Një nga pilotët e avionit kishte mbetur jashtë kabinës

Arfenilla

Themelues i Forumit
Kolegu nuk iu përgjigj e nuk ia hapi derën – Shtohet misteri për tragjedinë e avionit gjerman
largea_26f5064400000578-3009151-pieces_of_debris_including_what_appear_to_be_parts_of_the_aircra-m-48_14272279992881427354640.jpg

ثshtë thelluar të mërkurën në darkë misteri që rrethon tragjedinë ajrore në të cilën humbën jetën 150 udhëtarë,
Një oficer i lartë ushtarak që është në korrent të hetimit i tregoi në kushte anonimiteti gazetës “The New York Times” se sipas zërave të regjistruar në avion, një prej pilotëve kishte dalë nga kabina dhe kur është përpjekur të kthehet nuk ka mundur të hyjë dot më në të.
Dëgjohen të regjistruar përpjekja e tij për të hyrë duke trokitur lehtë dhe pastaj duke i folur pilotit tjetër që nuk i përgjigjet. Janë minutat fatale dhe dëgjohen edhe përpjekjet e pilotit që nga jashtë përpiqet që ta shqyejë derën me forcë.
Piloti tjetër nuk është përgjigjur deri në fund.
Nuk dihet se pse piloti ka dalë nga kabina. As nuk dihet nëse piloti i mbetur në kabinë ishte apo jo koshient.
Ka raste që në kabinë ulet presioni i ajrit duke i bërë pilotit që të humbase ndjenjat. Zakonisht pilotët e vënë re në kohë dhe mbajnë bombolat e oksigjenit deri sa e ndryshojnë presionin.
ثshtë një mister se pse iu deshën 8 minuta fluturimi të drejpeshuar por në rënie që avioni të rrëzohej. Apo pse nuk u komunikua asnjëherë me qendrën gjatë rënies.
Emrat e pilotëve po mbahen sekret. FBI po kontrollon emrat e të gjthë udhëtarëve. Presidenti francez ka premtuar se do të merren vesh të gjitha detajet. Po disa specialistë thonë se në mungesë të një kutie të zezë funksionuese, zbulimi i arsyeve mund të kërkojë një kohë të gjatë.
Shumica e avioneve të firmës German Wings kanë anulluar fluturimet. Pilotët dhe ekuipazhet refuzojnë të fluturojnë. Duan të dinë arsyet e tragjedisë.
Avioni fatkeq ishte nisur nga Barcelona e Spanjës për në Dyseldorf të Gjermanisë. U rrëzua rrugës, në jug të Francës. Për ironi të fatiti. Avioni u nis nga Barcelona dhe ra në një fshat që quhet Barcelonette. Disa e shohin si një shenjë domethënëse.
Familjet e tronditura të udhëtarëve (që vinin nga 18 vende të ndryshme të botës, por shumica gjermanë e spanjollë) duan përgjigje. Atop o takohen edhe me prokurorë për mundësinë e një hetimi kriminal.
Autoritetet hetuese franceze janë treguar të kujdesshme që të mos nxitohen në deklarata. Kanë thënë se nuk duket si rast terrorizmi por kanë refuzuar ta përjashtojnë tërësisht pa studjuar më mirë të dhënat e nxjerra.
Ajo që druhen ekspertët është se mungesa e një shpjegimi teknik si dhe duke pasur parasysh motin e mirë gjatë ditës së fluturimit, po rritet mundësia e veprimit të pilotit si arsye e tragjedisë. Po a është një humbje ndjenjash, një bllokim nga sistemi, një gabim njerëzor apo një vrasje/vetëvrasje e qëllimshme?
Deri sa të ketë më shumë të dhëna, të gjitha këto sigurisht mbeten në kufi të spekullimit. Dje edhe Parlamenti Europian mbajti një minutë zi. Europa do një përgjigje.B koha
 
Titulli: Një nga pilotët e avionit kishte mbetur jashtë kabinës

Ekspertët: Piloti e shkaktoi rrëzimin e aeroplanit me vetëdije

1_8557.jpg

Nga hetimet që po vazhdojnë të zhvillohen në lidhje me rrëzimin e Aeroplanit të Germanwings, ekspertët hetimorë kanë bërë publike një hipotezë të re sipas të cilës, rrëzimi i aeroplanit mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Sipas këtyre ekspertëve, një vendim i vetëdijshëm për vetëvrasje, nga piloti i cili kishe mbyllur derën e kabinës mund të jetë edhe shkaku i rrëzimit të Germanwings Airbus’it.

