sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Nese nuk e ke pare shtepine e Zekateve, atehere te falet te thuash se nuk ishe fare ne Gjirokaster. Ne rast te kundert, ti vertete e ke pare apo shijuar Qytetin e Gurit. Gjirokastra ka te gjithe fatin, qe i mungon qyteteve te tjera shqiptare, ku vizioni i ngushte kombetar per sa i perket ndertimit te shtepive, duket fare açik. Aq e vertete eshte kjo, saqe Gjirokastres, i rrine fare te vogla edhe bemat qe kane treguar per te. Kryesisht ato te Ismail Kadarese, i cili e nderkombetarizoi me “Kroniken ne Gur”.
...
Nuk ka sesi te kete ndonje imazh te i poshter Zekos. Kuptohet jo per faktin se atehere s’ishte shpikur fotografia, por shqiptaret se kane pasur aq shume ‘qejf’ imazhin. Nga “i fundmi” i Zekateve, qe banon sot ne kryeshtepine e Palortos, mund te heqesh ndonje parabole te larget antropologjike. Vertete, si mund te kene qene valle Zekatet e pare? I tregojne punetore. Te mbledhur. Te kujdesshem per punet e tyre. Si biçim hebrenjsh, ne kuptim shqiptar. Jo me kot, per kete te fundit nje artikullshkrues hoqi nje linje shume interesante pak kohe me pare. Por, vetem kaq.
Ky qe kemi perballe, ne keto dite te fundit qershor, ketij imazhi i afrohet vetem me ngjyren e lekures. Rruzhdi Zeko, 80 vjeçar, ka nje fytyre ngjyre gruri, e cila i buzeqesh me veshtiresi pranise sone. Duhet te jete merzitur pafund ne kohe me pyetjet, sepse te gjithave u pergjigjet shkurtazi. Prere. Kuptohet kur afrohet Sadi Petrela, nje nga frymezuesit e Organizates per Zhvillimin dhe Ruajtjen e Gjirokastres, gjerat ndryshojne. Burri behet me miqesor dhe disi me i hapur. Fale tij eshte marre mbeshtetje per shtepine e Zekateve dhe per endrren. Asgje e veçante...I fundmi hesht dhe hesht. Ben interesantin. Duhet te arratisem serish ne libra. Mbase aty do te gjej, ndonje gje me te sakte. Nderkohe, Eda, pedagogia shqiptare ne Ilinois, eshte mrekulluar dhe me nguc te futemi ne shtepi...
Zekati... “i fundit”
Ne fakt s’quhet mrekulli, kjo qe ka bere tashme Sadi Petrela dhe nje grup multinacional, qe eshte duke punuar ne kuader te nje shoqate, e cila ndihmon per pune te ndryshme qe lidhen me qytetin. Mrekullia e vertete ka qene plan-projekti i atij grupi ndertuesish ose ndertuesi, qe kurre s’do ua mesojme emrat. Te kete qene valle Petro Korçari? Keshtu thone. Per kete te fundit, madje, konstruktorin e keshtjellave te Tepelenes dhe Gjirokastres, nuk mbarojne legjendat. Nese vertete ka qene i tille, atehere mjeshteria e ndertimit te kesaj shtepie e pershfaq tamam. Organizimi, ku punon Sadi, ka bere nderhyrje interesante, duke restauruar me emergjence çatine por edhe e ka pajisur shtepine. Ata e quajne si detyrim, me modesti, kurse te tjereve u kane treguar sesi mund te funksionojne njerezit qe u pelqen gjeja qe bejne. Fale tij jemi te Zekatet. Pa u ngutur ende per ne shtepi, dua te nxjerr edhe pak fjale nga plaku, qe me shikon shume sqimatar. Nga pas, i rri ajo gruaja e re 45 vjeçare, per te cilen shoqeruesi yne na e prezantoi si pinjollen e vertete te Zekateve.
