Një letër në gjuhën shqipe nga Gashi e vitit 1689

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
SHKRUAN: Peter Bartl & Martin CamajPo sjellim këtë artikull për lexuesit dhe posaçërisht për studiuesit shqiptarë për arsyen e thjeshtë që të lehtësojmë qarkullimin e tij, duke e bërë atë pjesë të interesimit historik dhe për më tepër atij gjuhësor mbas 47 vjetësh nga botimi në gjermanisht. Me këtë rast, le të shërbejë ky artikull edhe si një lloj mirënjohje për kontributin e dhënë në rindërimit e kontekstit historik të këtij dokumenti prej Peter Bartl-it, si dhe për punën fiogjike të kryer nga Martin Camajt; dy studiues që dijeja albanologjike atyre u detyrohet shumë. Perkthimi i kushtohet M. Camajt me rastin e 90 vjetorit të lindjes – 21 korrik 1925 [Shënim i përkthyesit].Titulli origjinal në gjermanisht: Ein Brief in albanischer Sprache aus Gashi vom Jahre 1689, në: Zeitschrift für Balkanologie, Jg. 5, Heft 1, München 1967, f. 23-33.Përktheu nga gjermanishtja: Zef Ahmeti, St. Gallen 2014Redaktor: Kastriot Marku, Milano 2014

Një letër në gjuhën shqipe nga Gashi e vitit 1689

I. Sfondi historikKur në vitin 1622 u themelua „Sacra Congregazione de Propaganda Fide“, organizimi kishtar në Shqipërinë Veriore katolike ishte afër shuarjes.[2] Mungesa e priftërinjëve ishte e madhe, ata pak që kryenin detyrën e tyre ishin shumë të moshuar e pjesërisht me injorancë të tmerrshme; shumë nuk dinin as të lexonin e as të shkruanin. Shumica e posteve të ipeshkvijve ishin boshe. Kongregata e Propagandës filoi me ngritjen e qendrave misionare ku shumica prej tyre u drejtuan nga anëtarët e rendit françeskan.[3] Në gjysmën e dytë të shek. 17 në Shqipërinë Veriore kishte 7 qendra misione të tilla,[4] njëra prej tyre ishte në Gash. Misioni i Gashit përfshinte rajonin e Pultit të Poshtëm (Pulati Inferior) dhe Pultit të Epërm (Pulati Superior), Dukagjinin dhe shtrihej deri në rrethin e Prizrenit.[5] Me 16 shtator 1685 vikari apostolik i Pulatit, Giorgio Tolich, për rajonin e tij misionar i raportonte Kongregatës së Propagandës:[6] Sipas këtij në atë kohë Gashi numëronte 80 shtëpi me 600 banorë.[7] Fshati kishte një kishë kushtuar Shën Nikollës dhe tre kapela të vogla të kushtuara Shën Fabianit, Shën Gjergjit,[8] si dhe e treta, kushtuar Shën Anës (Prenës). Të gjitha kishat ishin të pa zbukuruara, mbase mungonin edhe mjetet elementare për shërbimin e meshës. Në të gjithë dioqezën kishte vetëm një prift të vetëm tejet të moshuar me emrin Pietro Riecci. Nuk kishte asnjë shtëpi famullie, prifti endej nga fshati në fshat, nga familja në familje. Popullata ishte shumë e varfër; vetëm në Gash kishte disa vresha, kopshte dhe fusha (ara). Si ligj i vetëm vlente e drejta zakonore e trashëguar.[9] Administrata turke duket të mos jetë ndier shumë në rajonin e Pulatit (Pultit):”…né é gouernata, e signoreggiata da altro, che da se medesima.”[10] Banorët e Gashit dhe rrethinës ishin grabitës famëkeq: “…quei di Gashi, et tutti i Populi habitanti i Monti di Ducagini senza necesità rubano un l`altro taluolta grossamente et tal legiermente cioè bestiami, arme, vestimenti…”[11] Këtu letra vijuese e publikuar për herë të parë gjendet në arkivin e Kongregacionit të Propagandës në Romë[12] në fondin “Scritture riferite nei Congressi” Albania 4, f. 319. Në këtë fond nuk janë relacionet e gjata siç i gjejmë ato në fondin “Scritture riferite nei Congressi Generali”dhe që për vitet 1610-1650 tanshmë janë publikuar nga shqiptarët,[13] megjithëkëtë nuk meritojnë më pak interesimin e historianit, sepse ky fond përmban një pjesë të madhe të shkëmbimit të letrave të klerit katolik me Kongregacionin e Propagandës dhe po ashtu edhe relacione të shkurtra. Këto letra trajtojnë para së gjithash brengat e përditshme të priftërinjve dhe ipeshkvijve si dhe përhapjen gjithnjë e më shumë të islamizimit dhe të vështirësive me autoritetet osmane. Gjuha e këtyre shkresave është vazhdimisht italishtja; autori i këtij shkrimi gjatë qëndrimit të tij disa mujor në arkivat romake nuk ka gjetur ndonjë dokument tjetër në gjuhën shqipe. Dhe kjo shpjegohet lehtë me atë se shumica e klerit në Shqipëri nuk ishin shqiptarë por italianë ose dalmatinë. Ata pak shqiptarë që dinin të lexonin e shkruanin ishin të shkolluar kryesisht në Itali e për këtë fakt ata dinin të shkruanin më mirë italishten se gjuhën e tyre amtare shqipe.