Këto dyshime, ekspertët i bazojnë në incizimet e zërit brenda kabinës së pilotëve, ku dëgjohet dikush duke i rënë derës me dëshpërim, ndërsa nuk merr përgjigje nga ana tjetër.

Një nga ekspertët hetues i ka thënë AFP’së se askush nuk shkon drejt e në bjeshkë me aeroplan, pa vetëdije dhe pastaj, lënia e bashkëpilotit jashtë kabinës është një arsye më shumë që ekspertët e kanë cekur me publikimin e këtyre dyshimeve

Kush ishte piloti që e rrëzoi qëllimisht aeroplanin gjerman

largea_dreas01-kk7h-u10402591446343sfg-700x394-lastampa-it1427377377.jpg

Andreas Lubitz, i cili ka qenë kopilot në aeroplanin e kompanisë “Germanwings” në fluturimin 4U 9525 dhe qëllimisht e ka rrëzuar fluturaken, është 28 vjeçar me shtetësi gjermane.

Lubitz ka jetuar në qytetin gjerman Montabaur dhe në klubin fluturues ishte anëtarësuar shumë i ri në mënyrë që ta realizoj ëndrrën e tij prej piloti, thuhet në sajtin e klubit LPC.

“A e ka realizuar ëndrrën e tij, të cilën e pagoi me jetë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Lubitz ishte njëri nga pilotët më të mirë në botë në testet kualifikuese dhe shumë shpejt pas përfundimit të trajnimit ai filloi të punonte.

Lubitz ka qenë i punësuar në kompaninë “Germanwings” nga shtatori i vitit 2013 dhe pas vetes i kishte 630 orë fluturime, ka thënë zëdhënësja e “Lufthansas”.

Siç raporton “Time”, miqtë e tij e njohin atë si “relativisht të qetë, por djalosh të shoqërueshëm”.

Herën e fundit kishte shkuar në qytetin e lindjes në vjeshtën e kaluar për ta vazhduar lejen për varkë me vela dhe aso kohe nuk kishte treguar asnjë shenje se ai mund të ishte në depresion.

“Ka qenë i lumtur për shkak të punës në kompani dhe i shkonte mirë. Gjithmonë ta jepte përshtypjen e njeriut të lumtur dhe kënaqur”, ka thënë kolegu i tij nga klubi aeronautik, Peter Recker.

Të dhënat nga kutia e zezë treguan se kopiloti ka mbetur i mbyllur në kabinë dhe se “qëllimisht e ka drejtuar fluturaken kah toka, me qëllim që ta shkatërroj”, transmeton Indeksonline.

“Në kokpit ka mbretëruar heshtje e plotë. Kopiloti nuk e ka thënë asnjë fjalë pasi që piloti ka dalë nga kabina. Frymëmarrja e tij ishte e qetë. Qëllimisht ka refuzuar t’ia hap derën pilotit. Kjo nuk është fatkeqësi”, ka thënë prokurori i Marseillet, Brice Robin.
 
Titulli: Një nga pilotët e avionit kishte mbetur jashtë kabinës

Si nuk doli askush hala ta quaje kamikaz kte apo se nuk ishte musliman.
 
Titulli: Një nga pilotët e avionit kishte mbetur jashtë kabinës

Tani futja kot, dihej qe piloti do e hante si mund ta pranoje kompania qe ishte avioni me difekt. Lexova dikur qe avioni kishte pas problem qe ne nisje, mua me duket me shume difekt teknik se gabim njerezor.
 
Marla, meqe kan gjet kutin e zez, mbase kane ndegju zerat aty ´se si ka ardhe deri te ky aksident ajror.
 