Deri nje fare kohe, qofte plaku dhe ajo, s’me kane ngjallur asgje. Legjenda eshte e vdekur me ta. Gruaja u ngjit me ne ne makine, e ne fund nderroi gjirokastriteshe nje muhabet jo celulari me nje fqinje, sak si qemoti. I ati dhe ema e saj kane kete shtepi te madhe, ndersa ajo me te shoqin jetojne aty. Kjo eshte e gjithe katandia humane e ketij fisi sot. Zekatet e kane braktisur ate hyrjen drejt shtepise, qe eshte ne veri te qytetit dhe tash te gjithe duhet te vine nga nje porteze e vogel por impozante e shtepise se vogel. Ne kete vend kane banuar edhe ne kohe te Enver Hoxhes kur njerezit e atehershem te monumenteve i percollen me pahir, ketu ku jane dhe tashti qe u eshte kthyer prona. Gruaja, gjithsesi, na ka bere rruge. eshte simpatike por pak e shkujdesur. Nuk do duket me ose me qarte eshte krejt indiferente. Ne kemi fatin se jemi me Sadin. Prania e tij do te thote qe ne dere te shfaqej edhe Burri. Del, por ngutet.
Do te shikoje ndeshjet e Kampionatit Boteror. Mezi bindet per te folur. Ulemi ne nje tavoline ne pjesen e parme te baneses, ku si ne nje taverne kemi qytetin. Prej kohes, kushdo qe vjen tek “Zekatet”, duhet te vije nga porta jugore e shtepise dhe qe aty te kaloje dhe pastaj permes nje porte tjeter, ku mund t’u ngjitet Zekateve te legjendes. Mbaj pak koken aty se dua te mbaroj shpejt pune me plakun. Por, ai del me i shtruar sesa mendimi im. Eda me nguc qe andej dhe padurimin e saj te lindur per te bukuren e zgjidh teksa ndjek ne fokus nje mace te vogel...
Zekatet
E kap veten gafil me syte te macja dhe bashke me mua dhe plaku. Si erdhen ne histori? Nga ishin? Plaku as me ndjek fare sepse nuk i ngjall ndonje interes te veçante ne morine e atyre qindrave njerezve, qe kane ardhur ne kete vend. Hap diktofonin: “Kishin blegtori. Shume toka dhe jo vetem ketu por edhe ne Dropull dhe Delvine”. A ishin hebrenj?-i them. “Shqiptare jane. Pse çfare jane turq…Shqiptare jane”.
Me flit pak per Zekatet, i lutem. “ا’te them?! Ka Zekate plot ne Tirane, pa ka dhe ne Durres. Une vete jam rritur ketu. Kam dy motra te gjalla, djem te xhaxhait ne Tirane, pastaj njerez ne Durres dhe ne Itali. Si pendet e korbit, jemi ndare. Jemi fis i madh”.
Pse e bene shtepine kaq te madhe? “Se ishin te medhenj. Jetonin pak ne fillim dhe u rritem pastaj…Ketu ka stere brenda, qe perdorej per te lare dhe qe pastrohej çdo vit. Nuk e di se ku e ka marre modelin e shtepise, por atehere kishte dhe nje porte tjeter. Ne, tashti e kemi mbyllur porten aty dhe ka mbetur vetem kjo porte. Ka pasur shume oferta nga Greqia…Ne I thame qe nuk e shesim dhe nuk e shesim. Jo vetem qe ka vlera qe njeri nuk i paguan dot por duhen mbledhur shume njerez nga Zekatet per te rene ne ujdi”.
