sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Gati njëzetë vjet më vonë, nuk arrij të kuptoj përkushtimin e kësaj gruaje për të ardhur kaq larg në këtë vend dhe këmbënguljen për ta riparë shtëpinë e shkrimtarit. Jo. Askurrë. Njësoj nuk e marr vesh dhe kur kthehem pas. Pas orësh pafund udhëtimi, jemi një treshe e vetmuar humane, në mes malesh Dukagjini.
Shkruan : Ben Andoni
Gruaja i tregoi vendin e tij...Bardhë e zi. Foto, shumë foto iu vunë përballë. Para Martin Camajt kaluan histori, ngjarje, por askund vendi i tij. Jo s’është vendi im, i tha mohues. Ajo thjesht tundi kokën në shenjë pohimi...
Kam lindur lis,/Prej derës përmbys mbi hanë rrodha/Me plot yje tjerë e rash në pyll./
Pse ishte natë kur nisa me folë/Në vetmi më ra dimni në fjalë./Dhe kështu u rrit në mue enigma,/Dhimba e kresë me ditë si pylli lidh/ Rrezet e hanës nye deri n’agim për gishta.
...

Pa asnjë mëdyshje, për ata që u themi në Dukagjin se duam të shkojmë tek shtëpia e Martin Camajt, duhet të përbëjmë gati një histori çmendurie. Jutta këmbëngul sërish pas disa orësh. Nuk di se çfarë rrënjësh do të gjejë. Pse? Pse? Amanet-i gjegjem kureshtjes së vendasve. Të sajat në Shqipëri apo një kujtim i saj, kushtuar një njeriu...Histori e futur në histori, e futur sërish. Pafund.
Në fakt, ky udhëtim yni kaq i lodhshëm është bërë edhe njëherë tjetër prej kësaj gruaje, shumë e shumë vite më parë. Nuk dinte asgjë veç arsyes të saj. Duhet të ndjente me zemër, atë që quhej Shqipëri. E kishte hasur diku në historitë që tregonin për një fqinjin e saj aristokrat. Princin e pafatë Von Wied. Ata dhe Shqipëria. Kaq.
Gati 4 orë më vonë, teksa kemi lënë pas Arren dhe kemi përvijuar maleve, luginave dhe pyjeve mbi Liqenin e Komanit, i mënjanohemi përballë disi edhe Vilës dhe përgatitemi t’i ngjitemi skajit tjetër të Temalit. Përballë në horizont përvijohen viset e Pukës, Buzhalit e deri në Berish...Në një plan operativ, që kemi bërë me shpejtësi, bashkëshoqëruesit tanë dhe miqtë tanë vendas, alias “të dobëtit”, u duhet të na bashkohen pas disa orëve me makinë përtej Cukalit, kur të mbërrijnë në Shllak...
Nëse arrini!-na thonë. Pak me cinizëm, shumë me qesëndi...Gruaja është e sigurt. Dhe, nuk e di fare rrugën,... kohën asgjë. Njeh vetëm besimin dhe qëllimin. Disa orë më vonë Jutta fillon të kthjellohet rrugës për itinerarin dhe madje kur arrin në disa pragje natyrore, arrin që të gjejë edhe shenjat e dikurshme, të një udhëtimi të mëparshëm. Edhe pak, më jep kurajo. Për të Temali është shumë më tepër se mua!!! ثshtë një nga degëzat që e mbajti në Shqipëri.
Unë, e njoh vendin nga emisarët vetmitarë të fesë, që mundoheshin të ndritnin pak besim këtu për jetën dhe Zotin Krisht. Ajo që di saktësisht është vetëm pas një shënimi të At Karmës për Dukagjinin: Temali bahet 230 shpi, asht Bajrak në veti, e shkon me Dukagjin. I pari asht i ardh’ prej Berishe. Thonë se ‘i burrë e ‘i grue motit paskan ardh e dalë Drinit e ngulë në Temal. Prej sish shtue Arra (Temal) e katundi i Kishës. Ecim. Ecim. Gurë, proska...rrasa, shkurre, pemë... natyrë e virgjër.
Era e tokës/Ndieva erën e tokës posa livrue/E eca arave shumë kohë./Mos e shkel tokën e huej-më bërtitën-o ti, i pa dhe!”/E më gjuen me pesha e pikat e gjakut/U rrxuen prej kreje në parzëm.
