Një shqiptar me medalje bronzi në Kampionatin Botëror të اiklizmit

Love

βeℓℓe â๓e
Gjithçka nisi si një dëshirë për të shëtitur. Shtatë vite më parë, as ai dhe askush tjetër nga familja nuk e dinte se Iltjan Nika do të garonte në Kampionatin Botëror të اiklizmit dhe të fitonte medaljen e bronztë.

timthumb.php


Ka më pak se një muaj që janë zhvilluar garat për këtë kategori sportive në Firence të Italisë dhe një shqiptar si Iltjani na ka nderuar. Ky atlet i ri ka fituar medaljen e bronztë për kategorinë Junior.

Të gjithë ata që e njohin thonë se Iltjani ka punuar shumë për këtë kompeticion, madje ka punuar me një uniformë kuq e zi, gjë që na pëlqen ta citojmë në “Trup dhe Shpirt”. Për vite të tëra ai është stërvitur, sepse tashmë për të, garat nuk janë më vetëm pasion, por edhe punë. Sepse ai dëshiron që emri i tij të lakohet kudo nëpër botë. Ai do të bëhet kampion dhe ta bëjë krenare Shqipërinë, që herë pas here i lë shije të hidhura italianëve dhe gjithë botës.

Garat e para në të cilat, ai ka konkurruar kanë qenë ato që zhvilloheshin në dimrin e vitit 2006. Asokohe, Iltjan Nika ishte vetëm dymbëdhjetë vjeç. E ka filluar aktivitetin e tij sportiv në kategorinë Beginners, pra me fillestarët. Ai rrëfen për gazetën “Shekulli” se që në fillimet e tij ka shkëlqyer duke zënë kështu vend në dhjetë konkurrentët më të mirë. Kjo renditje që në fillim të përpjekjeve të tij, e bëri djaloshin 18-vjeçar që ta marrë më seriozisht këtë përvojë sportive, duke besuar në vetvete dhe duke kërkuar tituj edhe më të lartë.

“Brenda dy vitesh kam fituar gjashtë gara, prandaj edhe këtë vit punova më shumë. Besova se mund të arrija më shumë nëse do të punoja më shumë. Më parë, kam marrë pjesë edhe në Kampionatin Ballkanik të اiklizmit. Aty fitova medaljen e argjendtë. Atë vit garova për vendin tim, për Shqipërinë. Këtë vit jam nisur në kampionatin Botëror i sigurt në vetvete dhe gati për të luftuar. E doja shumë këtë çmim”.

E ndërsa, e pyesim Iltjan Nikën për lidhjen që ai ka me Shqipërinë, ai na rrëfen se ai është një nga ata djemtë që largësia e bën të tregohet edhe më shumë patriot. “Unë jam thellësisht patriotik dhe uniforma kuq e zi është diçka që më mbush me krenari. Vij çdo vit në Shqipëri sepse kam gjakun tim aty, kam njerëzit e mi”, thotë ai për gazetën “Shekulli”. I pyetur edhe nga media italiane “Italiani +”, ai ka thënë se do të konkurronte me fanellën e Shqipërisë sa herë t’i jepej mundësia, pasi sado që të jetë rritur në Itali, ai e di shumë mirë se Shqipëria është shtëpia e tij e vërtetë. E në të tilla raste, na vjen mirë të themi se ky djalosh është larguar nga atdheu që në vogël, di të shkruajë dhe të flasë shqip po aq mirë, ndoshta edhe më mirë se sa dot ë bënte një i ri në Shqipëri. Këtij komplimenti ai i kthehet: “Nuk kam si ta harroj shqipen. Nuk do ta harroj edhe sikur të jetoj 100 vjet larg saj.” Dhe kështu siç donte Iltjani ta mbyllnim bisedën me të, kështu po e mbyllim edhe ne, në përpjekje për t’i uruar suksese të mëtejshme këtij djali që na bën të ndihemi krenarë.

Rrugëtimi

Për të nuk ka qenë shumë e thjeshtë jeta në Itali. Ashtu siç nuk ka qenë edhe për familjet e tjera shqiptare që u detyruan të largoheshin nga Shqipëria për një jetë më të mirë. Iltjan Nika ka shtatë vite që është larguar nga Shqipëria, po nuk harron asnjëherë të vishet kuq e zi teksa stërvitet për garat e çiklizmit në të cilat do të marrë pjesë. Ai ka lindur, këtu e tetëmbëdhjetë vjet më parë në Pukë, ndërsa tani banon në Toskana të Italisë së bashku me familjen e tij. Studion në shkollën e mesme për ekonomi. Ai parapëlqen të thotë se nuk dëshiron të bëhet llogaritar, por arkitekt dhe kampioni bote në çiklizëm. E megjithatë, vitin e fundit në shkollën e ekonomikut, ai ka vendosur ta përfundojë me nota të mira. Pasioni i tij më i madh është çiklizmi dhe ka nisur të miqësohet me këtë sport menjëherë pas largimit nga atdheu. Me të mbërritur në Itali, Iltjani mësoi të përpiqej që ta mbushte shpirtin me gjëra të bukura. Dhe më të bukurat ishin shëtitjet me biçikletë. Dashuria për këtë të fundit e ka shtyrë që gjithnjë e më shumë të perfeksionohet, duke arritur kështu deri në Kampionatin Botëror të اiklizmit.

Bio:

Emri:
Iltjan Nika

Mosha: 18 vjeç

Vendlindja: Pukë, Shqipëri

Vendbanimi: Toskana, Itali

Pasioni: اiklizëm
Shekulli
 
Titulli: Një shqiptar me medalje bronzi në Kampionatin Botëror të اiklizmit

Urime ishalla arrin edhe me lart.
 
Titulli: Një shqiptar me medalje bronzi në Kampionatin Botëror të اiklizmit

Sukse Iltjanit dhe te gjithe te rinjeve shqiptare kudo ne bote qe po nderojne vetvehten, familjen dhe kombin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top