Zekatet, me kohe, u ndane ne dy kanale. Ishin Zekatat e poshtem nga te cilet rridhte dhe e ema e Enver Hoxhes dhe keta te sipermit. Zekatet, pas nje kohe kur filluan te ikin me shume larg origjines edhe bene krushqi me ata poshte per shkak se nuk e donin pasurine jashte. Ata, vete, martoheshin me te pasurit e qytetit Gjebreajt, Zekatet etj...Edhe nje nga motrat e tij eshte e martuar me Zekatet poshte. Keta te fundit s’u eci aq mire. Paten te burgosur dhe shume probleme me regjimin. Plaku vazhdon nanuritjen: “Zekatet kane qene me shume profesione ne kohen e Enverit. Ka pasur llogaritare , njerez me pergjegjesi, punetore. Ndaj e dua shtepine dhe po punoj me parate e mbledhura dhe me ato qe kam. Per fat, niper dhe mbesa kemi plot…Kane jete Zekatet”, me thote. Pse e zgjidhet keshtu shtepine, e pyes. اfare ke degjuar nga babai, gjyshi?
“Donin te tregonin qe ne jemi te paret.
Kjo eshte kala dhe mikrovala. Kjo ka pasur fortese nga te gjitha anet. Ka qene e mbrojtur me mure te larta dhe s’ka nevoje, s’guxoje t’i afroheshe”. Zekatet diten te menaxhonin si duhet pronat e tyre. Me regjimin nuk u perzjene dhe ulen koken, kur ai e ktheu shtepine kala ne monument kulture. Kadare do e perjetesonte ne nje nga shkrimet e tij, kurse ata vete do vazhdonin jeten pa u ndjere. Kishin kuptuar dhe kete e dine mire dhe sot, qe nuk ia vlente te besh zhurme me shtetin. Ia vlen te jetosh. Shtepia mori vlere ne kohen e demokracise, kur atyre ia kthyen si pronesi. Kurse hyrja ne UNESCO e qytetit me 2005 do te bente qe shtepia te merrte serish vlere. Fale menaxhimit te mire kane rregulluar çatine, kane blinduar grilat dhe organizata e Sadit ka ofruar dhe qilimat siper.
“Keta ne ndihmojne…”, me thote. Si ishin me te tjeret, e pyes serish. I pyesnin Zekatet si oxhak i madh? “Jo askush. Ata shikonin tymin e tyre. Jo, nuk i pyesnin sepse keta pleqte tane me shume s’ishin ketu sesa ishin. Njeri vdiq ne Elbasan, njeri ne Lushnje, tjetri ne Durres”. Eda me Sadin po shfaqin bezdi nga tutje dhe kjo perkthehet se duhet te shkoj. I marr leje plakut dhe e le te shikoje ndeshjen. Ne pershkojme shtepine poshte dhe hyjme tek Zekatet e vertete. Ke nje ndjesi te vertete Gjirokastre, ne kembet e harqeve te saj. Gur. Hark. Paradoks. Sadi e kap gabim veshtrimin. “Po te lexosh neper shkrime do kuptosh se shtepite gjirokastrite kishin shkembime zjarri dhe kishin thjesht armiqesi te vogla pa qeder. Me shume per prestigj. Ndaj jane keto struktura si fortesa”. Duhet te ngjitemi. Eda ka filluar nga puna.
Sadi
Sadi na prin. Ish gazetari mundohet qe te jete i perpikte dhe i sakte ne te gjithe filozofine e punes se tij. “Qellimi dhe filozofia e ruajtjes se shtepise eshte jo vetem restaurimi, rivitalizimi por edhe te behet funksionale. Tashme nuk jetohet ketu sepse dyqind vjet me vone eshte veshtire te behen pershtatje. Tani qe flasim jemi ne rruge e siper dhe modeli i Zekateve po behet si modeli me i spikatur per shtepine gjirokastrite. Nga ana tjeter edhe familja ndjen nje benenefic. Problemi me i madh ketu dhe kudo mbetet pronesia shume e ngaterruar. Duhet te bien dakord 70 veta dhe ata jane ne vende te ndryshme te botes, ndaj investimi eshte thjesht per ta shpetuar “Rescue intervention” me nje shume prej 200.000-300.000 USD.