Si mund ta ketë përjetuar këtë vend Martin Camaj? Askush s’do jetë në gjëndje që ta thotë. Bashkëkohësit janë lërguar matanë jetës. Të mbeturit duket se pak u intereson. I arratisur nga Shqipëria ai nuk do të kthehej më. Dhe, as nuk do e merrte mbase kurrë mundimin që të vinte fizikisht. Shpirtërisht? PO. Dhe, kur dëshira do mund t’i realizohej nuk erdhi vërtetë dot më. Nga lodhja nuk ndjej më asgjë. Vetëm ecjen dhe çapitjen. Erën e tokës s’e ndiesha ma/ Prej frigës e marres.
Martin Camajn, si të gjithë njerëzit e brezit tim, e kam njohur nga pak botimet dhe nga shkrimet panegjirike të këtyre viteve. Edhe ato kanë qenë me pikatore. Ecim. Të gjithë distancat janë larg në këtë vend. Kujtoj, se kam bërë fjalë pak orë më parë me Juttën. Rëndë. Për t’i treguar se e njoh më mirë vendin se ajo, i kam thënë para atyre njerëzve, që nuk na u bashkuan- se ky vend s’është Dukagjin. Edhe sikur të mos jetë, ti nuk duhet ta thuash përpara meje, më thotë e prekur. I jap një shpjegim të gjatë, por për të s’ka kuptim. Rëndësi ka ta gjejë. Ta prekë. Jutta do t’i afrohej Shqipërisë me anë të tij.
E ka njohur dhe ma ka përshkruar me një saktësi vizatuesi portretesh. Aqsa di çdo kontur të tij. Si rrinte? Si shprehej? Sa i edukuar ishte?! Sa i paqtë dhe sa i dashur?! Sa i drobitur për të parë vendin e tij. Sa i vetëm. Krejt i vetëm. I gjatë. I butë. Tepër i edukuar. Jutta e ka parë Shqipërinë me anë të tij. ثshtë si një homazh për të dy, ky udhëtim. Kushedi sa kureshtje ka pasur për vendin e tij. Gruaja më ka treguar dhimbjen që jepet përmes një shpirti të drobitur dhe vetmitar dhe një ...shqiptari si ai.
Duket se pak njerëzit e mrekullueshëm që do sillnin një shpirt të qashtër në këtë vend, erdhën falë tij. Sa për shtetin, ai as nuk e di se atje s’ka rrugë makine, qendër shëndetësore...etj., etj. “Shko, i tha dhe Martin Camaj. Fotografoje vendin tim. Tako njerëzit e mi. Do të duan”. Ishte e vërtetë. Ai s’erdhi dot kurrë më. Dr. Klosi do të na lërë një dëshmi të rëndësishme të përballjes së tij me zyrtarët e fundit të tranzicionit shqiptar...
I tërhequr. Në pritje. Ndalim diku të pimë pak ujë. Gruaja mban mënd se bash në këtë vend ka qenë një kryq druri që për fat ne e rigjejmë sërish. Kemi dhe pak, më thotë Jutta. E quan si vendin e saj. Vërtetë! ثshtë më afër asaj se mua. Unë di vetëm që këtu ai ka kullosur bagëtinë dhe ashtu si do të më thotë dikush, pak më vonë, harrohej me orë të tëra duke shkruar në rasat e gurit. Shkruar për të mos u prishur. Ngrihemi.
Drejt shtëpisë
Ngrihemi drejt një lugine, ndërsa burri që na shoqëron tregon se këtu ka shtëpinë mësuesi i vetëm i tre fshatrave. Nuk na është përgjigjur në celular se të bëjë këtë gjë, duhet të dalë nga vendi ku ka shtëpinë dhe të ngjitet...si dikur?!! Kemi dhe pak. “Me këto rrasa shkruhet”, na thotë djali që na udhëheq. Si në ëndërr.