Titulli: Një nga pilotët e avionit kishte mbetur jashtë kabinës

Cili ka qënë motivi i tij që e rrëzoi qëllimisht avionin? Po ksaj pyetjeje i përgjigjet dot hetuesi.
 
Titulli: Një nga pilotët e avionit kishte mbetur jashtë kabinës

Marla, meqe kan gjet kutin e zez, mbase kane ndegju zerat aty ´se si ka ardhe deri te ky aksident ajror.

Ska lidhje Arfe. E degjove ti kutine e zeze?

Nje person qe do te beje vetevrasje nuk merr ne qafe 140 te tjere o jo. Ka qene difekt teknik por eshte me lehte ti faturohet gabimi pilotit se miliona USD humbje kompanise se fluturimit apo demshperblime familjareve te viktimave.
 
Titulli: Një nga pilotët e avionit kishte mbetur jashtë kabinës

Ska lidhje Arfe. E degjove ti kutine e zez
Nje person qe do te beje vetevrasje nuk merr ne qafe 140 te tjere o jo. Ka qene difekt teknik por eshte me lehte ti faturohet gabimi pilotit se miliona USD humbje kompanise se fluturimit apo demshperblime familjareve te viktimave.

Ka lidhje si nuk ka infot se marrin nga kutia e zez. nese pilotet kan pas probleme personale mese vete ..... pse te denohet kompania.Pastaj aty nuk mund ti fshehin deshmit ....shum lajme japin kete teori ..tani akoma nuk kane dale me nje lajem te sakt
100%.presim!Por prap sido qe te jete dhe cilido qe te panoj fajin jeta e pasagjerve nuk rikthehet.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Një nga pilotët e avionit kishte mbetur jashtë kabinës

Kane gjetur kutite portokalli (te ashtuquajturat te zeza) me zerat e dy piloteve ku njeri tentonte te futej brenda.Eshte e sigurt qe njeri nga pilotet e ka hedhur vete avionin gjithmone sipas hetuesve mbeshtetur ne regjistrimet e kutive por nuk eshte e sigurt cili e ka bere, co-piloti apo kapiteni i avionit.Sipas zerave jozyrtarisht mendohet se e ka bere co-piloti, sipas Le Monde ka qene kapiteni vete.
 
Pe: Një nga pilotët e avionit kishte mbetur jashtë kabinës

Sa për pilotin nuk besoj se e ka bërë. Nëse ai ka pasur në plan
një gjë të tillë, ka mundur ta bëjë duke fluturuar për Barcelonë.
Ide të të tilla, nuk lindin aq shpejt në kokë pa ndonjë arësye.

Zakonisht, kur aeroplanat shkojnë shpejt e shpejt teposhtë,
mbeten pa ajër, dhe nëse reagimi është tepër i vonshëm
mund të vijë deri humbja e vetëdijes dhe mandej dihet se çfarë
mund të ndodhë.
 
Titulli: Pe: Një nga pilotët e avionit kishte mbetur jashtë kabinës

Sa për pilotin nuk besoj se e ka bërë. Nëse ai ka pasur në plan
një gjë të tillë, ka mundur ta bëjë duke fluturuar për Barcelonë.
Ide të të tilla, nuk lindin aq shpejt në kokë pa ndonjë arësye.

Zakonisht, kur aeroplanat shkojnë shpejt e shpejt teposhtë,
mbeten pa ajër, dhe nëse reagimi është tepër i vonshëm
mund të vijë deri humbja e vetëdijes dhe mandej dihet se çfarë
mund të ndodhë.

Sot e dha lajmi se ka pas probleme financiare piloti dhe familjare... me nje fjal ishe ne kriz kete kohe...Po tani lajmet po jepen ne verzion te ndryshme meqe akoma nuk kan dala me nje pergjigjje te sakt ,mbesin spekullime me shum.
 
Titulli: Një nga pilotët e avionit kishte mbetur jashtë kabinës

Cila ishte ana e errët e pilotit që rrëzoi aeroplanin e Germanwings?
largea__co-pilot-andreas-lubitz1427390662.jpg

Në ëndrrat tonë më të këqija nuk na e merrte mendja një gjë të tillë, tha shefi i Lufthansas Carsten Spohr. Më parë ai kishte konfirmuar para medieve se piloti i dytë qe mbyllur në kabinë për të nisur rrëzimin e aeroplanit.