Kete po mundohemi te bejme dhe me Babameton”. Tashme eshte liruar dhe ben me qejf dhe punen e ciceronit. Ngjitemi ne shkalle. Dikur ka qene stere poshte. “Mbi steren mblidheshin ushqimet sepse eshte vend i fresket dhe aty mbanin gjerat e shtepise. Ka qene nje hapesire tjeter dhe ishte dhe kuzhina dhe rrinin grate…Stera ishte e tille saqe perdorej nga e gjithe lagjja dhe i ndihmonin te gjithe banoret…Do shikoni se shtepia i kish te gjitha elementet”.
Kjo dhome ne kete kat perdorej me shume nga grate e shtepise. Gjerat e gatimit vendoseshin ketu. Nje dere “e fshehte” druri te çon ne nje si depo per ushqim. Ajo mbahej fresket nga freskia prej ujit te cisternes poshte. Ndersa nje e dyte, nje dhome me e vogel sekrete ishte per gjerat me te domosdoshme. Thuhet se aty mund te futeshin dhe ata qe mund te kerkoheshin nga autoritetet. Eda fillon ben hulumtimin, por shpjegimi konkret i Sadit nuk ia mbush shume syrin. Shkeputet. Eda me tregon nje element, qe ka lidhje me nje nga oxhaqet. Sadi shtyhet me andej dhe duhet te jete duke i shpjeguar diçka Naimit. Jane nje kat me siper. I ndjej hapat nga siper dhe kjo eshte e vetmja gje, e cila me sjell ate kohe. Me vjen ndermend se duhet vetem 1,5 Euro per tu futur dhe pak hapa, qe t’i ndjesh Zekatet e Qemotit. Ka ende pune qe kjo shtepi te jete muze dhe megjithe punen, duket se mungon terheqja e gjalle ndaj ketij ambienti.
Neper shtepi
Ne kete ambient, nderpritemi shpesh me Eden dhe ngelemi neper detaje. Aparati im ka deshtuar. I saji duket krejt aktiv me lentet gjysme-profesionale. Ne Literature besohet se shtepia e Zekateve u ndertua ne mes te vitit 1811 dhe 1812, koha qe perkonte me perpjekjen e Ali Pashes per te zmadhuar Keshtjellen. Ajo u ndertua per njerin nga qytetaret me te pasur te qytetit i poshter Zekos, qe ishte nje llogaritar ne kohen e Aliut. Ai e konceptoi shtepine per dy te bijte e tij, Mustafen dhe Feimin. Sipas historianit te arkitektures popullore, Profesor Emin Rizes shtepia e Zekateve s’ka te dyte ne te gjithe rajonin e Ballkanit per madhesine dhe pasurine e saj arkitektonike. Pas 150 vjetesh, qe Zekatet ndertuan sagen e tyre, shtepia e stermadhe eshte kapur nga ana e shtetit komunist dhe familja levizi drejt nje shtese, shume me te vogel, nje konstruksion qe quhej “odejashta” qe ishte perdorur gjer atehere per te mikpritur miqte dhe sherbetoret e te zotit te shtepise. Zekatet, si gjithmone, u pershtaten.
Kapen me instikt filozofine e jetes. Me mire te heshtesh dhe ta kesh mire me shtetin. Ne kete shtepi te vogel, ku jetojne dhe sot ose si njihej odejashta ata ndoqen fatin e ri te nderteses. Shtepia e Zekateve u quajt monument kulture nga regjimi komunist. Durimi iu shperblye sepse iu eshte kthyer pronesia private ne Demokraci dhe fale ndihmes dhe mundesive te tyre ata rregulluan çatite me ndihmen e Organizates per Zhvillimin dhe Konservimin e Gjirokastres. Ketu ku sheh ndeshjen plaku, duket se ishte destini perfundimtar i Zekateve. Ani, sot ende s’ka shume ere. Hyrja e pare me deren aq te mrekullueshme i le vend nje korridori me te ulet. Ne te djathte te deres eshte cisterna kryesore per te terhequr ujin. Statusi i shtepise gjirokastrite lidhej me kapacitetin e cisternes.