Por vallë nuk po ecim dhe ne me ëndrrën?! Ashtu si e gjithë vepra e tij i ngjan një ëndrre të përjetuar keq. Një letrar shqiptar më ka thënë dikur sesi është përballur në kohën e komunizmit me të në Itali. Kuptohet duke i marrë leje sigurimit të Ambasadës. Hamendësova vetminë në rrëfimin e tij, kur hoqa ujërat nga fjalët e bashkëbiseduesit. Heshtjen.
Kushedi se çfarë heshtje të gjatë duhet të ketë pasur ky njeri në jetën e tij, atë heshtje që ka shoqëruar ndonjë numërim. Ditë, javë, vite që s’mbaronin kurrë... Bashkohemi me mësuesin, që di pak gjëra për racën e Camajt. Ngjitemi. Nuk janë më aty dhe të gjithë gjërat i kanë lënë më thotë si triumfator, nga sipër një mushke. Ne e dëgjojmë dhe ashtu si pak orë më parë, ndjekim me Juttën, nga një largësi prej metrash pafund, kafshën që mban njerëzit, që na heqin udhë.
Kur afër mbrëmjes mbërrijmë tek shtëpia e Camajve, duket se e gjitha është një përrallë. Por, s’ka njerëz. Treshes sonë, që i është bashkuar dhe mësuesi që çalon gati frikshëm i shkollës fillore të Arrën, i mbetet vetëm të shikojë.
Asgjë e veçantë që ti të qëndrosh ose të grishesh për diçka. Jutta është shmangur dhe i bën rikonjicion vetë. Si ka mundësi? Si ka mundësi, që e ka lënë kështu. Si ka mundësi? ثshtë një shtëpi dykatëshe kuadratike dhe e ndërtuar me kanonet simetrike të vendasve deri në pamundësi. Dritare të vogla. Pak orendi, të prishura. Jutta bën menjëherë kontrollin e kujtimeve. Vendit? Gjithçkaje! “E pamundur. Shiko si e kanë lënë”, më thotë me zhgënjim. Por, e gjen justifikimin vetë kur thotë se tash njerëzit kanë vdekur. ا’mund të presësh më?!
Shtëpia i ngjan një shtëpie të braktisur të pas luftërave ballkanike të viteve të fundit. Një krevat hekuri në cep të një ode sipër tregon se dikur ka pasur jetë. “Kujdes, na thotë mësuesi,-sepse mund t’ju mbetet këmba në dërrasa”. Jutta më tregon historinë, kur sëbashku me të shoqin e saj erdhën në këtë vend. Si i trajtonin gratë dhe natën që kaluan këtu. Si ishte?-i pyes. Gratë nuk i respektonin fare, më thotë paqejf. Vetëm se e do të gjithë familjen Camaj.
Më flet sikur i ka para vetes. Por shtëpia dhe interiori është tejet larg asaj që mund të ngjallë diçka për ndonjë pretendim në ndërtim. A thua të ketë qenë dhe kjo pjesë e vetmisë së tij, që nuk e shuajti në asnjë vend?
Dita e malit tem/ Dheu im asht i përmendun/Për humnerat e thella/Ndër banorët e malit e të fushës/ Deri në det./ Mbramjeve atje/Ndijohet klithma e grizhlës/Ndër kthetrat e shqipes e shpirti i saj/U flijohet hijevet/Atje lot drita në sytë e njerëzve tash e parë/ E epshet s’i njeh kurrkush me emën./Hakmarrja asht, përshembull gjarpër nën gur/ E gjarpri asht mende femne/Nën rubën e bardhë ase të kuqe. Në muzg prek/Ballin e vet secili e ndien ndër gishta/ Fillin e jetës e gëzohet.
Ajo që i ka mbetur Juttës është mikpritja për ta dhe si flejtën atë ditë aq larg aty. Ikën. Zhduket sërish. E pyes për toponiminë mësuesin, ndërsa Jutta po ‘e shpartallon’ shtëpinë me foto. Më sqaron: “Janë lagjet Poshtë. Ajo jona, është Hanas. Kjo sipër është Bulsham. Ato sipër quheshin shtëpitë e Camajve. Një vend më sipër ishin kolibet ku shkoshim me verushë.