Andreas Lubitz, piloti i dytë në aeroplanin e Germanwings ishte një njeri që i pëlqenin shakatë. “Të qeshësh sa të të paralizohet fytyra” ishte një faqe që e preferonte ai në Facebook.

Sipas informacioneve të gazetës gjermane “Die Welt”, pilotit 28 vjeçar i pëlqenin shakatë që i kalonin pak kufijtë dhe e shkelnin disi etiketën e mirësjelljes. I pëlqente p.sh. që burrat të silleshin si çuna të mëdhenj dhe pilotët si kokëkrisur me zgërdhirje të vazhdueshme në buzë.

Po a kishte Andreas Lubitz edhe një anë tjetër, të errët? Probleme private për momentin nuk janë të njohura. Edhe nëse mungon ende siguria për rrjedhën e katastrofës, pyetja tjetër që shtrohet është a vuante piloti i dytë vuante nga sëmundje psikike. Shkollimin si pilot, që e pati nisur gjashtë vjet më parë në Bremen (Gjermani) dhe në Phoenix, Arizona (SHBA), sipas Lufthansas ai e ndërpreu për disa kohë.

“Për shkak të problemeve psikike?”, pyetën përfaqësuesit e shtypit në zyrën e Germanwings-it.

Një përgjigje për këtë koncerni nuk dëshiron të japë.

“Në bazë të ligjeve gjermane janë vetëm autoritetet e ndjekjes penale ato që mund të shohin kartelën mjekësore. Ky informacion i nënshtrohet detyrimit për të heshtur të mjekut ‘edhe pas vdekjes’”, thanë përfaqësues të koncernit.
0,,18343557_403,00.jpg

Konferenca e shtypit e Carsten Spohr nga Lufthansa për tragjedinë

Por pas ndërprerjes së shkollimit si pilot, Andreas Lubitz i ishte nënshtruar sërish një testi shëndetësor dhe një testi nëse ishte i përshtatshëm si pilot. Dhe këtë test e kishte kaluar me sukses.

“Ai ishte 100 për qind i aftë për të fluturuar. Rezultatet e tij në fluturim ishin shumë të mira, asgjë nuk të tërhiqte vëmendjen”, u tha sot medieve shefi i Lufthansas, Carsten Spohr.
Përvojat e para si pilot, 28 vjeçari i pati bërë me aeroplanë pa motor, që rrëshqasin në ajër të shtyrë nga era. Faqja e klubit të sporteve ajrore Montabaur në Westerwald, ku mësoi ai, për momentin është jashtë sistemit të internetit.

“Ai deshi ta shihte të realizuar ëndrrën e tij, fluturimin”, e përshkruajnë atë shokët e klubit. Kjo ëndërr është kthyer me sa duket në zhgjëndërr të tmerrshme paraditen e 24 marsit në Alpet franceze.

Klubi i fluturimit në Westerwald, ku Andreas L. mori orët e para të fluturimit.
0,,18343680_403,00.jpg

Kërkimi i gjurmëve sapo ka nisur. Vështirë është të përfytyrohet si e ndiejnë veten të afërmit e viktimave, tani që mësuan për tragjedinë. Gjithashtu është e vështirë të përfytyrosh si ndihen prindërit e Andreas Lubitz, në shtëpinë e të cilëve në Montabaur, midis Frankfurtit dhe Këlnit, lindi më 1987 Andreas Lubitz.

Policia e ka bllokuar rrugën që çon në shtëpinë e prindërve të Andreas Lubitz me automjete policie, të vendosura tërthorazi. Për të penguar automjetet e tjera të kalojnë. Shumë ekipe kameramanësh përpiqen të arrijnë në këtë zonë, për të folur me prindërit. Por banorët janë tërhequr në shtëpitë e tyre. Disa shohin nga pas perdeve ose grilave gjysmë të ulura të dritareve
. /DW/
CBCYS-4UYAAe_Rv.jpg
 
Titulli: Një nga pilotët e avionit kishte mbetur jashtë kabinës

Duhet me fillu me e kerku bigrafine e pilotit para se me hip ne aeroplan. Me i pyt edhe shoket e tij se mos e ka lene e dashura koheve te fundit.
 
Titulli: Një nga pilotët e avionit kishte mbetur jashtë kabinës

Tani futja kot, dihej qe piloti do e hante si mund ta pranoje kompania qe ishte avioni me difekt. Lexova dikur qe avioni kishte pas problem qe ne nisje, mua me duket me shume difekt teknik se gabim njerezor.

Dakord ja mund te kete qene difekt teknik, dhe mund te ndodh meqe duke u futur tek alpet shpejtesia e avjonit eshte ulur direkt.
Por si shpjegohet qe piloti ka hequr PILOTIN AUTOMATIK? Apo per ta rregulluar vet gjendjen?!
Ja e zem sikur eshte munduar ta rregullonte, duke e anulluar pilotin, problemi eshte se kjo gje nuk ka ndodhur perderisa piloti
nuk ka bere asnje manover per ta rregulluar levizjen e avjonit.

Problemi ketu eshte qe nuk eshte hera e pare qe ndodhin qe nje pilot te kete disa probleme dhe te mari me qaf tere pasagjeret.

Kutia e zeze, i tregon gjerat ndaj teorit e kota skane vend ketu..
Problemi i nje personi, vrau 160 te tjere!
 
Titulli: Një nga pilotët e avionit kishte mbetur jashtë kabinës

Si funksionon dera në kabinën e aeroplanit “Germanwigns
largea_dr1427390080.jpg

Dera në kabinën e aeroplanit “Airbus A320” i ka tri brava elektrike dhe në kushte normale të fluturimit janë të mbyllura. Mund ta hapet nga jashtë, por vetëm me miratimin nga kokpiti (kabina).

Hetimi për fatkeqësinë ajrore në Alpet franceze ka treguar se njëri nga pilotët ka dalë nga kabina, kurse më pas nuk ka mundur të kthehet në të.

Në audio incizimet nga kutia e zezë dëgjohet se si piloti ka tentuar që të futet me dhunë në kabinë, mirëpo ndihmës-piloti nuk ia ka hapur atë. Edhe pse procedurat e sigurisë mundësojnë hapjen e derës nga jashtë në raste urgjente, kjo nuk është e mundur në rast se personi në kabinë nuk e dëshiron një gjë të tillë, transmeton Indeksonline.

Nëse dikush dëshiron të hyjë në kabinën e pilotëve, duhet t’i thërras ata përmes interfonit apo “t’i bie ziles” përmes tastierës para derës, e më pas të pret që dikush nga pilotët të lejoj hyrjen përmes komandës në tabelën e tij.

Piloti para vetës e ka ndërprerësin për kontrollin e derës me pozicionet “i hapur”, “normal” dhe “i mbyllur”.
Gjithashtu, në kabinë ekziston edhe sinjalizimi zanor dhe me dritë, që i njoftojnë pilotët për thirrjet e pjesës tjetër të bordit, për të siguruar gjendjen e bravave dhe sistemit të sigurisë, si dhe tentimin eventual të hyrjes më dhunë në kabinë.

Në rast se personat në kokpit nuk reagojnë, atëherë personali i fluturakes mund ta hap derën duke e shtypur shifrën e cila mund të jetë nga dy deri në shtatë shifra.

Shifrat gjithnjë para fluturimit programohen, kurse ekziston edhe një mekanizëm për raste urgjente, që personeli mund ta hap derën.

Megjithatë, për arsye sigurie, brava edhe në atë rast mund të bllokohet me shtypjen e butonit që gjendet në kokpit.

Sipas informacioneve të fundit, aeroplanin “Germanwigs” e drejtonte kopiloti, i cili për 10 minuta nuk u përgjigj në thirrjet e pilotit dhe tentimin e tij që të kthehet në kabinë.

Nga aksidenti i aeroplanit “Germanwigns” mbeten të vdekur 150 persona.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Një nga pilotët e avionit kishte mbetur jashtë kabinës

Të dhëna të reja dalin pas rrëzimit të avionit Airbus 320 në alpet e Francës. Duket se në bordin e avionit ishte edhe Yvonne Selke, 58 vjeç me origjinë nga Nokesville, e punësuar si në një prej kompanive të kontraktuara nga Pentagoni e specializuar për mbrojtjen dhe inteligjencë

Kompania që ka marrëdhënie të ngushta me qeverinë amerikane është e ngarkuar të krijojë rrjete të bllokimit të kamerave dhe spiunëve, satelitëve dhe hartave gjeosatelitore. Funksionet e saj në kompani ishin mjaft të rëndësishme.

Gruaja punonte në një prej sektorët më të rëndësishëm. Gjatë fluturimit ajo ishte e shoqëruar me vajzën e saj 22-vjeçare Emily, e laureuar në Universitetin e Drexel në 2013-ën. Kompania është konsideruar strategjike për shkak të marrëdhënies që ka me qeverinë amerikane.

Nëse në këtë pikë janë të shumta teoritë e konspiracionit ka edhe nga ata që kanë pyetur se kush e donte të vdekur këtë grua. Qeveria amerikane? Terroristët? Sigurisht që për shumë persona vdekja “e rastësishme” për një eksperte të Pentragonit nuk është e besueshme.B expres
 
Titulli: Një nga pilotët e avionit kishte mbetur jashtë kabinës

Identifikimi i viktimave të aeroplanit bëhet nëpërmjet ADN'së, trupat u dëmtuan rëndë

400 pjesë trupore të viktimave janë gjetur në vendin ku është rrëzuar aeroplani, ndërkohë që sipas hetuesve që po i vazhdojnë kërkimet asnjë trup nuk ka mbetur i padëmtuar.

Kjo është edhe arsyeja që në afërsi të vendit ku është rrëzuar aeroplani do të bëhen testet e ADN'së për të identifikuar.

Për ta bërë këtë duhen edhe mostrat e ADN'së së familjarëve të viktimave.

270c4b6000000578-3015012-image-m-12-1427484867970.jpg

270d8e6400000578-3015012-image-a-10-1427484854427.jpg

270c4a6000000578-3015012-image-m-2-1427484220223.jpg
 
Titulli: Një nga pilotët e avionit kishte mbetur jashtë kabinës

Cfaredo arsye te kete qene quhet dhe mbetet akt terrorist!
 
Titulli: Një nga pilotët e avionit kishte mbetur jashtë kabinës

Hetimet për rrëzimin e avionit në Francë, flet e dashura e pilotit

[video=youtube;sM-OCNKxT1c]https://www.youtube.com/watch?v=sM-OCNKxT1c[/video]
Shumë pjesë nga jeta e zbardhur e pilotit të cilësuar si fajtor për rrëzimin e avionit të 'Germanwings', tregojnë se 28-vjeçari kishte luhatje të mëdha sjelljeje dhe humori.

Hetuesit, të cilët mblodhën të dhëna dhe prova materiale nga shtëpia e tij, morën në pyetje edhe të dashurën e Andrea Lubitz , identiteti i së cilës është ruajtur në kushte anonimati. Megjithatë vajza i pranoi ekspertëve se kohët e fundit marrëdhënia e tyre nuk po shkonte aq mirë, madje ata po kalonin një periudhë pauze.

Por vetëm 3 ditë përpara aksidentit tragjik ajror, Lubitz kishte blerë me llogarinë e tij 2 makina të ngjashme, modeli i fundit “Audi”, njërën për vete dhe tjetrën për të dashurën e tij. Por pavarësisht dhuratës, e cila me shumë gjasë do të rikuperonte marrëdhënien, lidhja e tyre sa vinte dhe përkeqësohej.

اifti kishte edhe një apartament në periferi të qytetit të Dyseldorfit, ku bashkëjetonin pjesërisht, mirëpo kohet e fundit fqinjët bëjnë të ditur se nuk i kishin parë. Megjithatë pronari i një picerie aty pranë banesës së tyre, tregon se ata dukeshin një çift shumë i mirë, të qeshur e të dashur. Djali dukej shumë bujar, sipas tij. Por sa të vërteta janë këto fjalë për Andrea Lubitz?