Nje shtepi qe kishte uje deri ne vjeshte pas verave te thata quhej e pajisur mire. Cisterna ushqehej me shiun dhe mbushej permes nje sistemi te gjithe ulluqesh pergjate çatise. Shirat e para pastronin pislleqet e mbledhura dhe pastaj dhe pershtatej tubi, i cili mbushte cisternen. Ne te majte ishte nje dhome me kube dhome depo qe mund te mbante ndoshta pajisjet e mullirit. Ne shkurt te vitit 1662, kur اelebiu do te mberrinte ne Shqiperi, do te mrekullohej nga zakonet e vendasve, por atehere kjo shtepi ende s’ishte bere...
Konstruksioni
Shtepia e Zekateve paraqet kullen tipike te fortifikuar ne ndertim-dy kulla anesore ndertuar ne lartesi te ndryshme per te pershtatur rrepiren graduale, lidhur me nje bllok qendror. Konstruksioni formonte dy pjese te shquara, ku kati i poshtem i gurte kulmonte me nje galeri druri me disa dhoma te medha ne shtepi per familjen e zgjeruar. Ndarja tipike otomane e baneses per femra (haremlik) dhe meshkuj (selamlik) nuk eshte prezente ketu. Por ne fakt shtepia gjirokastrite s’kishte ndarje.
Muret prej guri jane gati nje meter te trashe ne bazen e shtepise dhe jane te ngjitura me llaçin per gurin gelqeror. Ne fugatura ka futjen e elementit te drurit per t’i dhene shtepise fleksibilitetin ne ngjarjet e ndonje termeti. Por gjerat me te jashtezakonshme ne kete vend jane harqet e larta mbi kolona, ne nje strukture qe quhej kamarie qe kishte funksion te dyfishte jo vetem per shfaqjen estetike por edhe per nevojen arkitektonike qe te mbante peshen e dhomave nga siper. Ajo ka dhe tiparin kryesor te gjithe shtepive gjirokastrite, qe jane çatite me rasa guri. Rasat e gurit vinin nga Mali i Gjere dhe krijoheshin per te mbajtur çatite ku s’hynte shiu dhe qe e mbanin shtepine...I sillnin argatet apo kushedi se kush. Kete askush nuk e thote dot...
Kati i pare
Jemi ndare te kater neper shtepi. Ne maje te shkalleve eshte divani i ulet apo dhoma per miqte. Kjo ishte nje dhome me perdorim te gjithanshem apo hapesire me nje seksion te lehte qe kulmon ne nje cep, ku duhet te uleshin personat e rendesishem. Por nje kat me siper, ka dy dhoma qe te drejtojne jashte nje salle (divani) qendror. Keto kishin qellimin qe te mbanin veç dhe te patrazuar dy deget e familjes. Ato jane dhoma dimri, te pozicionuara kendshem ne seksionin e gurte te qytetit dhe secila kishte nje tualet te vogel dhe nje nga ato madje edhe hamam qe ngrohej nga tymi i oxhakut se dhomes ngjitur.
Divane te uleta jane nga te tre anet dhe dollape jane te vendosura ne muret. Ne nje fund eshte musandra, bashke me nje raft te madh, gati per te mbajtur rroba, dysheke dhe gjera te tjera fjetje. Musandra, po ashtu, fsheh nje shkalle te vogel, e cila te dergon ne nje galeri te vogel qe shikon mbi çdo dhome. Flitej se ne kohe mbledhjesh te rendesishme aty mund te rrinin grate dhe femijet dhe te shikonin. Aty formoheshin femijet me problemet e para te jetes, ky eshte shpjegim specifik i Sadit, qe shpesh nuk ia ndaj dot shakane me realitetin. Nje kat me siper eshte nje hapesire ne forme galerie prej druri dhe divani i katit te trete eshte tejet i madh duke na ofruar nje pamje te jashtezakonshme terheqese te gjithe qytetit dhe gjithe lugines. Me i madhi i familjes dhe miku me i rendesishem, ne kohe te pershtatshme, uleshin ketu ne nje si podium te ngritur duke pire kafe dhe pire duhan. Sadi shton qe andej Zekati i pare ndiqte argatet me dylbi sesi punonin. Nga perreth, muret ishin te veshura me listela druri, ngjitur me nje pjese speciale prodhuar nga gelqere e vjeter, qime dhie, e bardhe vezesh, rere e paster perziere me kashte. Dhoma me e madhe e pritjes qe ishte e vendosur ketu shoqerohej dhe me dy dhoma me te vogla. Me vone ishin dhomat e veres qe vazhdonin modelin e dhomave ne katin poshte.
