Një motorist 94-vjeçar

eGo0sTyle

System Engineer
motociklisti-300x261.jpg

Ky motorist i çmendur që ende përshkon qindra kilometra me mjetin e tij të preferuar të udhëtimit, mbase nuk jua mbush syrin, por është 94 vjeç. Reg Skot, i cili i djeg ende gomat, njihet si motoristi më i vjetër i Britanisë. Gjyshi ka përshkuar 384 800 milje gjatë 74 viteve të tij në rrugë, një distancë e barasvlershme me 15 udhëtime rreth botës. Motorin e tij i parë, të modelit “Norton 16H 490cc”, e bleu në vitin 1937 për 73 paund. Që atëherë ai ka blerë shtatë motorë të tjerë. Me i fuqishmi ishte një “BMW Boxer 1000cc”. Reg tani udhëton me një “Honda 250cc” rreth qytetit të tij Ludham, në Norfolk, të paktën katër herë në javë. Ai e pranon se tashmë e ka ulur ritmin, por mund t’i japë me 60 milje në orë kur është në autostradë.

Panorama.
 
Pe: Një motorist 94-vjeçar

I lumte, mbahet shume mire.
Kam pare dhe une javen e kaluar nje person ne moshen 81 vjecare, tregonte si 60...
 
Pe: Një motorist 94-vjeçar

Ika te vras veten :(
 
Pe: Një motorist 94-vjeçar

Shko, shko...se s'besoj te kapesh 94 vj mbi motor!
 
Pe: Një motorist 94-vjeçar

Une as 26 si kapa dot ma ndaluan doktoret :( madherfaker njerez me perparse te bardha :(
 
Back
Top