Një program që analizon urinën përmes celularit

Love

βeℓℓe â๓e
  • Programi do të testohet në një klinikë në Indi për të krahasuar saktësinë e rezultateve të tij me ato të një laboratori biokimik para se të përhapet në ndihmë të mjekësisë në vendet e varfra
Celulari laborator

Jane Wakefield


ingawale-u-perball-me-shume-shaka-gjate-prezantimit-150x150.jpg
jeta-eshte-e-ashper-per-grate-e-zonave-rurale-te-Indise-150x150.jpg
perdorimi-i-celularit-per-analizat-e-urines-150x150.jpg
testi-i-gjakut-permes-celularit-150x150.jpg


Një program i instaluar në celularët inteligjentë, përdor aparatin fotografik për të analizuar urinën dhe për të kontrolluar një seri kushtesh mjekësore. Programi u prezantua në një konferencë për teknologjinë në Los Anxhelos dhe konsiderohet si një shpikje e rëndësishme që mund të shpëtojë shumë jetë kur të vihet në zbatim.

Programi kryen kontroll automatik për 25 çështje të ndryshme shëndetësore dhe mund të ndihmojë në identifikimin e shpejtë dhe pa kosto të sëmundjeve në vendet e largëta, ku laboratorët e mirëfilltë biokimikë mungojnë.

Përdorimi i celularëve smartphone në ndihmë të mjekësisë po shikohet gjithnjë e më shumë si një zhvillim i madh për vendet e varfra.

Programi app është krijuar nga Myshkin Ingawale.

“Unë desha të dërgoj kontrollet mjekësore në duart e përdoruesve”, i tha ai BBC. Urina mund të testohet për praninë e dhjetë elementeve, përfshirë glukozën, proteinat dhe nitratet. Nga këtu mund të zbulohen shenjat e shumë sëmundjeve, përfshirë diabetin, infeksionet, kanceret, problemet me veshkat apo situatën e përgjithshme shëndetësore të një njeriu.

Përdoruesit mund të përdorin shiritin e zakonshëm të testimit dhe pastaj ta fotografojnë atë me celular për të marrë interpretimet e gjendjes shëndetësore që reflektohen tek urina.

Grafiku i ngjyrave

Shiriti i grafikut të ngjyrave vendoset në një mushama që furnizohet bashkë me programin dhe që synon të normalizojë ngjyrat pavarësisht kushteve të ndriçimit në çastin e fotografimit.

Sapo të kryhet fotoja, programi do të fillojë analizën për të identifikuar se çfarë problemesh dalin nga spektri i ngjyrave.

Programi do të jetë në shitje në dyqanet Apple nga fundi i këtij muaji për 20 dollarë, ku në çmim përfshihet edhe kostoja e pesë shiritave. Një spital në Mumbai (ish-Bombei) të Indisë ka pranuar të fillojë përdorimin e programit për arsye testimi. Në spital, saktësia e interpretimeve të programit do të testohet në krahasim me laboratorët konvencionalë që përdoren për analizimin e urinës.

“Nëse gjithçka ecën mirë, programi mund të përdoret nga klinikat shëtitëse në botën në zhvillim. Në vend që të blihen pajisjet laboratorike me vlerë 10 mijë dollarë, mjekët mund të përdorin programin përmes celularëve të vet”, thotë krijuesi i programit.

Aktualisht, programi Uchek përdoret vetëm përmes iPhones, por versione për celularët që përdorin programin operativ Android do të bëhen të disponueshëm së shpejti.

Megjithëse celularë të tillë janë tepër të shtrenjtë për shumicën dërrmuese të njerëzve që jetojnë në botën në zhvillim, shpresa është që variante më të lira do të dalin në treg.

“Unë po ju flas juve nga një telefon Androit që ka kushtuar vetëm 100 dollarë në Indi. Në të ardhmen smartphones do të bëhen gjithnjë e më të lirë dhe të gjithë telefonat do të jenë smart”, tha ai.

Mjekësia aktiviste

Sipas organizatës së industrisë së prodhimit të telefonave celularë GSMA, shërbimet shëndetësore përmes celularit mund të kursejnë deri në 1 milion jetë njerëzish në Afrikë përgjatë pesë viteve të ardhshme.

“Shëndeti përmes celularit ka potencial të jashtëzakonshëm për të përmirësuar jetët e njerëzve për shkak se rrit aksesin e pacientëve te kujdesi shëndetësor, ndërsa redukton kostot”, tha Michael O’Hara, oficer i marketingut në këtë organizatë.

“Këto mpakte pozitive do të rriten ndërsa industria e shëndetësisë dhe ajo e celularëve bashkëpunojnë për të krijuar novacione të reja”, shtoi ai.

Programet shëndetësore që u lejojnë përdoruesve të matin rrahjet e zemrës, të monitorojnë gjumin dhe të kontrollojnë kushte të ndryshme shëndetësore po shtohen. “Ka mundësi që biokimia të dalë nga laboratorët drejtpërsëdrejti te përdoruesit përmes programeve në celular”, tha Ingawale.

Vitin e kaluar, Ingawale prezantoi një program që kryen testin e gjakut pa pasur nevojë për të shpuar gishtin për të marrë gjak. Testi qe ideuar për të parandaluar vdekjen e grave nga anemia dhe qe i lehtë për t’u përdorur nga të gjithë punonjësit e shëndetësisë, të cilët, në vendet në zhvillim, shumë shpesh nuk kanë arsimimin e duhur.

Ingawale është një aktivist që synon të ketë më shumë mjekësi për të gjithë dhe t’i ndihmojë njerëzit të kenë një rol më të madh në gjendjen shëndetësore të tyre.

“Ka nevojë për t’u rimenduar për mënyrën se si kujdesi shëndetësor dërgohet te njerëzit”, tha ai. “Kujdesi shëndetësor duhet të jetë shumë më tepër i decentralizuar. Ai mund të kthehet në një lëvizje konsumatore në të njëjtën mënyrë si Wikipedia u bë për shpërndarjen e informacionit”.
G.Shqip
 
Titulli: Një program që analizon urinën përmes celularit

Hajde, si po perparon teknologjia.
C'fare spo nxjerin tani.
 
Back
Top