Një shqiptar nga Maqedonia bëhet gati të jetojë në planetin Mars

Kresha

A pretty face can never trick me
Për të jetuar në planetin Mars janë paraqitur mbi 200 mijë vullnetarë. Në mesin e aplikantëve, gjenden edhe dy shqiptarë.



Njëri prej tyre është një shqiptar nga Maqedonia, me emrin Adrian 24 vjeç ndërsa tjetri është nga Shqipëria, me emrin Enkel 38 vjeç.

Projekti privat “Mars One”, zyrat e së cilit ndodhen në Holandë, parashikon që të mbledhë një grup prej 40 personash, të cilët do të jenë astronautë potencialë me qëllim që 4 prej tyre, në vitin 2022 të nisen në rrugën pa kthim drejt planetit të kuq.

Sipas vlerësimeve preliminare, misioni do të kushtojë rreth 6 miliardë dollarë amerikanë. Grupi i dytë me 4 persona në planetin Mars do të shkojë disa vite pasi të shkojë grupi i parë, por asnjëri prej tyre nuk do të kthehet në tokë. Para nisjes për në planetin Mars, kandidatët e përzgjedhur do të kalojnë trajnime, aftësi për mbijetesë dhe kontrolle mjekësore.

Sipas BBC, kandidati më i vjetër që pret të shkojë në Mars është 83-vjeçar, kurse ai më i riu shkon në shkollë fillore. //kurioziteti
 
Titulli: Një shqiptar nga Maqedonia bëhet gati të jetojë në planetin Mars

Une do nisja ndonjerin nga Kosova,......pa bombula oksigjeni lol
 
Titulli: Një shqiptar nga Maqedonia bëhet gati të jetojë në planetin Mars

Une do nisja ndonjerin nga Kosova,......pa bombula oksigjeni lol

E per cilen arsye?

Mua me duket nje projekt i mire! Edhe pse berja e mareveshjes ne keshtu mund te quhet
me kohen kur do nisen eshte goxha e gjate. Dhe mund te ndodhin te papritura..

Gjithsesi kjo gje do pare, kur ti vij koha!
 
Titulli: Një shqiptar nga Maqedonia bëhet gati të jetojë në planetin Mars

Sa i marri asht hatri Zotit
 
Titulli: Një shqiptar nga Maqedonia bëhet gati të jetojë në planetin Mars

Sa qejf do jete larg marrezive te njerezimit
 
Back
Top