Një sulm bërthamor në Hënë u planifikua në 1958 (?!)

27reiffel-obit-videoSixteenByNineJumbo1600-905x395.jpg
Nga gara për lëshimin në hapësirë në vitet ’50 deri te luftërat yjore të anonçuara nga Ronald Regan në fillim të viteve ’80, periudha e Luftës së Ftohtë ka stimuluar fort imagjinatën e atyre që e pëlqejnë fantashkencën.

Megjithatë, as më guximtari mes tyre nuk do të mund të kishte hedhur teorinë se mes projekteve të zhvilluara nga superfuqitë do të ishte dhe ai i bombardimit të Hënës, kjo vetëm për të treguar potencialin ushttarak.

Misioni është hartuar nga United States Air Force, aeronautika ushtarake amerikane, në vitin 1958, menjëherë pas lëshimit të Sputnikut sovjetik, për të frikësuar Bashkimin Sovjetik dhe ngritur besimin te opinioni në vend.

Projekti i quajtur A119 është përmendur për herë të parë në vitin 2000, kur fizikani Leonard Reiffel, ish-bashkëpunëtor i Enrico Fermit (në foto) dhe zv.drejtor i NASA-s në kohën e projektit “Apollo”, tregoi për herë të parë disa prej detajeve të planit.

Projekti, i cili e kishte origjinën në përllogaritjet e astronomit të ri Carl Sagan, parashikonte lëshimin e një rakete bërthamore mbi satelitin e Tokës, në mënyrë që shpërthimi i fuqishëm të dukej nga Toka.

Sipas planit, kjo do t’i tregonte Bashkimit Sovjetik potencialin shkatërrues të armëve që kishte Amerika.

Plani nuk u vu kurrë në zbatim, pasi sipas studiuesve, pasojat do të ishin shkatërruese nëse misioni do të dështonte. Për më tepër, shkencëtarët i trembeshin kontaminimit radioaktiv të Hënës, gjë që mund të sillte pasoja negative edhe për Tokën.

Në intervistën e tij për “Observer”, Reiffel është shprehur se nuk i dinte arsyet e vërteta të braktisjes së planit, por në atë kohë ka sugjeruar se ky mision nuk ishte një ide e mirë.

Ndërsa shkrimtari amerikan Richard Rhodes, fitues i çmimit National Book Award në 1987-n me librin “Shpikja e bombës atomike”, është shprehur për Huffington Post se nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për një plan të tillë, por nëse vërtet ka ekzistuar do të kishte qenë shumë i vështirë për t’u realizuar.

“Është e vështirë të imagjinosh që raketat e asaj kohe mund të kalonin orbitën e Tokës e të godisnin Hënën”. Ndërsa vetë Aeronautika Ushtarake amerikane nuk është përfshirë asnjëherë në këtë debat, duke u fshehur gjithmonë pas përgjigjes klasike: NO COMMENT.

i.b. / dita
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top