NJERËZ PA RRËNJË

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
NJERËZ PA RRËNJË

Gjithmonë e më shumë shtohen njerëzit pa rrënjë,
ata që nuk kanë më
një shtëpi të tyre.
I marrin me qira të gjitha... dhe ëndrrat,
i rrëmojnë e i shkulin në libra psikologjie.
Pa rrënjë tani, ngjajnë me pemët e shkulura,
tek varret e prindërve shkojnë rrallë dhe më rrallë,
xhezven e nënës së vdekur e kanë hedhur
kafen e pinë rrugëve
në këmbë si kuaj.
Nuk kanë miq shtëpie, i çojnë në hotele
aty u shtrohet fjetja, buka dhe vera,
me qira, me kredi të gjitha,
të gjitha
dhe emrat e dytë, në kombësi të tjera.
Babai i vdekur drejt e nga spitali
me qira tek "Funerali"
fle natën e fundit,
dhe vajzat e tij mbajnë syze të errëta
të mos iu shkrijë nga lotët lapsi i plumbit...
Me qira sot fytyrat, një tjetër dhe një tjetër
ndërrojnë lëkurën si gjarpri
në klinika të shtrenjta,
ndër romane i huajnë fëmijëritë që nuk patën
kujtimet e florinjta, mallet e argjendta.
Mëmësinë mund ta blesh me para në një bankë
mbjell në bark një bebe,
pa baba e pa gjyshe.
Gjithmonë e më shumë takoj njerëz pa rrënjë,

(dhe, oh sa më dhemb, kjo bota "Ndryshe".)
(Petrit Ruka )
1695031507486.png
 
Realitet i trishte ne shoqerin e diteve te sotme, poeti permes vargut shpreh revolten dhe ne te njeten kohe reflekton ndergjegjesimin e rinise se katandisur , veprimet e te cileve bejn te humbin identitetin , rrenjet e tyre !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top