Një sinjal nga alienët?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një sinjal nga alienët?

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Astronomët e përfshirë në kërkimin e shenjave të inteligjencës jashtëtokësore, të njohur ndryshe si SETI, i kanë kthyer instrumentat e tyre nga një yll i ndodhur 94 vite-dritë larg Tokës, pas një sinjali të fuqishëm të diktuar nga një teleskop rus.

Një ekip ndërkombëtar kërkuesish po shqyrton me kujdes sinjalin radiofonik të mbërritur nga ylli “HD 164595”. Ajo çfarë e bën intrigues këtë rast është afërsia e sinjalit me një diell, si dhe fakti që është artificial, ndërsa forca e tij është mjaftueshëm e madhe sa për të lënë të kuptohet se mund të bëhet fjalë për një civilizim me aftësi që i kapërcejnë ato të njerëzimit, i tha CNN-it astronomi Douglas Vakoch.

Por sipas kreut të SETI-it, Seth Shostak, mund të mos jetë aspak ashtu.

“Nuk e di, unë kam një dyshim që e gjithë kjo mund të mos jetë gjë tjetër veçse interferencë tokësore”, tha Seth Shostak.

Pikërisht për këtë arsye, askush nuk nxitohet të dalë në përfundime, megjithatë rasti ia vlen të studiohet sipas shkencëtarëve. Paul Gilster i Fondacionit “Tau Zero”, i cili merret me kërkime ndëryjore, thotë se po të vërtetohet që sinjali është artificial, atëherë fuqia e tij tregon se ai vjen prej një civilimi të “tipit II” në shkallën “Kardashev”.

Astronomi sovjetik u përpoq të kategorizonte fazat e ndryshme teknologjike të një civilizimi. Njerëzimi aktualisht renditet në “tipin I” të kësaj shkalle, që i referohet një civizilimi, i cili arrin të shfrytëzojë energjinë e përftuar nga planeti i vet. “Tipi II”, nga ana tjetër, i takon atij lloj civilizimi, që e shfrytëzon të plotë energjinë masive të lëshuar prej diellit të tij.

/ Top Channel
 
Titulli: Një sinjal nga alienët?

E lexova para dy ditesh kete lajm dhe sipas nje studiuesi te SETI kishte me shume mundesi te ishte nje sinjal mikrofurre se sa sinjal alienesh :)
 
Titulli: Një sinjal nga alienët?

Familja ime adoptuese ketu ne toke akoma se pranon kete teori, cudi
 
Titulli: Një sinjal nga alienët?

Jemi ne periferi te rruges se qumshit,,imagjinoni se sa pak qumesh mund te konsumojme :p
 
Titulli: Një sinjal nga alienët?

Une cuditem se si akoma njerezit besojne se ufot ekzistojne, sincerisht !
 
Titulli: Një sinjal nga alienët?

Pafundesi yjesh ne univers vetem per ne,,,i ka kriju zoti vetem per ne ...qe ti sodisim per qefin ton...Hajde zot hajde!
 
Titulli: Një sinjal nga alienët?

Si i thone -mortja qe ste ha ne alience?

Ne shumicen e rasteve nuk komunikojne me ze...perdorin forcen e telepatis...
 
Titulli: Një sinjal nga alienët?

Ahhhh shqisen e gjashte......duhet me rrit nivelin e inteligjences ,ndryshe do vdesim si qenie te vobekta
 
Titulli: Një sinjal nga alienët?

Ahhhh shqisen e gjashte......duhet me rrit nivelin e inteligjences ,ndryshe do vdesim si qenie te vobekta

Duhet medituar!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top