Një në dy shqiptarë vdes nga sëmundjet e zemrës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
ISHP: Një në dy shqiptarë vdes nga sëmundjet e zemrës

Shqipëria vazhdon të regjistrojë shifra të larta vdekjesh nga sëmundjet kardiovaskulare duke e renditur atë në vendin e parë të listës së vdekshmërisë në vend. Instituti i Shëndetit Publik deklaron se një në dy shqiptarë vdes nga sëmundjet kardiovaskulare, në një kohë që këto vdekje mund të parandalohen.Sipas një studimi të kryer nga ISHP, gati gjysma e numrit të vdekjeve janë nga problemet e koronareve.
Të gjithë ekspertët e shëndetësisë sot besojnë se sëmundjet koronare mund të parandalohen krejtësisht apo mund të shtohen në kohë duke shmangur një numër të madh vdekjesh të parakohshme.
Sipas tyre, një kontribut të rëndësishëm në uljen ose mbajtjen nën kontroll të rasteve me sëmundje kardiovaskulare ka edhe trajtimi i hershëm i faktorëve të rrezikut, të cilët janë diabeti, duhanpirja, hipertensioni, hiperkolesterolemia, obeziteti, familjarë me sëmundje të zemrës.
Në studim thuhet se sëmundjet koronare janë shumë më të larta në disa vende në krahasim me disa vende të tjera, kështu në vendet në veri dhe në lindje të Evropës si Britania e Madhe, Vendet Skandinave, Polonia, Rusia etj, kanë një prevalencë shumë më të lartë (deri në dy e më shumë herë më të lartë) se sa vende të tilla si Franca, Italia, Spanja apo Greqia. /Telegrafi/
 
Back
Top