Këto shtëpitë poshtë të Bulshamit. Janë larg se ashtu ishin në kohë ashtu..Janë ndërtu, kur janë nda...me krahina me zona. Jemi nda, sepse këtu e kemi ndarë bagëtinë. Pas ‘90 i kena nda tokat si të parët. Jo kontradikta asnjëherë sepse i dinin tokat që para komunizmit dhe s’kishte fare debate. Sa për hakmarrje brenda fshatit brenda për..jashtë po..Në këtë fshatin këtu Vil, po ka pas”.
Ulemi dhe qëndrojmë. Ndërsa gruaja fotografon, bëj pak muhabet me burrat. Më duhet t’u sqaroj dhe njëherë udhëtimin dhe planet tona. ثshtë e pamundur të dalim në Shllak dhe më e pamundur të kthehemi në Arrën. E pamundur. E pamundur.
Në nadje vrejta rrethin e andrrave/në truell e gjeta fillin e tretun/ në pikën e ndaljes së dritës.
Bari është ngjitur natyrshëm deri në katin e parë. Një djegje e lehtë e ka përshkruar diku shtëpinë brenda- ndoshta nga pakujdesia. Jutta fotografon e vetme. Shtëpia është e vogël shumë për të. Dhe, dritaret e vogla duken më të ngushta në mbrëmje, kurse nga toka vjen era e fillim verës. Diku këndon një insekt...po aq i vetmuar.
Kap me sy se ku mund të rrinte një pllakë përkujtimore për të. Po nuk besoj që ta vendosi ministri aktual i kulturës shqiptare, që në një emision pak javë më parë, ngatërron deri Ismail Qemalin, themeluesin e shtetit shqiptar. Për këtë qyqar mendoj-duhet të kujtojë se është duke ruajtur akoma dhitë tutje në mal. Po na kap mbrëmja, më cyt mësuesi. Do që t’i them Juttës të ikim.
Nuk mund t’ia prish magjinë asaj. Dhe, as nuk e pyes për emocionin. Me shenjë, më ka thënë vetëm më lër...Ashtu si me shenjë burrat më thonë se filloi mbrëmja. Ngre supet. Mundohem të thith ajrin e tij. Të mendoj sesi ka jetuar dhe çfarë mund të shkruaj një njeri që ka lindur këtu. Mendoj. Mendoj. Kaq. Një Zot e di sesi mund t’ia dalë një njeri që këtu!
Mbramja ashtë larg/ e ti je atje mbi kodër të blerueme/ku gurzit që bashin zhurmë/ i përpiu dheu.
Ti je atje me të bijën e heshtjes/e me shoqe tjera e mendon për mue./
Unë jam në detin e tingujve
e ndër gjujt e mij ndieva/peshen e tramit tue u ndalue me turr./Mandej i lëshova vendin një të vjetri/ e mes tallazit të krahve thashë:/mbramja ashtë larg e ti andej lumit.
Heshtja prek qiellin me dorë/E ti atje mbi kodër të blerueme/ njeh gjurmët e diellit npër qiell.
Duam të ikim. E ndihmoj Juttën me një foto. Më duket sikur ajo s’do vi më në këtë vend dhe ka një trishtim, që mezi e shfaq. Vetë figura e Martinit është një si lloj totemi për të, që ajo edhe me këtë udhëtim nuk e prek. Mundohem të hamendësoj bisedën e tyre dhe mënyrën sesi ia ka treguar Shqipërinë, një njeri, që e ka njohur dhe vetë shumë pak vendin. Besoj se Jutta e njeh Shqipërinë më shumë ndërsa ai e ndjente më shumë.
Camaj do jetonte edhe dy vjet të tjera pas. Sërish do druhej shumë, por mbase duke ditur dhe konfuzionin e madh shqiptar, nuk do preferonte në atë moshë që t’i ngjitej më malit. Po vinte vdekja. Në shkrimin e Dr. Klosit, një njeriu që e njohu nga fare afër, thuhet se e dinte që do vdiste. Apo ndoshta Camaj, në ato muajt e parë të agut të demokracisë duke ditur botën shqiptare, ruhet akoma për fatin e të dy vëllezërve të tij.
Po për ata. Tej, larg, ku ata të gjorët ia kanë ruajtur për shumë kohë fotografinë futur nën dysheme, që të mos e shikoj askush. Në mbrëmje, kur kthehemi nga udhëtimi, në odën e mësuesit flasim dhe për Camajn. Por mësuesi pak e njeh simbolikën e tij.
