Flamujt blu - Ketu deti eshte Polignano a Mare. Polignano a Mare, qyteti i lindjes se Domenico Modugno, e gjendur rreth 30 km ne jug te kryeqytetit, eshte padyshim nje nga vendet bregdetare me te bukur te Puglias.
Bukuria e saj nuk vjen vetem nga bukuria natyrale e bregdetit te saj (qe shtrihet per me shume se 12 km, plot limane te vogla e te medha), por edhe nga qendra historike, ,e ndertesat antike qe tregojne kalimin e shume kulturave.
Pervec kesaj, cdo vit qyteti ofron per turistet nje vere vertete magjike, plot evente te bukura dhe te pasura, duke nisur qe nga 'il libro possibile', takimi letrar me i rendesishem ne jug. Polignano, me shtepite e bardha karakteristike qe perballen direkt me detin Adriatik, eshte i famshem per bukurine e detit te saj, me ujerat kristal dhe te pandotura, per 12 kilometrat bregdet dhe per shpellat e shumta, qe jane te arritshme me varke.
Gjithcka rrethohet me bimesi mesdhetare dhe nga shume objekte arkeologjike me bukuri artistike dhe historike. Te dashura per pastertine e detit jane plazhet : Cala Incina, Cala Sala, Cala Porto, Cala Paguro, Cala Ponte, Cala Paura dhe plazhi i San Vitos ne fshatin e peshkatareve. Ndersa per ata qe adhurojne shpellat duhet te vizitojne patjeter : Shpella Rondinelle dhe e famshmja shpella Palazzese, qe njihet per tarracen qe vezhgohet dhe per pamjet panoramike te mrekullueshme.
Shpella duket si ne varke si ne toke, fale nje shkalle te ngushte te gdhendur ne nje shkemb. Ne brendesi eshte nje plazh i mrekullueshem me gure. Por Poligano nuk eshte vetem det dhe shkembinj, ne qender te vendit gjenden akoma deshmi artistike dhe historike te mureve te lashta, kater kullat mbrojtese qe rrethonin fshatin dhe harhu i Portes, ne nje kohe ishte rruga unike qe te conte ne vend.
Impakt te forte ka dhe kisha Matrice, dedikuar Assuntes dhe ndertuar ne 1295-en. Ndersa jashte qytetit te banueshem ndodhen shume ferma, edhe te fortifikuara me varre te vogla te gdhendura ne shkembinj dhe qe i perkushtohen adhurimit te krishtere. Se fundmi per te dashuruarit eshte e pamundur te largohen nga Polignano a Mare pa darkuar nje here ne restorantin e mrekullueshem Grotta Palazzese, nje spektakel i vertete.
Polignano a Mare njihet ne te gjithe gadishullin si qyteti ku lindi Domenico Modugno dhe per mrekullite e vendeve te saj. Por Polignano eshte edhe 'qyteti i akulloreve', ai i Mario Campanella 'Super Mago del Gelo'. Pasticeria e vjeter ndodhet ne Piazza Garibaldi, 22. Per te provuar pervec akulloreve, eshte dhe kafja e pergatitur me :Kafe, krem dhe tul limoni dhe biskotat e super Mago me bajamet ne perberje. Nga 11 deri ne 14 gusht eshte 'il libro possibile'.
Gjate kater mbremjeve te takimit me te rendesishem letrar ne jug debatohen ne publik tema aktualiteti dhe ata qe diskutojne jane shkrimtaret, intelektuale te njohur, firma gazetarie, artiste, politikane, gjyqtare, etj. Festivali leviz nga rrugicat, sheshet dhe tarracat romantike te qendres historike te Polignano a Mare. Ka shume te ftuar ne keto kater mbremje si : Eduard Punset, Federico Rampini, finalistja e 5-te e premieres Strega, Marco Panara, Enric Deaglio, Franco di Mare, Michele Cucuzza, Silvana Giacobini, debora Villa dhe Dario Vergassola me intervistat e tij te pamundura per super te ftuarit qe do te marrin pjese. Ne program tavolina te rrumbullaketa qe i dedikohen aktualitetit, drejtesise, ekonomise, letersise dhe spektaklit.
infoal
Shiko fotografinë 1729480
Shiko fotografinë 1729481
Shiko fotografinë 1729482
Shiko fotografinë 1729483
Shiko fotografinë 1729484
Shiko fotografinë 1729485
Shiko fotografinë 1729486
Redaktimi i fundit: