahëve të tyre, ata do të largohen, por sigurisht që s'do ta harrojnë kurrë atë çka u ke bërë.
Të ndjeshmit jetojnë me një ndjenjë dhimbjeje të vazhdueshme për situata të pasqaruara a keqkuptime të ndodhura. Ata janë shpirtra të munduar, që as nuk urrejnë e as durojnë të urrehen. Njerëz të tillë mëtojnë sinqeritet, çka është edhe arsyeja se pse shpesh ata i gjen vetëm. I gjen vetëm sepse e kanë kuptuar se sinqeriteti është cilësia më e rrallëgjendur sot.
Sinqeriteti që emetojnë mund t'i bëjë të ngjajnë naivë, por ata nuk janë kurrsesi të tillë. Nuk mund të jetë naiv dikush që ka parë me dhjetëra maska t'i bien para syve.
Pavarësisht gjithçkaje që heqin në jetë, pavarësisht zhgënjimeve e thikave pas shpine, të ndjeshmit gjejnë gjithmonë kohë e mundësi për t'u dhënë mbështetje zemërthyerve, të harruarve e të keqkuptuarve.
Sa e gjeta veten sikur të flitej për mua 🙂
 
Empath people
Kanë një anë te mirë dhe jo të mirë te kesaj...
Se shpesh herë empatine u'a marrin per dobesi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top