LETRA-1.jpg

Pse kjo letër këtu është e përpiluar në gjuhën shqipe? Për këtë nuk na jep një përgjigje krejt të saktë. Si dërgues vërtetë janë “Krerët e Gashit”, mirëpo letra me siguri nuk është e shkruar nga ata. Një shpjegim më të afërt për këtë na jep “Tradutione ad littera d`Albanese in Italiano della presen(t)e lett(er)a, che mi scriuono li Capi di Puliti p(er) mano del Vic(ari)o d`esso Puliti” që i është bashkangjitur origjinalit në shqip.[14] Përpiluesi i letrës është pra vikari apostolik i Pultit, pra tashmë i cekuri, Giorgio Tolich, me gjasë jo shqiptar.[15] Ndoshta kjo shpjegon disa veçanti gjuhësore (për këtë shiko më poshtë pjesën e II-të, pjesën e trajtimit shkencor gjuhësor nga Martin Camaj), mirëpo jo pse është përdorur gjuha shqipe për përpilimin e saj. Ne mundemi vetëm të supozojmë se letra kështu si shkresë e “Krerëve të Gashit” do duhej të fitonte autenticitet, pasi në raportin e tij të cituar drejtuar Kongregacionit të Propagandës të 16 shtatorit 1685, Giorgio Tolich vetë raporton: “Il linguaggio comune di questi é tutto albanese, ne ui si parla in tutto la Diocese con altra lingua, che con quella…[16]Nëse jo në gjuhën shqipe atëherë në cilën gjuhë pra është dashur të shkruajnë shqiptarët e Gashit? Forma serbe në fund të letrës na informon (njofton) se si në atë kohë janë transportuar letrat (shkresat) e tilla, ajo na njofton se, dërguesi i letrës ndoshta ka qenë një tregtar dalmatin ose minator, (që) ka arritur në Rude[17] dhe ka udhëtuar përsëri shëndosh (e mirë). Nga përmbajtja letra nuk ofron diçka interesante për historianët. ثshtë një nga qindra letërlutjet që mund të gjenden në arkivat e Vatikanit që dëshmon atë çka tashmë u tha për rrethanat kishtare në Shqipërinë Veriore katolike.
Peter Bartl, München

II. Analiza gjuhësoreKjo letër është dëshmia (dokumenti) më i vjetër i njohur deri më tani në gjuhën shqipe. Edhe P. Bartl e thotë se gjuha me të cilën kleri shqiptarë korrespondonte me eprorin e tij në Romë ishte ajo italiane. Ne kemi një shembull se jo vetëm kleri por edhe krerët, përkatësisht përfaqësuesit e popullatës qytetare të Shqipërisë i drejtoheshin Papës në italisht.[18] Megjithatë që letra është përpiluar në gjuhën shqipe ka arsyen e mirë sepse Krerët e Gashit dëshirën e tyre kanë mundur ta shprehin vetëm në këtë gjuhë. Vikari Tolich që e redaktoi (shkroi) letrën në gjuhën shqipe kishte për qëllim që Romës t`ia bëjë të qartë se, mungesa e priftërinjëve në dioqezën e Pultit është për t`u marrë seriozisht. Pra populli kishte nevojë për priftërinjë. Pra shkresa e Krerëve të Gashit për arsye të ndryshme ka një vlerë të veçantë gjuhësore. Sipas lashtësisë nga forma i takon dëshmive të vjetra gjuhësore edhe pse është shkruar vetëm katër vjet pas publikimit të veprës së madhe të Pjetër Bogdanit.[19] Përpiluesi nuk është shkrimtar që përcjell (vijon) traditën e Budit,[20] Bardhit[21] dhe Bogdanit. Në këtë rast ne presim që në këtë dokument të gjejmë veçoritë e një të folmeje. Shtrohen edhe pyetjet tjera: A është Tolich një shqiptar vendas apo sllav? Nëse ai ishte sllav, a është e përpiluar letra në shqipe pa gabime? Tol-i e gjejmë ende edhe sot si emër dhe mbiemër në Malësinë e Madhe por edhe në Dukagjin (rajonin e mëhershëm të “Pulati Superior” dhe “Pulati Inferior”). Mund të jetë se bëhet fjalë për një shkurtim i Anatol ose – siç e mendon A. Schmaus – më shumë bëhet fjalë për një devijim nga Teodor përkatësisht Todor.[22] Nuk ka kurrfarë dyshimi se gjuha amtare e vikarit Tolich nuk ishte shqipja, por ajo sllave (kroate). Në anën tjetër gjuha e tij paraqet një formë të hershme e të folmes dukagjinase, që në aspektin morfologjik dhe sintaksor është gati korrekte. Tolich e njeh drejtshkrimin e Budit dhe Bogdanit dhe e përdor atë në përpilimin e letrës. a. Veçoritë fonetike dhe grafikeFillimisht ne po e sjellim tekstin origjinal (I) pastaj transkriptimin(II) në drejtshkrimin e sotshëm dhe në fund në italisht (III) të Propaganda Fides. letra-2.jpgletra-3.jpg


me shume info:
http://www.drita.info/kulture/histori/nje-leter-ne-gjuhen-shqipe-nga-gashi-i-vitit-1689/
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top