Një supervullkan nën Antarktikë mund të ndryshojë klimën

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Sizmologët zbulojnë ekzistencën e një vullkani nën akull në Polin e Jugut. Shpërthimi i tij nuk mund të parashikohet, por skenarët janë që mund të sjellë ndryshimin e klimës në planet ose mund të mos shkaktojë asgjë

Shiko fotografinë 1785802

Shiko fotografinë 1785803

Një vullkan mund të jetë duke u zhvilluar rreth 700 metra poshtë një shtrese akulli në Antarktikë, duke rritur mundësinë e një shkrirjeje më të shpejtë të bazës akullnajore të botës që mund të prekë klimën në të gjithë planetin. Por ekspertët vërejnë se nuk ka shumë mundësi parashikimi dhe se ky shpërthim mund të ketë edhe përmasa të vogla ose mund të mos ndodhë.

Sizmologët që punojnë në zonën malore të Marie Bird në Antarktidën perëndimore dalluan një seri tërmetesh me magnitudë të ulët në vitet 2010 dhe 2011, të ngjashme me ato që paraprijnë një shpërthim vullkani, sipas një studimi të publikuar në internet në revistën Nature Geoscience.

Zona e aktivitetit gjendet pranë vullkanit më të ri, një zinxhir vullkanesh që janë formuar përgjatë miliona viteve, ndërsa karakteristikat dhe thellësia e ngjarjeve sizmike janë të ngjashme me ato që gjenden në zonat vullkanike të ishujve Aleutian të Alaskës, në verilindjen e Paqësorit, Hauai apo malin Pinatubo të Filipineve, thotë studimi.

Përqendrimi i madh i 1370 tërmeteve dhe thellësia e tyre, periudha e gjatë e valëve e elemente të tjera, ndihmuan kërkuesit të përjashtojnë si mundësi tërmetet në akull, lëvizjet akullnajore apo shkaqe tektonike si origjinë.

Edhe thellësia duket se është në përputhje me teorinë e një vullkani pranë shpërthimit: tërmetet ndodhën në 20-30 kilometra poshtë sipërfaqes akullnajore ose pranë kufirit vendor mes mantelit dhe zemrës.

“Fillimisht nuk ia kishim idenë se ishte diçka vullkanore dhe pastaj, ndërsa filluam të vendosim së bashku pjesët e informacionit, ai filloi të dukej gjithnjë e më shumë si një vullkan i ri i sapozbuluar”, thotë bashkautorja e studimit, Amanda Lough, një e diplomuar në sizmologji në Universitetin e Uashingtonit në Shën Ljuis.

Shanset për një katastrofë masive zjarri dhe akulli janë të pakta, gjithsesi. Të dhëna me këto karakteristika në disa raste u kanë paraprirë shpërthimeve, por jo gjithmonë, tha Lough. Dhe do të duhet një shpërthim i stërmadh për të çarë përmes 700 metrave akull, vëren ajo.

“A do të thotë kjo se diçka mund të ndodhë përgjatë 20 viteve të ardhshme? Nuk ia kam idenë”, thotë ajo. “Nuk është diçka që do të shkaktojë ndonjë problem të madh. Do të duhet të jetë një shpërthim me të vërtetë i stërmadh.”

Megjithatë, edhe një shpërthim i vogël mund të rrisë shkrirjen në bazë dhe të lubrifikojë shtresën akullnajore. “Nëse do të kemi një shpërthim në të ardhmen, ai do të rrisë rrjedhjen e nxehtësisë dhe do të shkaktojë shkrirjen e zonës përreth, gjë që do të krijojë më shumë ujë në bazën e shtresës së akullit dhe do të sjellë lundrimin e kësaj shtrese e do të rrisë shpejtësinë e lundrimit, sepse ajo do të jetë më e lubrifikuar.”

Se cilat do të jenë pasojat e kësaj shkrirjeje për shtresën e stërmadhe të akullit, mbetet e panjohur. Të dhënat erdhën nga pajisjet sizmike të përdorura për të studiuar ndërveprimin e akullit me koren e tokës në Antarktikë, pjesë e një programi më të madh për studimin e mbulesave akullnajore polare. Këto të dhëna u mblodhën më 2010-2011, por shumica e ngjarjeve të analizuara ndodhën në dy seri në janar-shkurt 2010 dhe mars 2011.

Imazhet me radarë zbuluan një shtresë hiri të mbuluar nga akulli, që besohet se i përket shpërthimit të një vullkani 8 mijë vjet më parë. Ka gjithashtu prova për rrjedhje të vogla të magmës në topografinë nënakullnajore dhe në sipërfaqe.

Lough, e cila pret të plotësojë studimin për profesore vitin e ardhshëm, është përballur me shumë interes mbi studimin e saj. “Ky është studimi im i parë dhe njerëzit vijojnë të më marrin në telefon duke kërkuar të dinë më shumë për të”, tha ajo. “Ky do të jetë një nga kapitujt e tezës sime – ndoshta pjesa më interesante.” /g.shqip

Shiko fotografinë 1785804

Shiko fotografinë 1785805
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top