Një muze ndërkombëtar për Nënë Terezën në Tiranë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një projekt i shoqatës italiane “Micro Maco” synon ta kthejë Tiranën në vendin ku do të gjendet dhe muzeu i Nënë Terezës, i cili do ta bëjë atë atraktiv për vizitorët

FOTO-1-320x240.jpg


“Një muze ndërkombëtar për Nënë Terezën në Tiranë”. Ky është projekti i prezantuar nga shoqata italiane “Micro Maco” mbështetur dhe nga Instituti Italian i Kulturës. Kjo ide u përcoll dhe simbolikisht nga maratonistët e skuadrës “Peoples runners” të cilët u nisën nga Reggio Emilia deri në Brindisi, për t’u pritur në Durrës nga kryebashkiaku i qytetit Vangjush Dako.
Maratonistët mbanin në dorë “Bluzën e dialogut” për ta dorëzuar në Tiranë, një bluzë e firmosur nga fituesit e çmimit Nobel për Paqen.
Nënë Tereza përbën pjesën më domethënëse të identitetit kombëtar shqiptar, të promovosh figurën e saj nëpër botë do të thotë që të promovosh në të njëjtën kohe dhe imazhin e Shqipërisë duke pasur parasysh këtu të gjitha aspektet pozitive që vijnë nga kjo dhe atë ekonomik. Por për të bërë këtë duhen përdorur metoda moderne, duhen menduar zgjidhje inovative dhe një përdorim më i gjerë i mjeteve elektronike, për këtë gjë dhe Vatikani e quan Nënë Terezën “Shenjtorja e Komunikimit”.
Kjo është dhe ideja që shoqata “Micro Macro” paraqiti. Kur flitet për një muze, të vijnë në mendje përmbajtja, projekti arkitektonik dhe më pas promovimi i muzeut, ndërsa ky projekt lind mbi të gjitha me përhapjen e kësaj ide sa më të gjerë, bashkëpunim me institucione e ente të tjera, mbledhjen e referateve, imazheve, dëshmive, filmimeve etj. Të gjitha këto janë organizuar nga shoqata “Micro Macro” në bashkëpunim me shoqata të tjera dhe me mbështetjen e ndërmarrjeve italiane “Criman” dhe “Tecnoelettra”. Pjesë e këtij projekti është dhe ekspozita “Nënë Tereza vazhdon të jetojë”, e cila është prezantuar në Institutin Italian të Kulturës pranë drejtoreshës së këtij institute znj. Fulvia Veneziani dhe presidentes së shoqatës “Micro Macro”, Viktoria Stakharyak si dhe përfaqësues të institucioneve civile dhe fetare.
Kjo ekspozitë vjen në Tiranë pasi është paraqitur në mjaft qytete të Italisë dhe me rastin e përvjetorit të Lumturimit (2003-2013) të kësaj figure. Ekspozita fotografike paraqet dhe një ide mbi muzeun “Nënë Tereza” së bashku me propozimin konkret për të bashkëpunuar. Ideatorët nuk kërkojnë ngritjen e një godine të re për Muzeun, por përdorimin e hapësirave të Muzeut Historik Kombëtar. Duke e parë këtë të fundit si përçues të identitetit kombëtar shqiptar, në hapësirat e tij, mund të rrijë dhe muzeu i shenjtores shqiptare. Ideatorët kanë menduar dhe mënyrën sesi ky muze do të paraqitet tek publiku. Janë menduar të vendosen pozicione elektronike nga ku vizituesit mund të bëjnë një udhëtim të vërtetë mbi ngjarjet e viteve të 1900, nëpërmjet shumë takimeve, udhëtimeve dhe veprave të Nënë Terezës gjatë gjithë shekullit të njëzetë. Pjesë interesante e këtij projekti është dhe mënyra e financimit. Një projekt financimi ku të marrin pjesë banka, institucione private, të cilat janë në gjendje të vetëfinancohen nëpërmjet vizituesve që do të vijnë në këtë muze dhe bashkëpunimit me operatorët turistikë fetarë siç është Opera Pellegrinaggi e Vatikanit.

Ekspozita

Kjo ekspozitë është një nga më të mëdhatë mbi Nënë Terezën, e realizuar me bashkëpunimin e një prej botuesve më të mëdhenj europianë, Rizzoli – Corriere della Sera dhe nën kujdesin e studios projektuese “Francesco Asti” të Parmës në Itali si dhe të ndërmarrjeve “Criman” dhe “Tecnoelettra”. Kjo ekspozitë tregon jetën dhe veprat e Nënë Terezës nëpërmjet imazheve që janë publikuar nga Rizzoli – Corriede della Sera si dhe fotografive të bëra nga fotografët më të mëdhenj që kanë ndjekur këtë figurë të rëndësishme (Collopy, Podestà, Morihiro) si dhe një repertor të pasur audioviziv të marra nga RAI dhe Mediaset. Tekstet janë në gjuhën italiane, shqiptare dhe angleze dhe paraqesin momentet kryesore të jetës së kësaj figure të madhe shqiptare. Gjithashtu aty shkruhen dhe thëniet më të bukura, të cilat janë të thjeshta por që të bëjnë të reflektosh mbi vlerat e vërteta të jetës.
Kjo ekspozitë është prezantuar kohë më parë në qytetin e Parmës në Itali në prezencën e ambasadorit të Shqipërisë në Romë asaj kohe, Llesh Kola. Kjo ekspozitë u paraqit dhe në mjaft qytete të tjera si Reggio Emilia, Leçe, Cremona, Mantova, Piacenza, Ancona, Viareggio etj.
G.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top