Një libër heretik.

Lauri

Anunnak
LIBRI “HERETIK”
“Count Down”, numërimi mbrapsht i kohës së njeriut, vetasgjësimi, fatura me të cilin njerëzimi po paguan modernitetin
FB_IMG_1618084353538.jpg
Ky libër nuk duhet lexuar. Ai nuk duhet të bëhej publik, por tashmë është shumë vonë, jo dhe aq për të bojkotuar këtë libër “heretik”, se sa për të shpëtuar njerëzimin nga rreziku që ky libër paralajmëron. Realisht ky libër është një procesi i një vetgjyqësimi dhe vetasgjësimit vullnetlirë dhe absurd i njeriut. Ndërsa njeri gjithnjë e më tepër ngulmon të mbrohet nga fundi i botës, duke përgjuar qiellin dhe projektuar masat parandaluese, ai ka injoruar se fundi i tij i pashmangshëm vjen prej vet atij. Këtë ka guximin ta dëshmojë një libër i vetëm por që sjell ekstraktin e një morie studimesh dhe hulumtimesh, ai është “Count Down”. Numërimi mbrapsht i kohës së njeriut?!
Në traditën e Pranverës së Heshtur dhe Zhdukjes së Gjashtë, një libër alarmues hulumtimesh ambicioze dhe novator në spektrin e komunikimit me lexuesin, ka gjas që të trondisë vetëdijen e njerëzimit më fort se çdo ngjarje tjetër më përmasa kolosale.
Ky libër pretendon të ngre një nga çështjet më kërcënuese dhe më të debatuara në lidhje me rrezikun që kanos njeriun modern ndotja. Dukshëm ai po kërkon të na bind se përmirësimi cilësor i jetës është fatura më e lartë që njerëzimi duhet ti paguaj modernitetit. Shanna H. Swan, një autoritet i padiskutueshëm shkencor, fituese e disa çmimeve prestigjioze, një nga epidemiologet kryesore mjedisore dhe riprodhuese në botë, sjell mënyrat, me të cilat kimikatet në mjedisin modern, po ndryshojnë dhe rrezikojnë seriozisht seksualitetin dhe pjellorinë njerëzore.
Në vitin 2017, autorja Shanna Swan dhe ekipi i saj i studiuesve përfunduan një studim të madh. Ata zbuluan se gjatë katër dekadave të fundit, nivelet e spermës tek burrat, në vendet perëndimore, kanë pësuar një rënie më shumë se 50 përqind. Ata kanë arritur në këtë përfundim pasi shqyrtuan 185 studime që përfshinë afër 45,000 burra të shëndetshëm. Rezultati i bërë prezent solli përfundime tronditëse, ai shpërndau valë goditëse rreth globit, por historia nuk mbaroi këtu. Rezulton se zhvillimi ynë seksual po ndryshon në mënyra më të gjera, për burrat dhe gratë dhe madje edhe për speciet e tjera, dhe se bota moderne po ecën me hapa për t'u bërë gjithnjë e më shumë jopjellore.
Si dhe pse mund të ndodhë kjo? A është vetë natyra ajo që po tenton të ruaj ekuilibrat e prishura tashmë? Cili vullnet i plotpushtetshëm po tregohet kaq i pamëshirshëm, apo është vetë njeriu që po projekton një vetasgjësim gradual dhe të pakthyeshëm? Çfarë po e rrëmben pjellorinë dhe shëndetin tonë?
Këto dhe shumë pyetje të tjera marrin përgjigje në një libër të kurajshëm ku aktualitete i problematikave të shëndetit përballet me argumentet shkencore. Swan dhe studiues të tjerë rreth asaj po na tregojnë hapur se si mënyra jonë e jetesës dhe ekspozimet kimike po ndikojnë në pjellorinë tonë, në regresin tonë seksual. E gjithë kjo panoramë faktesh dhe ballafaqimesh, çdoditshmërie shqetësimesh dhe dilemash të injoruara, po ndikojnë në rritjen e rrjedhshmërisë gjinore në veçanti dhe po marrin nën kërcënim shëndetin e përgjithshëm si specie. Duke shpjeguar me angazhim shkencën dhe pasojat e këtyre kërcënimeve në mbarë botën dhe duke siguruar udhëzime të thjeshta dhe praktike për të shmangur në mënyrë efektive mallrat kimikë, kudo, autorja kërkon të na tregojë se ka ende shanse për të ndaluar këtë numërim mbrapsht të kohës së njeriut në tokë. “Count Down” ndoshta nuk pretendon dhe aq të jetë një libër alarmi, një lajmës i së keqes që na kërcënon, se sa një shkundje e njëmendtë nga topitja e njeriut, këtij arroganti të pandreqshëm, këtij egoisti të sëmurë, këtij të pangopuri të babëzitur. Gjithsesi është një thirrje urgjente për zgjim, një lexim ndriçues, dhe një mjet jetësor për mbrojtjen e së ardhmes sonë.
A jemi të vonuar në këtë përmendje?!
A kemi kohë për të ndaluar numërimin mbrapsht të kohës së njeriut në tokë?!
Këtë më shumë se ne, tashmë e ka në dorë koha.
Albert Vataj
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top