Një seri tjetër të dhënash tregon se Lubitz po trajtohej prej 2 muajsh në spitalin e Dyseldorfit, pas provave që hetuesit gjetën në shtëpinë e tij. Mjekët kishin hartuar një raport mjekësor ku e kishin cilësuar djalin si të paaftë për të ushtruar profesionin për gjendje jo të mirë mendore, por 28 vjeçari nuk e kishte dorëzuar raportin te kompania ku punonte, ndoshta me frikën se mund të humbte kontratën për arsye mjekësore.

I përshkruar si një njeri, i cili gjatë gjithë jetës kishte ëndërruar që një ditë të bëhej pilot, dhe në momentin që e kishte realizuar ëndrrën, ajo t’i ikte prej duarsh, duket të ketë qenë një fakt i pakapërcyeshëm për Lubitz.

Miqtë e tij rrëfejnë sesi Andrea kishte një obsesion gjatë gjithë jetës për fluturimin, postera kudo në dhomën e tij, madje njëherë ishte shprehur se do të kishte vdekur nëse nuk do të kalonte testin e pilotimit.

A ishte rrëzimi i avionit një veprim egoist i Andrea Lubitz? Kjo është pyetja që ekspertët kërkojnë të verifikojnë dhe bëhet e ditur se hetimet do të vazhdojnë derisa e vërteta mos të lërë më hapësirë për hipoteza. Pas episodit tragjik të Germanwings, një sërë kompanish ajrore janë zotuar të ndryshojnë rregullat e tyre në mënyrë të tillë që nga sot e tutje, në kabinën e pilotit të jenë gjithmonë të pranishëm dy anëtarë të ekuipazhit. / TCH/

b expres
 
Pe: Titulli: Një nga pilotët e avionit kishte mbetur jashtë kabinës

Kjo është qesharake. Të mos dorëzosh çertifikatën?
Sot edhe në një firmë të thjesht nuk mund të punësohesh
pa çertifikatë, e lëre më në aviacion.

Për mua kur dikush sa më shumë mundohet të të bind,
aq më shumë më bën të dyshoj!

ثshtë si është, të vdekurit më nuk kthehen.

How to Become a Private Pilot

Aviation Medical Exams: Types of Aviation Medical Certificates
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Një nga pilotët e avionit kishte mbetur jashtë kabinës

Cili ka qënë motivi i tij që e rrëzoi qëllimisht avionin? Po ksaj pyetjeje i përgjigjet dot hetuesi.

Nga tv italiane thuhet qe ai ishte ne depresion ngaqe e kish lene e dashura o gruaja se di tani.
Nga nje vizite thuhej se mjeku i kish thene qe per shkaqet e depresionit
sh te medha te mos hypte ne avion.
Per te qene ishte sh i zoti me punen e tij por ia qe ne ate mom ska menduar per njeri.

Interesante ishte fakti qe nga kutia e zeze gjate gjithe procesit te rrezimit dmth
8 min kohe....frymarrja e ketij kapitenit ishte e qete. Shume e qeteee.

Kapiteni tj qe e kish mbyll jashte bashke me hostess kur kane pare gjendjen
skane bere asgje per te alarmuar pasagjeret :) dmth kane qendruar aty duke e ditur cf do i priste :)
 
Titulli: Një nga pilotët e avionit kishte mbetur jashtë kabinës

Per mua nuk ka asnje mister ne kete tragjedi . Avjoni eshte perplasur me qellim me masivin malor ,
thjeshte pasi piloti ka dashur te vetflijohet pasi ishte depresiv dhe jo normal psikollogjikisht .
Mjafton te shikosh foton e tij te publikuar dhe ne kete teme dhe e kupton qe skemi te bejme me nje njeri normal .

Ky akt tregoi qe sistemi i funksjonimit te fluturimeve nuk eshte i persosur , pranaj duhet ndryshuar .
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top