Një lavazh ndryshe nga të tjerët

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një lavazh për makina ku shërbejnë vajza të reja me bikini. Ideja për të hapur një lavazh të tillë ishte e 47-vjeçarit Steve McMahon, i cili e nisi biznesin rreth 5 vite më parë pa shumë pretendime.

lavazh-florida.jpg



lavazh-florida1.jpg


lavazh-florida2.jpg


lavazh-florida3.jpg



“Doja të bëja para’ për shkollën e vajzës dhe nuk e prisja të rritej kaq shumë. Na vijnë makina të ndryshme, madje edhe shumë të shtrenjta si Lamborghini, Ferrari apo Bentley”, tregon pronari i ‘Baywash Bikini Car Wash’.

Shumë njerëz e konsiderojnë seksist faktin që punonjëset duhet të lajnë makinat duke qenë shumë pak të veshura, por ato vetë nuk e mendojnë aspak kështu. 24-vjeçarja Jacki Orlando thotë: “Më pëlqen të punoj në Baywash. E di që disave nuk i pëlqen kjo gjë, por mua nuk më duket gjë e keqe. I dashuri dhe familja ime nuk e kanë problem që punoj këtu.”

Duke parë se punët po shkojnë shumë mirë, Steve po mendon që shumë shpejt të hapë disa pika të reja të lavazhit.

/ Top Channel
 
Titulli: Një lavazh ndryshe nga të tjerët

Po nuk eshte hera e par, edhe herave tjera kemi diskutu per teme te ngjashme. nejse keto duken modele,,, se po ti marrin ne pun disa femra me mbi pesh , a thua sa do kishte pun.
 
Back
Top