Një qen në sallën e gjyqit, "dëshmon" për një vrasje

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Francë- Një qen për dëshmi në sallën e gjyqit. Ngjarja ka ndodhur në Nanterre, Paris, kur gjykatësi kërkoi të “dëgjojë” qenin për të verifikuar reagimet tij ndaj një të dyshuari gjatë një procesi gjyqësor për vrasje. Lajmi është bërë i ditur sot nga France Info.
Sipas njoftimit, "seanca gjyqësore" me qenin protagonist u bë në korrik, kur në Nanterre u diskutua çështja e një gruaje 59-vjeçare e cila u gjet e varur dy vite e gjysmë më parë në shtëpinë e saj, sipas policisë ishte vetëvrasje, ndërsa familjarët thanë se ishte vrasje.
Në shtëpinë e familjarëve të viktimës u paraqitën në korrik gjykatësi Thomas Cassuto, kancelari, një veteriner ekspert për sjelljet e kafshëve dhe dëshmitari i vetëm i vdekjes së gruas, qeni i saj.
Gjykatësi kërkoi ballafaqimin, në vendin ku ishte kryer vrasja e predispozuar, të dëshmitarit (qeni) me një të dyshuar, i afërm i viktimës. Në prani të këtij personi, qeni lehte dhe kancelari transkriptoi, me fjalë, të gjitha sjelljet e kafshës.
Drejtësia vazhdon të ketë dyshime lidhur me faktin nëse e lehura e qenit është një akuzë apo shfajësim?
''E dimë sesa e dobët është dëshmia e një njeriut, jo më ajo e një qeni'', deklaroi një nga gjykatësit i përfshirë në këtë proces, i cili vazhdon të jetë pak skeptik. Një tjetër vuri në dukje se ''dëshmia'' e një qeni dy vite e gjysmë pas ngjarjes është e njëjtë me atë të një njeriu pas 17 vitesh.
Marrë nga La Stampa
 
hahahahahahahahha mua me duket e drejte
nje kafshe nuk di asnjehere te genjeje
njerzit genjejn gjithmone edhe pa arsye
 
Me ter ato kurse qe i bejn qeneve te sotem e stervitje , normal qe i marrin dhe per deshmitare :D
 
LOL Keta jane te cmendur..
Ndonje dite do na hapin dhe kurse per te mesuar "qenishte" dhe gjithe "kafsherishtet" e tjera :D
 
po ky kancelari mos kishte gje prejardhjen ngga qeni qe i ka perkthyer te lehurat.......??

çudi keto gjera!!!!!!!
 
sa kot keto gjera nccncncncn
 
shyqyr qe ai qeni qe me pa tu shtyp njonen me makine ngordhi tani skane mo prova kush ka kanarina ne shpi te rri i qete se vrasesi do kapet kanarina do deshmoje
 
Qeni eshte nje kafshe teper e zgjuar dhe me e rendesishmja shume BESNIKE...
Edhe kur ka nje pronar dhe eshte i lidhur me te...kupton teper shume gjera dhe po ashtu krijon nje lidhje afektive me te....prandaj e kan pranuar si deshmitar
 
Francë- Një qen për dëshmi në sallën e gjyqit. Ngjarja ka ndodhur në Nanterre, Paris, kur gjykatësi kërkoi të “dëgjojë” qenin për të verifikuar reagimet tij ndaj një të dyshuari gjatë një procesi gjyqësor për vrasje. Lajmi është bërë i ditur sot nga France Info.
Sipas njoftimit, "seanca gjyqësore" me qenin protagonist u bë në korrik, kur në Nanterre u diskutua çështja e një gruaje 59-vjeçare e cila u gjet e varur dy vite e gjysmë më parë në shtëpinë e saj, sipas policisë ishte vetëvrasje, ndërsa familjarët thanë se ishte vrasje.
Në shtëpinë e familjarëve të viktimës u paraqitën në korrik gjykatësi Thomas Cassuto, kancelari, një veteriner ekspert për sjelljet e kafshëve dhe dëshmitari i vetëm i vdekjes së gruas, qeni i saj.
Gjykatësi kërkoi ballafaqimin, në vendin ku ishte kryer vrasja e predispozuar, të dëshmitarit (qeni) me një të dyshuar, i afërm i viktimës. Në prani të këtij personi, qeni lehte dhe kancelari transkriptoi, me fjalë, të gjitha sjelljet e kafshës.
Drejtësia vazhdon të ketë dyshime lidhur me faktin nëse e lehura e qenit është një akuzë apo shfajësim?
''E dimë sesa e dobët është dëshmia e një njeriut, jo më ajo e një qeni'', deklaroi një nga gjykatësit i përfshirë në këtë proces, i cili vazhdon të jetë pak skeptik. Një tjetër vuri në dukje se ''dëshmia'' e një qeni dy vite e gjysmë pas ngjarjes është e njëjtë me atë të një njeriu pas 17 vitesh.
Marrë nga La Stampa
Ahhahahahahahahahhahahahaahahahhahahahahhahahahahahhahahahahah
ahahhahahahahahahahahahahhahaha mire qe si paskan kerku me bo betimin hahahahahaha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top