Camaj do të mbetet një nga shembujt e bukur të letërsisë sonë. Nga ajo që më kanë thënë, paçka baltës, që pretendojnë t’i hedhin sot, ai qëndroi larg, kur deshën ta implikonin kundër Shqipërisë. Për të mjaftonte letërsia.
U mjaftua me gegnishten e tij të kultivuar dhe duke e çuar atë në vise, ku poezia shqiptare ende druhej të afrohej. Si do të shkruante po të kish jetuar për Lujt e Kqi, Kodrën e Legegës, Rrasën e Mnikut (afër Serreqit), Ndërshtiqen, vendin ku mund të dal’ veç këmba e nierit. Shpati i Shullanit, Shpella e Hajme: a rranxë shkëmbi si strehë, Kodrën e Ferrcukut, Kodrën e Molçit,Fushën e Radikës, Lagjjen e Shbenit, Lugun e Firushës: ku ka firë shumë.
Shpellën e madhe, Kodrën e Bulshejve, Kronin e Blegtores?
ثshtë natë kur kthemi pas. Vonë. Nuk di brengën që më ka lënë shtëpia dhe fundi i një njeri. Kur vdes një njeri merr me vete një bibliotekë, kujtoj Borgesin. Po Martini vallë çfarë mund të ketë marrë? Martini ka qenë shumë por për vendasit nuk tregon aq. Edhe fëmijët gati as e njohin fare. Dua tu them për shembullin e tij. Më kot.
Camaj do e prekte botën shqiptare në një talk show të Televizionit Austriak....Ja si do i thotë pak ditë më vonë, një mikut të tij Gjon Sinishtës në universitetin e San Franciskos, botuesit të Buletinit Katolik Shqiptar. „Më 2 marc, javën që shkoi isha në Vjenë ku u mbajtë në televizionin austriak një talk-show mbi Shqipërinë... Klosi e Pollo mbajtën anën time në diskusion: ambasatorin e bâmë pupletë derisa iu muer goja, si belbacakut. Ashtë e para herë që dal e diskutoj në një talk-show dhe e kalova provimin.”
Burri i përzemërt kishte “një mirësi të kultivuar, kur bashkohej malësori bujar me evropianin erudit. Zëri ishte tejet melodioz, dukej nganjëherë sikur fliste me kantilenë, e nuk e di si këndonte por do çuditesha sikur të mos këndonte bukur me atë zë dhe nuancat e holla që shqiptonte. Sidomos gjermanishten e kishte të kulluar, fjalët të nyjëtuara saktë me një tingëllim Shkodre për të cilin më duket ishte krenar”, do të shkruajë pak ditë më parë Dr. Klosi te “Shekulli”.
...
Të gjitha i kishte por mbase këto s’mjaftonin. Në marsin e vitit 1992 ai do të ndërronte jetë, pa mundur të kthehej më në vendin e tij. Dhe pastaj: Lule
Sonte më lajmëruen se ka vdekë një njeri/Prandej jam i trishtueshëm, Lule.
Dashunia ashtë e vetmja shtyllë guri/ Kur andej gardhit fluturojnë/Shëgjetat e akullit.
Dy zemra bashkë janë ma rrufeprojse/ Se dy shpata tu për tu/Me teha përjashta/
Ideja e sosjes, Lule,/kur je ti pranë ik si shpend i egër/ andej kah vjen terri.
Në terr dhe ne mundohemi t’i japim fund diskutimit dhe të qetësohemi. Jutta duket se ka hequr një barrë të madhe nga vetja. Nesër duhet të largohemi nga viset e Martinit, mbase për të mos ardhur më...kah vjen ky terr i vetmisë. Shtëpia e tij në pak fjalët që ndajmë këtë mbrëmje të përkorë... është në dorë të natyrës, indiferencës dhe gjasë së egër. Gruaja ndoshta mendon se çfarë do t’i thotë Martinit, në ëndërrimet e saj, për t’ia qetësuar shpirtin. Ajo e di! ثshtë viti 2010. Përvjetori i lindjes së tij.
*Udhëtimi është bërë gati një muaj e gjysëm më parë. Vargjet në reportazh janë nga krijimtaria e tij lirike