LeVoyageur
Once upon a time...
Kur e themi, kur e bëjmë, nuk ka asnjë arsyetim. Emrat tonë janë në indeksin e Historisë së budallallëkut. Veprimi ynë është një histori e budallallëkut
Arben Idrizi
Përditshmëria jonë, si një shesh i pafundmë i hapur i një trashëgimie të cilës i është hapur rruga të marrë para vetes çfarëdo që i del përpara, siç bukur shpesh i hapet rruga çdo trashëgimie, pa pyetje e pa reagime, pa pakënaqësi e pa neveri, është e mbushur dëng me budallallëqe.
E qartë, pra, se është e mbushur dëng edhe me racizëm, si një prej prodhimeve më të shpeshta dhe më të frikshme – edhe – të budallallëkut.
Në regjistrin tonë të gjuhës së përditshme të komunikimit, ka një mori shprehjesh përçmuese që i përdorim si të mirëqena, në raport me tjetrin, më konkretisht si në raport me serbët, si në raport me komunitetet e tjera që bashkëjetojnë me ne.
Sidomos në raport me komunitetin rom, i cili – edhe kur ne vetë kemi qenë të parë, të konsideruar dhe të trajtuar si qenie inferiore nga dikush tjetër mbi kokën tonë – është parë, konsideruar dhe trajtuar nga si entitet inferior. Duke harruar, pra, po e përsëris, se në të njëjtën kohë tjetri mbi ne bënte po atë që po ia bënim tjetrit poshtë nesh. Duke harruar pra, se sa dhe si ishim subjekt i vetëdijshëm (rrallë mund të ketë paradoks më të qëndrueshëm) i budallallëkut tonë.
***
Në esenë e tij ‘Elegji në një merimangë’, poeti i madh Charles Simic rrëfen një telefonatë të një miku të tij nga Beogradi.
«”Cherlie, pse s’po kthehesh në shtëpi të urresh bashkë me popullin tënd”.
E dija se po tallej me mua, po sidoqoftë, mbeta i shtangur. Iu përgjigja se s’kisha qenë kurrë aq i zoti në urrejtje, ndoshta ia kisha pasur zilinë ndonjërit aty këtu, ama kurrë s’kisha shkuar deri atje sa të urreja popuj të tërë.
“Atëherë”, ma ktheu ai “po e humb gëzimin më të madh të jetës”.
Habitem se si askush nuk e ka shkruar ende një Histori të budallallëkut. E imagjinoj një vepër në shumë vëllime, enciklopedike, përmbledhëse, me miliona emra të shënuar në indeks. Më mjafton të mendoj dy minuta për historinë që ta kuptoj sa i domosdoshëm është një libër i tillë…».
***
Kur bëjmë një gjë që nuk pëlqehet nga të tjerët tanë, kur themi një gjë që, për arsye të caktuara, në atë moment a në përgjithësi, nuk konsiderohet e hijshme, kur aludojmë në diçka që nuk merret si e pranueshme, a nuk hasim në reagime të artikuluara me një shprehje të tillë (unë nuk do të përdor termin racist): «Mos (u) bëj si…»? Cili nuk e ka këtë batutë pothuajse automatike?
***
Siç po thoshim, gjuha jonë e komunikimit të përditshëm është aq e ndikuar nga budallallëku sa kësaj nuk mund t’i shpëtojmë pothuajse asnjëri. E madje, është e ndikuar edhe gjuha jonë e komunikimit jo të përditshëm, e komunikimit të zgjedhur (nëse na lejohet ta themi), e komunikimit letrar, artistik.
Aq sa, pra, s’i shpëton, për shembull, as Kadare.
Në përkthimin e tij të Agamemnonit, ai e bën Kasandrën (në episodin e katërt) të pyetet «A ngjaj unë me jevgat që trokasin portave…». Edhe pse, s’do harruar, në fund të faqes vë një shënim për të sqaruar se në origjinal përdoret termi «falltare» (në përkthimin e Papakristos «shortore»).
Po pse duhej të përdorte atë term në vend se ta përdorte termin «falltare»? Pse qenka e vetëkuptuar dhe e mirëqenë se falltaret qenkan të një dhe vetëm të një komuniteti të caktuar, etnie të caktuar?
***
Sepse kjo është pra, ndër të tjera, gjuha e përditshmërisë e budallallëkut. Nga pakujdesia a nga moskokëçarja, të gjithë mund të fundosemi në të.
Nuk e them këtë që të arsyetoj, përkundrazi, që ta hedh një vështrim mbi gjendjen, mbi fundosjen.
Nuk dua të shtirem se para njëzet vjetësh mund të mos më kishte shpëtuar një budallallëk i tillë.
Ashtu siç nuk dua të ndihem rehat kur vërej reagime të shtirura prej personash të cilët, e di saktësisht se, në komunikimin e tyre të përditshëm, pra në budallallëkun e tyre të përditshëm, e kanë një kënaqësi të pashoqe të shfryhen në mënyrën më të pështirë raciste. Ashtu siç e marr me mend se ministrja e Arsimit, kur dikush bën diçka që asaj s’i pëlqen, i hakërrehet «mos u bëj si …».
***
A e dini sa e vështirë është t’i kundërvihesh këtij budallallëku?
Ju po ju jap një shembull.
Përreth meje, më e pakta mbi 80 për qind e njerëzve përdorin në baza ditore shprehje raciste ndaj romëve dhe të tjerëve. Kur unë reagoj ndaj tyre, në më të shumtën e herave ata veç sa nxiten edhe më shumë. Kur e dinë çka unë mendoj, kurdo dhe kudo, ata nxiten të më “ngucin”. Si çiliminjtë që ta nxjerrin gjuhën.
Aq sa, ndonjëherë, më bëhet se unë në të vërtetë nuk po i kundërvihem asgjëje, unë thjesht dhe vetëm sa po nxis; jam magnet i budallallëkut. Sa më shumë që shpreh pakënaqësinë ndaj tyre, aq më shumë e ujis budallallëkun e tyre.
***
Kur e themi, kur e bëjmë, nuk ka asnjë arsyetim; nuk mund të ketë asnjë arsyetim; nuk guxon të ketë asnjë arsyetim. Emrat tonë janë në indeksin e Historisë së budallallëkut. Veprimet tona janë një histori e budallallëkut. Kultura jonë është një kulturë e budallallëkut. Pretendimet tona janë pretendime të budallallëkut. Imagjinata jonë është një imagjinatë e budallallëkut. Trashëgimia jonë është një trashëgimi i budallallëkut.
Gazeta Express