Autori: Brixhida Kokëdhima
Dje lexova tek Shekulli per aktin e shemtuar te nje djali te ri, i cili kishte qene i burgosur ne nje nga burgjet e Veriut. Prinderit e tij ishin te vrare per gjakmarrje dhe ai ka pasur nje rini te veshtire dhe me probleme personale dhe familjare. Gjate kohes se burgimit kishte pasur zenie te shpeshta dhe debate me gardianin e burgut dhe shpesh djali e kercenonte, se do te hakmerrej kur te dilte nga burgu. Pasi doli nga burgu gjurmoi familjen e gardianit ne Shengjin dhe i rremben djalin 13 vjecar. E shpie ne mal dhe e perdhunon. Tani qe po e shkruaj me rrenqethet trupi dhe me perzihet… Femija i gjore ka vuajtur gjera te pamendueshme. Ky djale, i cili me shume i ngjan nje kafshe te percudnuar eshte “hakmarre” duke i shkaterruar jeten nje femije, qe e fillon jeten i shkelur dhe poshteruar. Kjo qe ka ndodhur eshte shume e rende. Nuk gjej dot fjale ta pershkruaj kete ndodhi. Cfare po ndodh me ne shqiptaret? Si po shkojme kaq larg? Si kemi humbur rrugen dhe vetshkaterrohemi cdo dite? Si mundet qe varferine, qe na ka mbuluar dhe mungesen e drites e respektimit te ligjit ta derdhim me zemerim, kafsheri e harbuteri mbi femijet,fqinjet, bashkombasit, bashkeqytetaret, mbi vetveten?