Te tjera
Kete shtepi, qe mundohem ta ndjek me ato qe kam ndjekur ne lexime dhe permes ciceronit tone, te ngjall me shume interes studimi se mahnitje. Duket sikur nuk ka lidhje me mjedisin shqiptar. Ne kete hapesire ku jemi dhe qe tash jemi bere te kater eshte dhoma kryesore e pritjes. E stermadhe dhe e realizuar me dekoracione te ndryshme, ajo perdorej per rastet me te rendesishme te tilla si dasmat apo kremtimet. Afresket e frutave luleve, qe jane tipike ne te ashtuquajturen “Era tulipane” ne arkitekturen otomane, gjate shekullit te XVIII, ketu jane realitet ne muret e shtepise. Kjo i jepte nje imazh simbolik kuptimit per shendetin, pasurine dhe vete bollekun e shtepise.
Kudo te shoqerojne elemente te kujdeshem druri, ku ndjehet stili arkaik otoman dhe elementet karakteristike te drurit gjendeshin pergjate kudo mureve me tema floreale. Dritaret me forma henore me xhamat shumengjyreshe thuhej se vinin nga Venediku dhe duken te mjaftueshme per dekorimin e shtepise, thuhet ne literature. Nje galeri tjeter ka musandrat qe mbulonin hyrjen e deres dhe tualetin shtese. I kerkoj nje foto Edes, ndersa ajo vazhdon e ngulur ne planet e saj. Ia çmoj shume perqendrimin dhe pavaresine ne pune...Por...Sadi dhe Naimi na ngucin tashme te ikim. Sadi ne zbritje na shpjegon per tre kopshtet e shtepise.
“Te kopshti i dyte futeshe permes nje dere me nje krah qe rrethonte kopshtin ne shtepine qendrore. Kopshti i trete gjendej ne fund te veriut...”. Plaku ka dale dhe na pret ne shtepine poshte. Ka mbaruar pjesa e pare e ndeshjes Itali-Sllavaki. Plaku na ben komentet...Nga pas vjen vajza, qe nje moment kam dashur te kap hiret femerore te Zekateve, dhe hedh nje qese me plehra tutje...Bashke me ate qe hedh me ikin mendimet e jashtezakonshme per Zekatet. Plaku vazhdon te negocioje per nje nderhyrje te re ne shtepi. Sadi i kerkon te jete i qarte.
...
Te qarte jemi dhe une me Eden, por mua ende s’me ka ikur nga mendja gruaja me plehrat. Zekatet me jane futur serish ne ndonje zgaver te panjohur te trurit. Eda eshte e ngazellyer. Gezimin dhe miresine na e percjell te gjitheve. Ikim. Pleqte dhe vajza-mesuese mbetet pas. Dy pijanece ankohen per Italine. I shpetoj makine-zenies. eshte vera e vitit 2010.
Reportazhi u konsultua me literaturen teknike te specialisteve te Institutit te Monumenteve te Kultures dhe doracakun pergatitur nga Organizata per Zhvillimin dhe Ruajtjen (Konservimin) e Gjirokastres.
Shkruar nga: Ben Andoni, Fotot Eda Derhemi