Një historia e jashtëzakonshme dashurie

eGo0sTyle

System Engineer
article-2051047-0E72DBCC00000578-574_634x408-300x193.jpg


Pas 72 vitesh martesë ata kaluan vetëm një orë të ndarë. Fëmijët e tyre tregojë se historia e tyre ishte vërtet një histori dashurie. Gordon, 94 vjeç dhe Norma Yeager, 90 vjeçe, pësuan një aksident që rezultoi me pasoja tragjike. Jeta e tyre duket se ishte lidhur mes tyre dhe qytetit të vogël State Center.

Gordon u largua nga State Canter për të punuar në një fermë me familjen e tij në Minesota, por nuk kaloi shumë kohë dhe ra në depresion kur ishte vetëm 16 vjeç. Nga kjo u detyrua të rikthehet në vendlindje dhe gjatë kësaj kohe ra në dashuri me Normën.

Ajo që është interesante në historinë e tyre, është fakti se vdiqën brenda një ore dhe Gordon, edhe pse nuk merrte frymë, zemra e tij vazhdonte të rrihte. Ata ishin të shtruar në një dhomë dhe mbanin të kapura duart me njëri-tjetrin.

Djali i tij pasi pa në monitor që zemra e babait vazhdonte të rrihte, i kërkoi infermieres t’i shpjegonte çfarë po ndodhte. Një orë më pas edhe Norma vdiq. Dhe infermierja ka shpjeguar se zemra e Gordonit po priste Normën.

E gjitha kjo ngjan si një histori e trilluar, por ajo tashmë është raportuar në të gjitha mediat e botës dhe ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve. /Shekulli/
 
Pe: Një historia e jashtëzakonshme dashurie

Aaaa sa bukur e dua edhe une nje histori te tille.
 
Pe: Një historia e jashtëzakonshme dashurie

Aaaa sa bukur e dua edhe une nje histori te tille.

te ka kaluar koha....ka filluar qe 16 vjec boti LOL

_____________________________

Tani kjo ka marre permasa historie, se pa oksigjen ska si te trasferohet gjaku dhe si pasoje te rrahi zemra dhe per nje ore per me teper...nuk jam mjek por keto gjera me duken pak si perralla moderne, te bukura natyrisht :D
 
Back
Top